KËSHILLI ADMINISTRATIV

 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor drejtohet nga Këshilli Administrativ dhe Drejtori i Përgjithshëm. Këshilli Administrativ është organi më i lartë vendimmarrës i Fondit dhe përbëhet nga 7 anëtarë.

 

ANËTARËT E KËSHILLIT ADMINISTRATIV

 

 Znj. Albana Koçiu
Ministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Kryetar i Këshillit Administrativ
Z. Fatos Shkurti
Zv/ Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë
Nën Kryetar i Këshillit Administrativ

Z. Spartak Zekja

Drejtor i Përgjithshëm i Komanduar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Anëtar i  Këshillit Administrativ
Znj. Xhoana Agolli
Drejtor i Menaxhimit të Buxhetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit dhe Borxhit Publik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
Anëtar i Këshillit Administrativ
Z. Astrit Hado
Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
Anëtar i Këshillit Administrativ
Z. Fatmir Brahimaj
President i Urdhërit të  Mjekëve të Shqipërisë
Anëtar i Këshillit Administrativ
Znj. Matilda Shabani
Drejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë dhe Shërbimeve Mbështetëse, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Anëtar i Këshillit Administrativ

Këshilli Administrativ kryen funksionet e mëposhtme:

  • Zgjedh, emëron dhe shkarkon drejtorin e Përgjithshëm për shkaqe të parashikuara në ligj;
  • Cakton anëtarët e komisionit teknik për hartimin e paketës së shërbimeve shëndetësore dhe të listës së barnave të rimbursueshme;
  • Miraton paketat e shërbimit që financohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, të hartuara nga komisioni teknik, të cilat i dërgon në Ministrinë e Shëndetësisë për procedim pranë Këshillit të Ministrave;
  • Miraton statutin, rregullat ekonomike, financiare, procedurale, të auditimit e të kontrollit, si dhe rregulla të tjera të brendshme, që ai i gjykon të nevojshme gjatë veprimtarisë së Fondit, në zbatim të ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor;
  • Miraton kriteret e lidhjes së kontratave, si dhe kontratat me dhënësit e shërbimeve shëndetësore publike dhe private;
  • Miraton raportin vjetor, raportin financiar dhe bilancin vjetor, të paraqitur nga drejtori i Përgjithshëm;
  • Miraton projektbuxhetin vjetor të Fondit dhe parashikimin për tre vitet e ardhshme;
  • Miraton sistemin e pagave të punonjësve të Fondit;
  • Miraton hapjen ose mbylljen dhe shpërndarjen e zyrave vendore të Fondit;
  • Miraton numrin e përgjithshëm të punonjësve të Fondit;
  • Rekomandon ndryshime në legjislacionin e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor dhe ia propozon ministrit të Shëndetësisë;
  • Vendos për çështje të tjera, të parashikuara me ligj.