Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, aplikimet për shërbimet publike do të kryhen vetëm online përmes portalit e-Albania duke nisur nga data 01.01.2020, si dhe të gjithë dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e shërbimeve elektronike në portalin e-Albania, do të ofrohen dhe shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik nëpërmjet institucioneve shtetërore.
Në këtë kuadër,Fondi i Sigurimit te Detyrueshem Te Kujdesit Shendetesor, (duke nisur nga 1 Mars 2022) do të pranojë aplikimet on-line për shërbimet e mëposhtme:
Aplikim për lidhjen e kontratës për herë të parë me farmacitë e tregut të hapurAplikim për lidhjen e kontratës me Agjencitë dhe Depot FarmaceutikeAplikim per rilidhjen e kontrates vjetore me Agjencite dhe Depot FarmaceutikeAplikim për rilidhjen e kontratës vjetore me farmacitë e rrjetit të hapur