Deklaratë për median

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) informon opinion publik dhe median se, bazuar në kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, i cili rregullon administrimin e skemës së Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kryesisht Ligjin Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr.145/2015, datë 17.12.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 10383, datë 24.02.2011″Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka nisur kontrollin administrativ mbi gjurmueshmërinë e barnave të rimbursueshme.

Ky kontroll synon mbrojtjen e interesit publik, garantimin e ligjshmërisë dhe përdorimin korrekt të fondeve publike. Proceset e verifikimit janë iniciuar, ndër të tjera, edhe nëpërmjet kërkesave zyrtare të disa prej subjekteve farmaceutike dhe zhvillohen në bazë të kuadrit ligjor në fuqi dhe të dhënave nga sistemet zyrtare.
Dje, më datë 29.12.2025, me kërkesë të Urdhrit të Farmacistëve, FSDKSH priti në një takim përfaqësues të urdhrit dhe rreth 50 subjekte farmaceutike, me qëllim sqarimin e çështjeve të ngritura. Gjatë diskutimeve u theksua se nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar, nuk ka ndëshkime kolektive dhe procedurat e kontrollit po zhvillohen në përputhje me ligjin.
Aktualisht, Fondi vijon punën për analizimin e informacionit dhe shqyrtimin e observacioneve të paraqitura nga subjektet farmaceutike, brenda afateve ligjore. Në përfundim të procesit do të bëhet publik Raporti Përfundimtar i Kontrollit.
FSDKSH mbetet i përkushtuar për transparencë, dialog dhe bashkëpunim me të gjitha palët, duke garantuar zbatimin korrekt të ligjit dhe funksionimin e qëndrueshëm të skemës së sigurimit shëndetësor.

REAGIM PUBLIK

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) sqaron se veprimet e ndërmarra në kuadër të kontrolleve administrative kanë si qëllim të vetëm mbrojtjen e interesit publik, garantimin e ligjshmërisë dhe përdorimin korrekt të fondeve publike.

Proceset e verifikimit janë iniciuar mbi bazën e të dhënave të disponuara në sistemet zyrtare dhe janë pjesë e detyrimeve ligjore të Fondit për kontrollin e shërbimeve të kontraktuara.

Fondi mbetet i hapur për dialog institucional, me synim garantimin e vazhdimësisë së shërbimit farmaceutik, mbrojtjen e pacientëve dhe ruajtjen e integritetit profesional të farmacistëve, në respekt të plotë të ligjit.

NJOFTIM PËR PROPOZIMET E LBR 2026

TËRHEQJE VËMENDJE MBI ADRESIMIN E PROPOZIMEVE PËR LBR 2026

Me qëllim mbarëvajtjen e proçesit të dorzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbusuara për vitin 2026 (këtu e më poshtë “LBR”), referuar edhe ”Njoftimit për propozimet e LBR 2026”, tërheqim vëmendjen e palëve që do të depozitojnë propozime që të sigurohen që zarfi i mbyllur me propozimin i drejtohet  “Komisionit Teknik të Listës së Barnave të Rimbursuara”.

 

Njoftim

Në funksion të hartimit të draftit të Listës së Barnave të Rimbusuara për vitin 2026 (këtu e më poshtë “LBR”), njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara është deri më datë 27.01.2026, ora 16:30. Pas kësaj date, propozimet nuk do të pranohen.

Propozimet për ndryshime në LBR duhet të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar. Dorëzimi i propozimeve do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në adresën, Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë, nëpërmjet protokollimit në zarf të mbyllur, drejtuar “Komisionit Teknik të Listës së Barnave të Rimbursuara”.

Materiali shkencor plotësues, i cili shoqëron kërkesën mund të jetë bashkëlidhur, edhe në formë elektronike (CD).

Propozimet, në çdo rast, duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm.

 

Formulari tip (propozime) LBR 2026

Informacion në lidhje me kontratën për financimin e paketave shëndetësore nga institucionet shëndetësore jopublike

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, aplikimi për lidhjen e kontratës “Për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore të ofruara nga institucionet shëndetësore jopublike”, kryhet online nëpërmjet portalit e-albania.
Baza ligjore :
Vendim i Këshillit Administrativ të Fondit, nr. 8, datë 13.02.2017 “Për kriteret që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore jopublike për lidhjen e kontratës me Fondin dhe procedurat për lidhjen e tyre”, i ndryshuar;
Udhezim nr. 8, datë 29.12.2022 “Për lidhjen/ rilidhjen e kontratës me institucionet shëndetësore jopublike” i ndryshuar.

Njoftim për subjektet farmaceutike për plotësimin e dosjeve të MEA

Në zbatim të ligjit nr.95/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar” si dhe vendimin nr. 314 datë 24.05.2023 “Për miratimin e llojeve dhe procedurave të lidhjes së marrëveshjeve të posaçme (MEA), duhet të dorëzoni me zarf të mbyllur, pranë Fondit kërkesat për MEA (Managed Entry Agreement) për barna origjinatore patentë të reja që kërkojnë të përfshihen për herë të parë në Listën e Barnave të Rimbursuara.

Zarfi duhet të ketë mbishkrimin: Drejtuar Komisionit Teknik të Hartimit të Listës së Barnave të Rimbursuara, për vitin 2024, kërkese për MEA (Managed Entry Agreement).

Afati përfundimtar i dorëzimit është data 17.05.2024.

NJOFTIM PËR PROCESIN E HARTIMIT TË LBR-së PËR VITIN 2024  

Në funksion të hartimit të draftit të Listës së Barnave të Rimbursuara për vitin 2024, njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara ka perfunduar.

Propozimet janë dorëzuar pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, nëpërmjet protokollimit në zarf të mbyllur, sipas formatit të publikuar në njoftimin për propozimet e LBR-së 2024.

Mbas mbylljes së afatit të propozimeve ka filluar faza e shqyrtimit të aplikimeve, për të vijuar më tej me hapat e tjerë të procesit të hartimit të LBR 2024.

Vazhdon procesi i vlerësimi të propozimeve të ardhura për Listën e Barnave të Rimbursueshme 2024.