Lista e Barnave të Rimbursuara 2024

Njoftim për subjektet farmaceutike për plotësimin e dosjeve të MEA

Në zbatim të ligjit nr.95/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar” si dhe vendimin nr. 314 datë 24.05.2023 “Për miratimin e llojeve dhe procedurave të lidhjes së marrëveshjeve të posaçme (MEA), duhet të dorëzoni me zarf të mbyllur, pranë Fondit kërkesat për MEA (Managed Entry Agreement) për barna origjinatore patentë të reja që kërkojnë të përfshihen për herë të parë në Listën e Barnave të Rimbursuara.

Zarfi duhet të ketë mbishkrimin: Drejtuar Komisionit Teknik të Hartimit të Listës së Barnave të Rimbursuara, për vitin 2026, kërkese për MEA (Managed Entry Agreement).

Afati përfundimtar i dorëzimit është data 27.03.2026.

 

Vënde të lira pune 2026

Drejtoria Rajonale

Korçë

06.10.2026

Specialist fusha e mjekësisë, në Sektorin e Kujdesit Parësor dhe Spitalor

 

Dibër

14.09.2026

Specialist Fusha e Mjekësisë në Sektorin e Kujdesit Parësor dhe Spitalor

 

Fier

11.09.2026

Kryetar i Degës Lushnje

 

Tiranë

02.09.2026

Specialist informaticien në Sektorin e Informatikë-Statistikës

 

Kukës

01.09.2026

Specialist Mjek/ Farmacist në Degën Tropojë

 
Tiranë

31.07.2026

Specialist farmacist, në Sektorin e Rimbursimit

 
Durrës

13.05.2026

Specialist Mjek në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 
Gjirokastër

24.04.2026

Drejtor i Drejtorisë

 

Durrës

23.04.2026

Drejtor i Drejtorisë

 

Tiranë

22.04.2026

Drejtor i Drejtorisë

 

Korçë

17.04.2026

Specialist farmacist në Degën Pogradec

 

Kamëz Vorë

17.04.2026

Specialist Jurist

 

Tiranë

02.04.2026

Specialist mjek në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor

 
Kukës

 

Gjirokastër

03.04.2026

Specialist fusha e mjekësisë ne Sektorin e KSHPS-së

 
Korçë

 

Dibër

 

Korçë

Specialist Fusha e Mjekësisë në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 
Durrës
Kukës

 

Tiranë

Deklaratë për median

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) informon opinion publik dhe median se, bazuar në kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, i cili rregullon administrimin e skemës së Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kryesisht Ligjin Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr.145/2015, datë 17.12.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 10383, datë 24.02.2011″Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka nisur kontrollin administrativ mbi gjurmueshmërinë e barnave të rimbursueshme.

Ky kontroll synon mbrojtjen e interesit publik, garantimin e ligjshmërisë dhe përdorimin korrekt të fondeve publike. Proceset e verifikimit janë iniciuar, ndër të tjera, edhe nëpërmjet kërkesave zyrtare të disa prej subjekteve farmaceutike dhe zhvillohen në bazë të kuadrit ligjor në fuqi dhe të dhënave nga sistemet zyrtare.
Dje, më datë 29.12.2025, me kërkesë të Urdhrit të Farmacistëve, FSDKSH priti në një takim përfaqësues të urdhrit dhe rreth 50 subjekte farmaceutike, me qëllim sqarimin e çështjeve të ngritura. Gjatë diskutimeve u theksua se nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar, nuk ka ndëshkime kolektive dhe procedurat e kontrollit po zhvillohen në përputhje me ligjin.
Aktualisht, Fondi vijon punën për analizimin e informacionit dhe shqyrtimin e observacioneve të paraqitura nga subjektet farmaceutike, brenda afateve ligjore. Në përfundim të procesit do të bëhet publik Raporti Përfundimtar i Kontrollit.
FSDKSH mbetet i përkushtuar për transparencë, dialog dhe bashkëpunim me të gjitha palët, duke garantuar zbatimin korrekt të ligjit dhe funksionimin e qëndrueshëm të skemës së sigurimit shëndetësor.