Në funksion të hartimit të draftit të Listës së Barnave të Rimbusuara për vitin 2024 (këtu e më poshtë “LBR”), njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara është deri më datë 27.03.2024, ora 16.30. Pas kësaj date, propozimet nuk do të pranohen.

Propozimet për ndryshime në LBR duhet të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar. Dorëzimi i propozimeve do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në adresën, Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë, nëpërmjet protokollimit në zarf të mbyllur, drejtuar “Komisionit Teknik të Listës së Barnave të Rimbursuara”.

Materiali shkencor plotësues, i cili shoqëron kërkesën mund të jetë bashkëlidhur, edhe në formë elektronike (CD).

Propozimet, në çdo rast, duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm.

Formulari tip (Propozime) LBR 2024