Më 25 nëntor 2026, Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Znj. Suela Popa, mori pjesë në mbledhjen e radhës së Bordit të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, e zhvilluar në format virtual.

Gjatë kësaj mbledhjeje u trajtuan çështje që lidhen me ecurinë e proceseve të akreditimit të institucioneve shëndetësore, në funksion të garantimit të përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe sigurisë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Pjesëmarrja e FSDKSH-së në veprimtarinë e Bordit të Akreditimit rikonfirmon angazhimin institucional për mbështetjen e proceseve që synojnë forcimin e sistemit të vlerësimit të cilësisë në shëndetësi, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.