Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Drejtoria Qendrore

Struktura Drejtuese

Drejtor i Përgjithshëm

Spartak Zekja

Drejtor i Përgjithshëm i Komanduar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me vendim Vendim Nr. 18 në datën. 29.09.2023 miratoi komandimin e Z. Spartak Zekja në detyrën e Drejtorit të Përgjithshmëm të komanduar të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

DREJTORI I PËRGJITHSHËM

Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor emërohet nga Këshilli Administrativ i Fondit pas një procedure konkurimi të hapur në bazë të kritereve të caktuara nga Këshilli Administrativ.

Drejtori i Përgjithshëm kryen funksionet mëposhtme:

  • Propozon për miratim në Këshillin Administrativ statutin, rregulloret ekonomike financiare, procedurale, të auditimit e të kontrollit, raportin vjetor dhe projektbuxhetin vjetor;
  • Drejton veprimtarinë e Fondit, në përputhje me statutin dhe rregulloret e miratuara nga Këshilli Administrativ;
  • Propozon në Këshillin Administrativ numrin e përgjithshëm të punonjësve dhe miraton strukturën e brendshme, përshkrimet e punës së Drejtorisë së Përgjithshme dhe të zyrave vendore,si dhe rregulloret e organizimit e të funksionimit të përgjithshëm të Fondit;
  • Emëron e shkarkon personelin dhe i propozon Këshillit Administrativ pagat e tyre;
  • Propozon në Këshillin Administrativ politikat e zhvillimit të skemës së sigurimeve shëndetësore;
  • Përfaqëson Fondin në marrëdhëniet juridike me të tretët, mediat, si dhe në komunikimin me personat e siguruar dhe dhënësit e shërbimit shëndetësor;
  • Zbaton vendimet e Këshillit Administrativ dhe raporton para tij për veprimtarinë e vet;
  • U delegon kompetencat zyrave vendore të Fondit;
  • Zbaton detyra të tjera që i ngarkon Këshilli Administrativ.