Gati për “paketim gjenerik” të produkteve të duhanit.
(paketim standard)
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje vendeve që të përgatiten me atë që quhet “paketim gjenerik ose I standartizuar”, që nënkupton që të gjitha paketat e duhanit të duken njësoj sepse edhe germat “font-i”, do të jene të detyrueshme të jene të njëjtat për çdo lloj pakete, por i vetmi ndryshim është emri i markës tregtare.
Çdo vit, më 31 Maj, OBSH dhe partnerët me rastin e Ditës Botërore Pa-Duhan, duke theksuar rreziqet shëndetësore lidhur me përdorimin e duhanit bëjnë thirje për politika efektive për të reduktuar konsumin e duhanit.
31 Maj 2016, Dita Botërore Pa Duhan , OBSH dhe Sekretariati i Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit janë duke bërë thirrje që, çdo palë të miratojë dhe zbatojë masa efektive për një paketim të thjeshtë (standard) të produkteve të duhanit.
Paketimi i thjeshtë zvogëlon atraktivitetin e produkteve të duhanit dhe është një masë e rëndësishme për uljen e kërkesës dhe kufizon përdorimin e paketimit të duhanit si një formë e reklamimit të duhanit dhe promovimit, me mjete fallco, mashtruese, zhgënjyese ose që ka të ngjarë të krijojnë përshtypje të gabuara për karakteristikat e tij.
Paketimi i thjeshtë i produkteve të duhanit rrit efektivitetin e paralajmërimeve shëndetësore.
Paketimi i thjeshtë nuk promovon një produkt duhani me mjete fallco, mashtruese, zhgënjyese ose që ka të ngjarë të krijojnë përshtypje të gabuara për karakteristikat e tij, efektet shëndetësore, rreziqet dhe/ose dëmtimet, duke përfshirë çdo term, përshkrim, shenjë dalluese, shenjë figurative ose ndonjë shenjë tjetër që në mënyrë direkte ose indirekte krijon një përshtypje fallco që një produkt i veçantë duhani është më pak i dëmshëm se prodhimet e tjera të duhanit
Konventa Kornizë për kontrollin e Duhanit në udhëzimet për nenet 11 dhe 13, rekomandon që palët të miratojnë dhe zbatojnë, paketimin e thjeshtë si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse multisektoriale për kontrollin e duhanit.
Hartuesit e politikave, individët dhe organizatat e shoqërisë civile të inkurajojnë qeveritë e tyre që të marrin masa për miratimin e paketimit të thjeshtë.
Fakte rreth paketimit të thjeshtë (standard).
Interesi për paketim të thjeshtë po ecën në të gjithë botën :
• Në dhjetor 2012, Australia u bë vendi i parë për zbatimin e plotë të paketimit të thjeshtë.
• Në vitin 2015, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Francë kanë kaluar të gjitha ligjet për zbatimin e paketimit të thjeshtë duke hyrë në fuqi për zbatim në muajin Maj 2016.
• Një numër tjetër vendesh janë në fazat e avancuara të miratimit te neneve për paketimin e thjeshtë.
Qëllimet e fushatës se Ditës Botërore Pa-Duhan 2016
• Të theksoje se paketimi i thjeshtë është pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse, multisektoriale për kontrollin e duhanit.
• Lehtësimi i zhvillimit të politikave nga shtetet anëtare për paketim të thjeshtë po ecën në të gjithë botën, duke siguruar informacione informative dhe bindëse.
• Inkurajimi i shteteve anëtare që punojnë në drejtim të paketimit të thjeshtë si një qasje mendje hapur, për të forcuar masat kufizuese për të përdorur paketimin e duhanit si një formë e reklamimit të duhanit, promovimit dhe sponsorizimit.
• Mbështetje për shtetet anëtare dhe të shoqërisë civile kundër ndërhyrjeve të industrisë duhanit në proceset politike që pengojnë miratimin e ligjeve për paketimin e thjeshtë.
Më shumë informacion do të gjeni:
ISHP – http://ishp.gov.al/event/31-maj-2016-dita-boterore-pa-duhan/
OBSH –http://www.who.int/campaigns/no-tobacco-day/2016/en/
https://www.youtube.com/watch?v=rXUCTSp2_58&feature=youtu.be