Pajisje të reja mjekësore në Qendrat Shëndetësore Razëm dhe Theth
Banorët e Razmës dhe Thethit në zonën malore të Alpeve, por edhe turistët që vizitojnë këto treva, do të kenë mundësi të përfitojnë tashmë një shërbim cilësor shëndetësor të standardeve të larta. Një investim i projektit të kompanisë së telefonisë AMC dhe Zyrës GIZ për të modernizuar ambulancat në Alpet e Shqipërisë, pajisi me me mjete moderne shëndetësore dhe komunikimi qendrat shëndetësore të këtyre zonave të mirënjohura të turizmit malor në vend.
Të dyja këto zona turistike kanë pasur nevojë për një qendër shëndetësore moderne dhe me pajisje të mira, pasi gjatë gjithë vitit këtu ka vizitorë dhe fluksi i turistëve është gjithnjë e në rritje, kështu që seti i pajisjeve moderne mjekësore të mundësuara nga ky projekt përmban të gjitha mjetet e nevojshme si vendosjen e një kompjuteri, lidhjen e qëndrueshme të shërbimit të Internetit dhe kamerën, me të cilat punonjësit e ambulancës mund të komunikojnë me Spitalet Rajonale të Shkodrës dhe Tiranës.
Qendra shëndetësore e Razmës është përfshirë në një listë me 22 qendra shëndetësore ku do të përforcohet shërbimi shëndetësor nga 1 qershori deri më 31 gusht me shërbim 24 ore dhe me pajisje të reja, me furnizim me barna dhe materiale mjekësore shtesë, në mënyrë që t’i përgjigjemi nevojave që ka ky sezon turistik.
Prezantimi i portalit e-Albania
Është prezantuar dje nga Kryeministri i Shqiperise z.Edi Rama, portali unik qeveritar e-Albania. Ky portal shërben si një portë, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Ky portal, së bashku me platformën qeveritare të ndërveprimit mes institucioneve, me 150 shërbime te reja nga 12 që kishte në 2013, ofron shërbime elektronike për qytetarët, bizneset madje dhe vetë nëpunësit, nëpërmjet një pike të vetme kontakti, që nga pagesa e taksave, faturave të energjisë, regjistrimin e një biznesi e shumë të tjera.
Në këtë prezantim mori pjesë dhe Drejtori i përgjithshëm i FSDKSH z. Astrit Beci. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është një nga institucionet në listën e institucioneve për dhënie të shërbimeve kryesore.
Në një kohë të shkurtër është realizuar një transformim rrënjësor në drejtim të modernizimit të marrëdhënieve të institucioneve me qytetarët si edhe të ndërveprimi mes institucioneve, për një shërbim shumë më transparent, shumë më të shpejtë, shumë më cilësor për qytetarët, por mbi të gjitha për një shtet që në tërësinë e vet është shumë më i paprekshëm nga korrupsioni.
Adresa e portalit e-albania është: www.e-albania.al .
Kongresi i II Ballkanik i Anestezi-Reanimacionit
Nga data 15-18 Maj 2015, në ambientet e Hotel Tirana International & Conference Center, u mbajt Kongresi II Ballkanik i Anestezi- Reanimacionit me temë “Tematikat Aktuale në Anestezi dhe në Kujdesin Intensiv”.
Në këtë aktivitet përkrah profesorëve të njohur të Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi, Greqisë, Maqedonisë, Italisë, Kosovës etj. dhe specialistëve të ndryshëm në lidhje me fushën në fjalë, ishte pjesëmarrës edhe Dr. Astrit Beci, i cili referoj një punim shkencor në fushën e Okulistikës me tematikë: “Anestezia Lokale në kirurgjinë e segmentit anterior të syrit dhe komplikacionet e saj”.
Tema e tij u fokusua mbi:
- avantazhet dhe disavantazhet e anestezisë lokale vs. asaj totale;
- shenjat, simptomat dhe komplikacionet që vijnë nga anestezia lokale gjatë ndërhyrjes kiriurgjikale në këtë segment të syrit;
- kriteret themelore që duhet të kenë parasysh kirurgët e syrit gjatë ndërhyrjes së kirurgjikale.
Tematikat u trajtuan në një aspekt të gjerë, gjë që nxiti diskutime dhe pyetje të shumta rreth eksperiencave te specialistëve të ndryshëm në lidhje me fushën në fjalë.
Panairi i 1-rë Ndërkombëtar i Teknologjisë “High-Tech Show 2015 “
Ditën e djeshme, datë 11.05.2015, ora 19.30 u zhvillua ceremonia e hapjes zyrtare të Panairit të 1-rë të Teknologjisë në Shqipëri “High-Tech Show 2015”, në të cilin prezantohen për herë të parë risitë teknologjike në shërbimet publike.
Pas fjalëve përshëndetëse nga Zv.Kryeministri Z.Niko Peleshi, Ministria Inivacionit Znj. Milena Harito dhe Administratori i TiranaEXPOCentre Z.Loritan Prespa, një cocktail i përgatitur për të pranishmit çeli siparin e këtij edicioni.
FSDKSH mori pjesë në këtë panair me një prej risive të këtij viti – kartën e shëndetit.
Në dy ditët në vijim, në stendën tonë do të mund të gjeni të ekspozuar të gjitha materialet informuese mbi kartën e shëndetit, si dhe materiale të tjera promocionale të Fondit si fletëpalosje të fushatës sensibilizuese “Si je?”, Revista “Fokus”, informacione mbi paketat shëndetësore, libri “Kush Paguan” Financimi i shërbimeve shëndetësore në Shqipëri (botimi më i ri i Fondit), etj.
Për më tepër informacion Ju ftojmw t’i drejtoheni Qendrës Tirana EXPO Centre dhe stendës sonë ku do të keni mundësinë të takoheni me specialistët tanë dhe të merrni një informacion më të specializuar mbi kartën e shëndetit dhe hapat që ju duhet të ndiqni për tu pajisur me këtë kartë.
Nis Kontrolli Mjekësor Bazë në Lezhë
Drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci inspektoi zbatimin e programit të Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë për personat e grupmoshës 40–65 vjeç në qytetin e Lezhës. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tusha, panë nga afër ecurinë e Kontrollit Mjekësor Bazë.
Drejtori i FSDKSH u shpreh: “Ky është një nga angazhimet themelore të programit të Qeverisë, me synim përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë personat rezidentë në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm për të shkuar drejt mbulimit shëndetësor universal”. Ndërsa z. Tusha falenderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe FSDKSH për punën e bërë në ofrimin e shërbimeve falas për të gjithë popullatën.
Kontrolli Mjekësor Bazë do të shtrihet në të gjithë territorin. Drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH-së dr. Astrit Beci dhe drejtori Rajonal i Fondit në Lezhë, Ermal Pacaj inspektuan edhe Qendrën Shëndetësore në Balldren të Lezhës.
Sensibilizimi komunitetit për Kontrollin Mjekësor Bazë
Ditën e hënë, datë 20 prill 2015, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, në mbështetje të fushatës sensibilizuese për Kontrollin Mjekësor Bazë “Si je”.
Fillimisht përfaqësuesit e FSDKSH zhvilluan një takim me Drejtoreshën e shkollës “Sami Frashëri” dhe një pjesë të stafit të kësaj shkolle, ku u bë një prezantim mbi misionin e FSDKSH dhe iniciativat e tij. Aty u vu theksi në rolin që duhet të luajnë nxënësit dhe të rinjtë, për sensibilizimin e komunitetit të prindërve dhe anëtarëve të familjeve të tyre ndaj fushatës “Si je” dhe nismave të tjera të ngjashme, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit komunitar.
Në vijim u zhvillua një takim me nxënësit organizatorë të këtij projekti. Takimi u hap me një prezantimin mbi rëndësinë e kontrollit mjekësor bazë, të realizuara nga vetë nxënësit, me asistencën e punonjësve të FSDKSH. Më pas z. Aurel Voda, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun u foli pjesëmarrësve në mënyrë të detajuar, në lidhje me elementet bazë të paketës “Si je”, si dhe për rëndësinë e kryerjes së kontrolleve mjekësore të rregullta për grup moshat 40 deri 65 vjec.
Gjithashtu, ju vu theksi rëndësisë që kanë iniciativa të tilla organizuar nga nxënësit e shkollave, në sensibilizimin e komunitetit të prindërve dhe të afërmve të tyre. Një cështje tjetër e trajtuar ishte dhe domosdoshmëria e përfshirjes së edukimit fizik të vazhdueshëm në kurrikulat mësimore, si një aktivitet mjaft i dobishëm për shëndetin e cdo moshe dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve.
Nga ana e nxënësve u bënë pyetje në lidhje me arsyet e kufizimit të moshës deri ne 65 vjec për kryerjen e kontrolleve, si dhe mbi mundësinë e realizimit të tyre pranë spitaleve private. Të gjitha pyetjet u sqaruan nga ana e përfaqësuesve të FSDKSH.
Mendohet që ky projekt të shtrihet edhe në shkolla të tjera, duke qenë se posta më e mirë për shpërndarjen e informacionit janë vet brezat e rinjë.
Paketat e kardiologjisë, edhe në Shkodër e Sanatorium
Paketat shëndetësore të Kardiologjisë këtë vit do të ofrohen edhe në dy qendra shëndetësore publike, përveç QSUT-së. Bëhet fjalë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë si dhe Spitalin Rajonal Shkodër
Paketat shëndetësore të Kardiologjisë do të ofrohen edhe në dy qendra shëndetësore publike, përveç QSUT-së. Bëhet fjalë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë si dhe Spitalin Rajonal Shkodër.
“Do të kemi tre qendra publike, që në radhë të parë shtojmë kujdesin për qytetarët. Po t’i shtojmë edhe rreth 1 mijë proçedura që i kemi të programuara me buxhetin e Fondit (FSDKSH) tek privatët, ne arrijmë në 2015-n dyfishimin për dy vjet. Mund të duket si statistikë, por janë 2 mijë njerëz më shumë në 2015-n, në krahasim me 2013-n, që me paratë publike, ose në spitalet publike, ose në spitalet jopublike të financuara nga Fondi me paratë publike, do të arrijnë të marrin këtë shërbim”, u shpreh ministri i Shëndetësisë në takimin me shërbimin e Kardiologjisë në QSUT.
Po cila është rruga që do të ndjekë pacienti për përfitimin e paketave:
Pacientët do ta përfitojnë shërbimin sipas një listë-pritje me rregulla të qarta e transparente. Rruga qe duhet te ndjeke pacienti nis nga zbatimi I sistemit te referimit per te patur konsulten e sherbimit perkates (të nefrologjisë, kardiologjisë, kardiokirurgjisë ose ORL-së). Vendimin nese pacienti ka nevoje per nje pakete sherbimi, e merr pikerisht sherbimi perkates ne QSUT. Më pas pacienti drejtohet ne zyrat e Fondit ku ben regjistrimin. Pacienti fillimisht regjistrohet në institucionet shëndetësore publike në përputhje me kapacitetet e lira të raportuara pranë zyrës së Fondit dhe në rast se, në datën e përcaktuar, nuk ka vende të lira në institucionin shëndetësor publik, atëhere nëpunësi i autorizuar i sektorit bën rregjistrimin e pacientit në mënyrë të barabartë në institucionet shëndetësore private të kontraktuara nga Fondi. Pacientit i merren të dhënat anagrafike dhe adresa, për t’u kontaktuar më pas nga Fondi në momentin e krijimit të mundësisë për marrjen e shërbimit.
Panairi ndërkombëtar ”Medical Expo 2015”
U mbyll me sukses panairi ndërkombëtar “Medical expo” i cili u mbajt nga data 19-21 Mars 2015, në ambjentet e “ish-Praktiker”, Tiranë me tematikë “Promovimi i Shëndetësisë dhe Industrisë Shëndetësore në Shqipëri”, ku mori pjesë me një stendë të posaçme edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky panair ofroi një mundësi pikëtakimi për të gjitha hallkat që përfshin sot sektori shëndetësor në Shqipëri e më gjerë.
Në stendën tonë u ekspozuan të gjitha materialet promocionale të Fondit si fletepalosje të fushatës sensibilizuese “Si je?”, Kartës së shëndetit, Revista “Focus”, informacione mbi paketat shëndetësore, libri “Kush Paguan” Financimi i shërbimeve shëndetësore në Shqipëri (botimi më i ri i Fondit), etj.
Panairi u hap për publikun e gjerë dhe stenda e Fondit u vizitua nga vizitorë të ndryshëm të cilët shprehën interesin e tyre për paketat që ne ofronim si karta e re e shëndetit, check up apo edhe për paketat shëndetësore. Të gjithë vizitorëve ju ofrua një shpjegim i hollësishëm dhe profesional nga ana e punonjësve tanë, si dhe u shpërndanë fletëpalosjet që kishim ekspozuar në stendë.
Ky panair u frekuentua edhe nga përfaqësues të nivele të larta të shëndetësisë si Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Milva Ekonomi, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kudjesit Shëndetësor, Dr. Astrit Beci, Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Znj. Ogerta Manastirliu dhe shumë personalitete të tjerë të shquar në fushën e shëndetësisë.
FSDKSH prezanton arritjet në analizën vjetore
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) prezantoi disa nga arritjet e tij, në analizën vjetore të zhvilluar të premten, me praninë edhe të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe drejtues të institucioneve shëndetësore në vend.
Disa nga arritjet e FSDKSH të prezantuara nga Drejtori i Përgjithshëm, dr. Astrit Beci në analizën vjetore, e cila -sikurse u shpreh drejtori i Fondit- përkon dhe me 20 vjetorin e Institucionit.
Analiza vjetore e FSDKSH
- Karta e shëndetit – 100 mije persona kanë përfituar deri tani
- Perfituesit nga paketat:
Rreth 900 pacientë që kryejnë dializën në 4 spitale publike dhe 3 spitale private;
350 ndërhyrje nga 1 dhjetori 2014 deri më sot të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, me financim 100% nga FSDKSH;
12 transplante të veshkave të kryera me sukses në spitalet private, po ashtu me financim të plotë nga FSDKSH.
- Lista e barnave:
Gjatë 2014, bëmë të mundur që me të njëjtin fond, të pasuronim listen e barnave të rimbursueshme me 56 barna të reja, vetëm falë mirëmenaxhimit dhe procesit të negociimit. Edhe këtë vit, lista është pasuruar me 29 barna të reja, rreth 12 prej të cilave janë principe të reja aktive, mes te cilave barna per semundje te renda si ato onkologjike dhe gastro-hepatologjike.
Fjala e Dr. ASTRIT BECI, DREJTOR I PËRGJITHSHËM i FSDKSH
Një vit më parë, në analizën vjetore të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një nga objektivat afatshkurtër ishte lehtësimi i procedurave dhe eliminimi i burokracive të shumta, për marrjen e shërbimeve shëndetësore.
Për këtë arsye, një vit më parë ngritëm një grup pune për implementimin e kartës së shëndetit, si një mundësi e lehtësimit të procedurave për pacientët dhe rikthim të rolit që i takon mjekut të familjes. Në ditët e fundit të vitit 2014, sikurse kishim premtuar, nisëm shpërndarjen e kartave të para të shëndetit.
Sot që flasim, janë rreth 100 mijë persona që janë pajisur me kartë shëndeti, duke shënuar një nga sukseset më të mëdha të FSDKSH gjatë vitit 2014.
Së bashku me mundesine për dhënien e barnave me rimbursim për periudha deri në 2-mujore si dhe implementimin e recetës së unifikuar, do të zbusin një plagë të madhe të sistemit – burokracitë në marrjen e shërbimit shëndetësor.
Por duhet theksuar se, një nga rritjet më të rëndësishme të FSDKSH-së këtë vit, ishte ofrimi i paketave të disa shërbimeve të nefrologjise dhe kardiokirurgjisë, sipas kostove të përcaktuara drejt, si në spitalet publike ashtu edhe në ato jopublike. Kur nisëm punën për kostifikimin e paketave shëndetësore nga MSH, FSDKSH së bashku me një grup mjekësh elitë në QSUT rreth 1 vit më parë, ishim të vetëdijshëm për punën e madhe dhe të vështirë që na priste. Sot, jemi këtu me një premtim të mbajtur, atë të ofrimit të paketave të para shëndetësore, të cilat financohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Sigurisht financimi dhe realizimi i këtyre ndërhyrjeve, po kryhet fillimisht në sektorin publik, por dihet se, kryesisht problemet e veshkave dhe ato kardiokirugjike, janë sëmundje me incidencë të lartë dhe nevojat e popullatës për këto ndërhyrje nuk arrijnë të plotësohen nga spitalet publike. Për këtë arsye, për rastet që janë përtej kapaciteteve të institucioneve shëndetësore publike, FSDKSH nisi t’i financojë këto paketa edhe në spitalet jopublike, duke mbuluar koston e plotë të ndërhyrjes për pacientët.
Përfitues të drejtpërdrejtë deri më sot – janë:
Rreth 900 pacientë që kryejnë dializën në 4 spitale publike dhe 3 spitale private;
350 ndërhyrje nga 1 dhjetori 2014 deri më sot të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, me financim 100% nga FSDKSH;
12 transplante të veshkave të kryera me sukses në spitalet private, po ashtu me financim të plotë nga FSDKSH.
Lista e barnave të rimbursueshme, është gjithashtu një paketë shumë e rëndësishme e FSDKSH-së. Gjatë vitit 2014, ne futëm një frymë të re bashkëpunimi dhe shkëmbimi mendimesh me të gjitha katedrat universitare si dhe u negociua për çmimet e barnave. Bëmë të mundur që me të njëjtin fond, të pasuronim listen e barnave të rimbursueshme me 56 barna të reja, vetëm falë mirëmenaxhimit dhe procesit të negociimit. Edhe këtë vit, lista është pasuruar me 29 barna të reja, rreth 12 prej të cilave janë principe të reja aktive, mes te cilave barna per semundje te renda si ato onkologjike dhe gastro-hepatologjike.
Po gjatë vitit 2014, u konkretizua puna për një prej premtimeve madhore të Qeverisë: Kontrolli Mjekësor Bazë për popullatën 40-65 vjeç. Aktualisht FSDKSH po e financon këtë shërbim, pas realizimit të paketës dhe procedures se koncesionit nga Ministria e Shëndetësisë.
Ky është hapi i parë madhor drejt mbulimit universal, për t’i qëndruar premtimit se, ofrimi i kujdesit shëndetësor bazë për të gjithë popullatën është një e drejtë, jo një privilegj!
Si ndryshe më parë, këte vit Fondi i Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shëndetësor, në analizen vjetore, mbështeti iniciativen e Fondacionit “Down Sindrome” Albania, në kuadër të 21 Marsit, Dites Botërore të Sindromës Down.
Në ambientet e Hotel “Sheraton”, ku u zhvilluar aktiviteti i analizës vjetore, gjendej dhe një panel me materiale sensibilizuese dhe produkte të dedikuara për ketë dite. Gjithë stafi i FSDKSH kontribuoi financiarisht në mënyre masive, duke dhuruar vullnetarisht në mbeshtetje të femijeve me sindromën down, duke iu bashkangjitur kështu qëllimit të institucionit për të rritur përgjegjësine sociale ndaj komunitetit.
Analiza vjetore e Drejtorisë Rajonale të Lezhës
“Ulen ndjeshëm çmimet e barnave”- deklaroi nga Lezha drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH-së, dr, Astrit Beci, në analizën vjetore të punës së këtij rajoni.
Drejtoria Rajonale e Fondit Lezhë, zhvilloi analizën vjetore të punës për vitin 2014, ku u diskutua ecuria e rimbursimit të barnave, ecuria e kartës së shëndetit dhe kontrolli i subjekteve me kontratë me drejtorinë rajonale të FSDKSH. I pranishëm në këtë takim me pjesëmarrje të gjerë, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH, dr. Astrit Beci. Drejtori i Fondit deklaroi se po ulen ndjeshëm çmimet e barnave falë politikave që po zbaton Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu z. Beci u ndal tek ecuria e kartës së shëndetit, të cilën deri tani e kanë përfituar 20 mijë persona dhe procesi po ecën me ritme shumë të mira.
Fjala e Dr. Astrit Beci, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në analizën vjetore Lezhë:
“Përgëzoj drejtuesit rajonalë për organizimin dhe do të doja të ndaja me ju disa arritje tonat për vitin 2014. Sikurse e kishim premtuar, në fund të vitit 2014, arritëm të zbatonim një prej projekteve më të rëndësishme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor – kartën e shëndetit. Deri tani, sikurse e dini, duhej të kishe një librezë shëndeti për të përfituar shërbimet shëndetësore nga skema e sigurimeve. Por një nga vështirësitë me të cilat përballeshin pacientët ishte vonesa në marrjen e shërbimit. Vështirësi që kishin dhe mjekët, të cilët duhet të rishkruanin 3 herë mjekimin për pacient në fletën e librezës së shëndetit, në recetë dhe në kartelën mjekësore. Po kështu farmacisti shpenzonte kohë të tepërt gjatë dhënies së barnave të rimbursueshme, me ri plotësim të recetës dhe fletëve të librezës shëndetësore. Kur u konceptuan këto procedura, ishte koha e një Bote të ndërtuar rreth letrave. Kur u emërova në këtë detyrë, një nga shqetësimet e para si mjek ishte lehtësimi i procedurave dhe eliminimi I burokracive, duke përdorur teknologjinë e informacionit.
Për këtë arsye, një vit më parë ngritëm një grup pune për të parë mundësinë e lehtësimit të procedurave dhe rikthimit të rolit që i takon mjekut të familjes. Sot karta e shëndetit ka nisur të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht janë shpërndarë rreth 20 mijë karta shëndeti. Këtu në Lezhë nga të dhënat tona, janë shpërndarë 1800 kartat e para, të cilat merren pranë drejtorisë sonë rajonale këtu në qytetin e Lezhës.
Por dëshiroj të ndaj me ju edhe një risi tjetër që lidhet me ofrimin e përqendruar të shërbimeve për qytetarët. Karta e shëndetit do te ofrohet si shërbim edhe nga zyra unike one stop shop për shërbime ndaj qytetarit, një projekt madhor i Qeverisë. Një prej zonave ku do të nisë pilotimi është pikërisht qyteti i Lezhës. Por karta e shëndetit është vetëm një nga projektet që realizuam. Ne do të vijojmë gjatë vitit 2015 me ofrimin e 10 paketave të shërbimeve shëndetësore në spitalet publike dhe jopublike për pacientët në nevojë. Gjithashtu do të financojmë një projekt madhor të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që është kontrolli mjekësor bazë për popullatën 40-65 vjeç”.