Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, aplikimi për lidhjen e kontratës “Për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore të ofruara nga institucionet shëndetësore jopublike”, kryhet online nëpërmjet portalit e-albania.
Baza ligjore :
Vendim i Këshillit Administrativ të Fondit, nr. 8, datë 13.02.2017 “Për kriteret që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore jopublike për lidhjen e kontratës me Fondin dhe procedurat për lidhjen e tyre”, i ndryshuar;
Udhezim nr. 8, datë 29.12.2022 “Për lidhjen/ rilidhjen e kontratës me institucionet shëndetësore jopublike” i ndryshuar.