Në mbështetje të Ligjit Nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Vendimit Nr. 124, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të Rregullores së Përgjithshme “Për funksionimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, i ndryshuar, Fondi zhvilloi procedurën e rekrutimit për vendet e lira të punës “Drejtor Drejtorie”, “Përgjegjës Sektori”.

 

Në përfundim të procedurës së rekrutimit, kandidatët fitues janë si më poshtë:

  • Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë së Koordinimit të Informacionit dhe Studimit të Strategjive të Zhvillimit Shëndetësor pranë Fondit, fitues rezulton Znj. Majlinda Demko Gjata, me 76 pikë në total;
  • Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë Ekonomike pranë Fondit, asnjë kandidat nuk kualifikohet;
  • Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë së Rimbursimit pranë Fondit, asnjë kandidat nuk kualifikohet;
  • Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë së Kontrollit pranë Fondit, asnjë kandidat nuk kualifikohet;
  • Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë Juridike pranë Fondit, asnjë kandidat nuk kualifikohet;
  • Për pozicionin “Përgjegjës Sektori” i Sektorit të Shërbimit Spitalor, të Drejtorisë së Kujdesit Parësor dhe Spitalor pranë Fondit, fitues rezulton Znj. Marsida Mulaj, me 62 pikë në total;
  • Për pozicionin “Përgjegjës Sektori” i Sektorit të Auditimit të Këshillimit, Sigurimit të Cilësisë, Planifikimit dhe Raportimit, të Drejtorisë së Auditit të Brendshëm pranë Fondit, fitues rezulton Z. Shpend Stojku, me 69 pikë në total;
  • Për pozicionin “Përgjegjës Sektori” i Sektorit të Programimit dhe Menaxhimit të Databazave, të Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore pranë Fondit, fitues rezulton Znj. Xhensila Kajacka, me 56 pikë në total
  • Për pozicionin “Përgjegjës Sektori” i Sektorit të Suportit Teknik dhe Administrimit të Rrjetit, të Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore pranë Fondit, fitues rezulton Z. Enea Buzi, me 54 pikë në tota