Receta Elektronike
Receta Elektronike – Projekti pilot në Durrës
Regjistri elektronik i recetave është një projekt pilot i cili do të implementohet në 18 Qendra Shëndetësore dhe 80 Farmaci në qytetin e Durrësit.
Ky projekt është bazuar në eksperienca të suksesshme të vendeve të BE. Ndër vendet e para që kanë pasur një qasje të hershme në recetat elektronike janë vende të tilla si: Suedia e cila ka nisur prej vitit 1983, me akses aktual reth 97% në institucionet e shëndetit parësor dhe 87% në spitale. Më pas Danimarka që konsiderohet dhe një nga vendet me përdorim më të madh të recetës elektronike me akses në 100% të farmacive, 91% të mjekëve, 100% të spitaleve dhe 100% të laboratorëve mjekësorë.
Ky projekt realizohet vetëm për recetat me rimbursim dhe barnat nga Lista e Barnave të Rimbursueshme 2015 dhe funksionon për pacientët e pajisur me Kartë Shëndeti. Projekti do të realizohet vetëm në Q.SH dhe farmacitë e rrjetit të hapur që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
- Regjistri elektronik i recetave nënkupton:
Gjenerim, transmetim dhe plotësim të recetave mjekësore bazuar tek infrastruktura elektronike, gjë e cila do të mundësojë rrugën drejt zëvendësimit të recetave letër.
Receta elektronike e lejon mjekun, të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën. Sistemi i E-Receta lejon Fond-in të monitorojë, kontrollojë dhe të rimbursojë recetën elektronike.
- Avantazhet e Sistemit E-Receta:
- Rrit saktësinë në përcaktimin e barnave duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë dhe të kosto-efektivitetit në trajtimin e pacientëve.
- Ulmundësinë e dhënies së gabuar të barnave për pacientët dhe mundëson ndërtimin e një sistemi alert në rastet e përshkrimit jo të sakte të barit, duke u mbështetur tek udhërrefyesit dhe protokollet përkatese të miratuara.
- Ruan historikun për sëmundjen dhe trajtimin e pacientëve, duke lehtësuar mjekun për të gjykuar trajtimin mjekësor në vazhdimësi.
- Redukton ndjeshëm kostot administrative për receten.
- Shmang abuzimet me recetat e rimbursuara.
- Bashkëvepron online me insitucionet e tjera duke shtuar efektivitetin në manaxhimin e riskut.
- Ofron për FSDKSH në kohë reale informacion dhe raporte për barnat, recetat, mjekët dhe farmacitë për qëllime monitorimi dhe rimbursimi.
- Krijon një bazë të dhënash që mund te shërbejë për studime në fushat e ekonomisë shëndetësore, farmako ekonomisë, shëndet publik, etj.
- E-Receta përdor kanalet e komunikimit të sigurtë elektronik ndërmjet mjekut, farmacistit dhe institucionit rimbursues për barna të caktuara.
Për një informacion më të hollësishëm mbi hapat përshkrues të procesit të recetës elektronike mund të klikoni mbi linkun e mëposhtëm: