Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), sot Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), u krijua si institucion shtetëror i pavarur, jo buxhetor dhe jo fitimprurës dhe funksionoi sipas përcaktimeve të organizimit dhe drejtimit të shprehur në ligjin nr. 7870, datë 13.10.1994, Statutit të Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, Rregullores së përgjithshme për organizimin dhe funksionimin e ISKSH-së, Rregullores “Për organizimin, funksionimin dhe detyrat për çdo pozicion pune në Drejtorinë e Përgjithshme të ISKSH”-së dhe Rregulloren financiare.
ISKSH u shtri në të gjithë territorin me 36 Degët e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (DRSKSH), në të gjitha rrethet e Shqipërisë, në të cilat punonin mjekë, farmacistë dhe ekonomistë. ISKSH kishte gjithësej 133 punonjës,
Sot, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjit nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka hyrë në fuqi në muajin mars të vitit 2013.
FSDKSH është i vetmi institucion publik dhe autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri. që financon shërbimet shëndetësore nga ofrues publikë dhe privatë, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor.
Ai organizohet dhe funksionon në bazë të Statutit të Fondit, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Aktualisht, FSDKSH në strukturën e saj ka 13 Drejtori Rajonale (DRFSDKSH), 18 Agjenci dhe 4 Degë. Numri total i punonjësve të Fondit është 592.
Drejtorë të Përgjithshëm 1995 – 2023
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor drejtohet nga Këshilli Administrativ dhe Drejtori i Përgjithshëm. Këshilli Administrativ është organi më i lartë vendimmarrës i Fondit dhe përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë palët e interesuara në zhvillimin e skemës: personat që paguajnë kontribute, personat që përfitojnë shërbime si dhe shtetin,