Programi i Transparencës

 

Programi i Transparencës për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. FSDKSH do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së FSDKSH-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.fsdksh.com.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e FSDKSH-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve, të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së FSDKSH-ës janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: FSDKSH ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e FSDKSH-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008  “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, FSDKSH vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.fsdksh.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  •  Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licensave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licensuara;
  •  Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të Ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të FONDI-t, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  •  Informacion për shërbimet që FONDI i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga FONDI dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të FONDI-t një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • FONDI, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga FONDI.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS

SË FONDIT TË SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. Neni 7/1/a/d

Struktura organizative

Rregullore e Pergjithshme FSDKSH

Rregullore per Drejtorinë e Përgjithshme të FSDKSH

Struktura e pagave

 Pas miratimit

Në faqen zyrtare në menunë

“Rreth FSDKSH”

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve

 

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

Neni 7/1/b

Ligjet

Marrëveshjet ndërkombëtare

Rregullore &

Udhëzues

Vendime të Këshillit të Ministrave

Vendime të Këshillit Administrativ

Pas publikimit në Fletoren zyrtare

Pas miratimit

Në faqen zyrtare në menunë

“Legjislacioni”

“Publikime”

Drejtoria Juridike

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,

adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat

e ankimit të vendimit përkatës.

Neni

7/1/c/g

Format kërkese

Format ankese

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor

Rr. “Sami Frashëri”, nr.8, Tiranë
info@fsdksh.gov.al

 

Menjëherë në rast ndryshimesh

Koordinatori për të drejtën e informimit

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik,

orarin e punës,

emrin dhe kontaktet

e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni

7/1/ç

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor

Rr. “Sami Frashëri”, nr.8, Tiranë

Alketa.Rreli@fsdksh.gov.al

Koordinator për të drejtën e informimit

Alketa Rreli

tel. 04 22 32 815

Orari i punës:

E hënë – e enjte

08.00-16.30

E premte 08.00-14.00

Në faqen zyrtare në menunë

“Programi i transparencës”

Koordinatori për të drejtën e informimit

Përshkrim

i procedurave të zgjedhjes,

kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

 

 Legjislacioni

Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

E përhershme

Në faqen zyrtare në menunë

“Faqja kryesore”

Drejtoria Juridike

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

Neni

7/1/dh

Raportet vjetore  të Auditit të Brendshëm

Raportet vjetore të KLSH-së

Në faqen zyrtare në menunë

“Publikime”

Drejtoria e Auditit të Brendshëm
Buxheti

Neni

7/1/e

Buxheti

Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

 

Në faqen zyrtare në menunë

“Publikime”

Drejtoria Ekonomike
Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni

7/1/ë

Rregjistri Menjëherë pas dërgimit në APP

Në faqen zyrtare në menunë

“Publikime”

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

-Sektori i Prokurimit dhe Planifikimit

Shërbimet e FSDKSH për publikun.

Neni

7/1/f

Njoftime

Portali e-ankesa

Dokumenta dhe formularë

Vënde të lira pune

E-barna

Në faqen kryesore në menunë “Njoftime”

 

Në faqen kryesore, në menunë “E-shërbime”

 

Ne faqen kryesore, ne menune “Njoftime”

 

Në faqen zyrtare në menunë

“E shërbime”

 

Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse

-Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

– Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve

 

Drejtoria Juridike

-Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë

Drejtoria e Informatikes dhe Analizes Statistikore

Drejtoria e Çmimit dhe Rimbursimit te barnave

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/gj P/akt ligjor dhe nënligjor
p/strategji
Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues.

Në faqen zyrtare në menunë

“Publikime”

Drejtoria Juridike
Mbajtja e dokumentacionit nga FSDKSH Neni 7/1/h

Ligji për arkivat

Normat teknike profesionale 

Udhëzim për afatet e ruajtjes së dokumentave

Arkiva/

Protokolli

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i  Rregjistri Pas miratimit të programit të transparencës.

Në faqen zyrtare në menunë

“Programi i Transparencës”
Me kufizime të identitetit të ankuesit.

 Koordinatori për të drejtën e informimit
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k

Lista e Barnave të Rimbursueshme

Njoftime

Në faqen zyrtare në menunë “Njoftime”
Informacione të tjera të dobishme. Neni 7/1/l

 Rregulla të reja për rimbursimin e barnave

Raporte dhe Statistika

 Drejtoria e Informatikes dhe Analizes StatistikoreDrejtoria e Çmimit dhe Rimbursimit te barnave
IV.PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, FSDKSH vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.fsdksh.com.al  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
V. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

Alketa Rreli

Email: Alketa.Rreli@fsdksh.gov.al

Tel: 04 22 32 815

Orari i punës:

E hënë – e enjte 08.00 – 16.30

E premte             08.00 – 14.00

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga “Sami Frasheri”, nr.  8

Tiranë