Rubrika “Politikat e privatësisë” synon respektimin e kornizës kushtetuese e ligjore si dhe sensibilizimin e publikut dhe informimin e subjekteve mbi rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë dhe të drejtat që gëzohen në këtë fushë.

Me hyrjen tuaj në këtë faqje interneti, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet si më poshtë vijon:

Kjo faqe në internet, në të cilën ju keni hyrë, www.fsdksh.gov.al është faqja zyrtare në internet e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Fondi.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në cilësinë e kontrolluesit, gjatë aktivitetit që ushtron dhe shërbimeve që ofron, mbledh, përpunon dhe ruan të dhëna personale të subjekteve të të dhënave personale.

Fondi përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të tij statutore. Fondi siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të veprimtarisë ligjore dhe funksionale të Fondit duke marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e ligjit  nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

Për realizimin e veprimtarisë ligjore dhe funksionale, Fondi lidh marrëveshje ndërinstitucionale për shkëmbim informacioni me entet private dhe publike sipas ligjit organik. Fondi administron informacionin e krijuar sipas ligjit nr. 10 383, datë 24.2.2011, i ndryshuar, në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi, veçanërisht legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në çdo rast, Fondi siguron subjektet e të dhënave se kuadri kontraktual me të tretët është i qartë dhe parashikon kushtet e sigurisë dhe ruajtjes së konfidencialitetit.

Fondi ka detyrim ligjor të informojë publikun e gjerë periodikisht duke publikuar në website informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tij, legjislacionin dhe vendimet e marra në zbatim të ligjit, informacione sensibilizuese etj. Fondi nuk  bën asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit, si dhe nuk lidh asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.

Në zbatim të pikës 2, të nenit 27 të ligjit i cili flet për masat e sigurisë së të dhënave personale, Fondi, në cilësinë e kontrolluesit ka ngritur sisteme elektronike të cilat garantojnë sigurinë e të dhënave personale sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

Në këtë kuadër, siguria e të dhënave personale garantohet nga fshirja/aksesi e/pa qëllimshme, nëpërmjet procedurave back-up të paracaktuara nëpër udhëzime, nga elementë sigurie të aplikuar në pajisjet e rrjetit (firewall security policy, SSL Certificate) dhe nga rregulla të përcaktuara në vetë sistemin elektronik (username dhe password). Transmetimi i të dhënave kryhet në mënyrë të sigurt me e-mail (over https) dhe nëpërmjet Proxy Server (me SSL). Në sistemet online çdo user ka kredencialet e veta për tu identifikuar në sistem dhe për të punuar në mënyrë individuale.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 18 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

Të gjitha pikat e mësipërme janë përpiluar në përputhje me Kushtetutën, ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshur, ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, udhëzimin nr. 5, të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “Për rregullat themelore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në sistemin e kujdesit shëndetësor”, opinionin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale në faqet e internetit të kontrolluesve publik dhe privat”, si dhe akteve nënligjore në plotësim.

Burimi i informacionit për ligje, udhëzime e opinione: https://www.idp.al