Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton se duke filluar nga data 5 Maj 2018 ka hyrë në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2018 dhe që nga ky moment do të jetë i mundur rimbursimi i barnave për të gjithë pacientët në nevojë, sipas listës së re të barnave.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, synon përmes listës së re të barnave, të shtojë vëmendjen drejt të gjitha kategorive të popullatës.
Për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe çdo problematike që mund të haset gjatë fillimit të aplikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme, Fondi fton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe dhënësit e shërbimeve të drejtojnë çështjet dhe problematikat që hasin, nëpërmjet komunikimit zyrtar, në adresën e Fondit.