Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) sqaron se veprimet e ndërmarra në kuadër të kontrolleve administrative kanë si qëllim të vetëm mbrojtjen e interesit publik, garantimin e ligjshmërisë dhe përdorimin korrekt të fondeve publike.
Proceset e verifikimit janë iniciuar mbi bazën e të dhënave të disponuara në sistemet zyrtare dhe janë pjesë e detyrimeve ligjore të Fondit për kontrollin e shërbimeve të kontraktuara.
Fondi mbetet i hapur për dialog institucional, me synim garantimin e vazhdimësisë së shërbimit farmaceutik, mbrojtjen e pacientëve dhe ruajtjen e integritetit profesional të farmacistëve, në respekt të plotë të ligjit.