Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, aplikimet për shërbimet publike do të kryhen vetëm online përmes portalit e-Albania duke nisur nga data 01.01.2020, si dhe të gjithë dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e shërbimeve elektronike në portalin e-Albania, do të ofrohen dhe shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik nëpërmjet institucioneve shtetërore.
Fondi ofron një sërë shërbimesh elektronike në platformën eAlbania, per qytetarin dhe per subjektet farmaceutike qe kerkojne te lidhin kontrate me Fondin, (duke nisur nga 1 Mars 2022) Fondi do të pranojë aplikimet on-line për shërbimet e mëposhtme:
Aplikim për kartë shëndeti
Aplikim për kartë shëndeti për fëmijën nga kryefamiljari
Aplikim për ndryshimin e mjekut të familjes
Gjenerimi i kartës së shëndetit për fëmijët nga kryefamiljari
Gjenerim i kartës së shëndetit
Lista e sëmundjeve kronike
Lista e çmimeve të barnave të rimbursueshme
Regjistrim i individit pranë mjekut të familjes
Receta ime
Aplikim për lidhjen e kontratës për herë të parë me farmacitë e tregut të hapur
Aplikim për lidhjen e kontratës me Agjencitë dhe Depot Farmaceutike
Aplikim per rilidhjen e kontrates vjetore me Agjencite dhe Depot Farmaceutike
Aplikim për rilidhjen e kontratës vjetore me farmacitë e rrjetit të hapur