Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton subjektet farmaceutike, të cilat kanë kontratë me FSDKSH se për arsye mirëmbajtje dhe përmirësimi të cilësisë së shërbimit këtë fundjavë (20-21 korrik 2019) do të ketë shkëputje të shërbimit të recetës elektronike Er-X.
FSDKSH, fton subjektet farmaceutike me kontratë të marrin masat e nevojshme në lidhje me downtime-in e krijuar.

Njoftim – Hyri në fuqi Lista e Barnave të Rimbursuara 2019

Lista e barnave te rimbursuara 2019 hyn në fuqi, sipas VKMnr444date26062019 “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe të masës së mbulimit të çmimit të tyre”.

ListaI_Spitalori_LBR2019

ListaII_Tregu I Hapur_LBR2019

KUJDES!
Njoftim i rëndësishëm!
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton subjektet farmaceutike, të cilat kanë kontratë me FSDKSH se pritet, të publikohet Lista e Barnave të Rimbursueshme 2019.
Kjo listë pritet të hyjë në fuqi me datë 01 Korrik 2019.
FSDKSH, fton subjektet farmaceutike me kontratë të marrin masat e nevojshme në lidhje me zbatimin e LBR 2019.
Çdo procedurë do të jetë transparente, në raport me qytetarët dhe subjektet me kontratë me FSDKSH.

Dita Botërore e Shëndetit është një ditë që festohet çdo vit më 7 prill, nën sponsorizimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si dhe organizatave të tjera të lidhura me to.

Në vitin 1948, OBSH mbajti Asamblenë e Parë Botërore të Shëndetit. Kuvendi vendosi të festojë 7 prillin e çdo viti, me efekt nga viti 1950, si Dita Botërore e Shëndetit.

Dita Botërore e Shëndetit është mbajtur për të shënuar themelimin e OBSH dhe është parë si një mundësi nga organizata për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën për një temë me rëndësi të madhe për shëndetin global çdo vit. OBSH organizon ngjarje ndërkombëtare, rajonale dhe vendore në Ditën e Shëndetësisë që lidhen me një temë të veçantë.

Dita Botërore e Shëndetit pranohet nga qeveritë e ndryshme dhe organizatat joqeveritare me interesa në çështjet e shëndetit publik, të cilët gjithashtu organizojnë aktivitete dhe theksojnë mbështetjen e tyre.

 

Aktivitete që do të mbahen në Shqipëri:

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Le të festojmë ditën Botërore të Shëndetit të dielën, datë 7 Prill 2019. Tema e këtij viti është Mbulimi Shëndetësor Universal. Ky event ka për qëllim të ndihmojë qytetarët të kuptojnë çfarë do të thotë Mbulim Shëndetësor Universal dhe cilat janë shërbimet që ofrohen dhe shtrirjen e tyre.

Ky event organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësise dhe HAP

Aktivitete

-Panair shërbimesh shëndetësore;

-Shërbimi i Check Up falas për qytetarët;

-Shërbimi i Mamografisë falas do të ofrohet për popullatën target;

-Mbjellje pemësh;

-Mbjellje e pemëve në Parkun e Liqenit dhe shpërndarja e mesazheve mbi rëndësinë e hapësirave të gjelbra për Shëndetin Publik.

 

Aktivitet Fizik 12:00-13:00

– Seancë Yoga.

 

Bashkëlidhur gjendet një informacion më i hollësishëm, kliko mbi broshurën më poshtë.

Dita_Boterore_e_Shendetit04042019

 

Ju bëjmë me dije se për arsye të kryerjes së punimeve teknike, Sistemi i Recetës Elektronike (ERX) do të jetë i paaksesueshëm për periudhën nga dita e Shtunë datë 09.03.2019 mbas orës 21:00 dhe përgjatë ditës së Dielë datë 10.03.2019 deri në orën 21.00.

Lutemi të merrni masat e nevojshme për kryerjen e veprimeve në sistem para apo pas këtij intervali kohor, në mënyrë që të shmangen problematikat me afatet kohore.