Në përgjigje të ankesës së disa pacientëve për trajtimin me njërin nga barnat antikoagolant që përmban lista e rimbursimit,
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se: Bari Rivaroxaban 20 mg nuk është hequr nga lista e barnave të rimbursueshme 2018.
Udhëzimi për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë antikoagolant është hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT, bazuar në rekomandimet e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.
FSDKSH sqaron gjithashtu se Lista e Barnave të Rimbursueshme përmban disa alternativea të barnave hollues gjaku dhe të gjithë pacientët do të marrin mjekimin e duhur.