Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se ky institucion nisi procesin e ristrukturimit, për shkak se ndër vite, struktura ishte tejet e fryrë dhe jo eficiente.

Ristrukturimi i Fondit u kthye në domosdoshmëri për arsye se në funksionimin e kësaj strukture kishte detyra e kompetenca të mbivendosura, pra e njëjta pune kryhej nga disa persona në sektorë apo

drejtori të ndryshme, konstatuar dhe nga autoritetet kontrolluese ne raportet e tyre.

Gjithashtu kishte mospërputhje mes përshkrimit të punës dhe pozicioneve të krijuara, çka bënte që shumë pozicione të mos kishin ngarkesë reale pune dhe që struktura të rëndohej artificialisht.

Fondi, garanton se me këtë ristrukturim, jo vetëm nuk është cënuar shërbimi ndaj qytetateve, por struktura është me efikase pasi nuk ka me mbivendosje funksionesh.

Me kuadër të ristrukturimit, Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor për shkak të kalimit edhe të një pjese të funksioneve të saj pranë drejtorisë qendrore, dhe bazuar në detyrat  dhe funksionet që do të vazhdojë të ushtrojë, është emërtuar Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciare.

Fondi mbetet i angazhuar që çdo punonjës që preket nga ky ristrukturim të mos cënohet, si dhe të trajtohet në zbatim të plotë dhe rigoroz të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë dhe akteve ligjore

dhe nënligjore në fuqi.