Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dëshiron të informojë gjithë opinion publik për sa më poshtë vijon:

Sistemi i recetës elektronike, në qarqet ku ka përfunduar shtrirja e tij, është funksional, sikurse ka qenë funksional çdo ditë, përfshirë edhe ditët e përmendura në kronikën e transmetuar në emisionin “Fiks Fare”. Për të provuar këtë, me poshtë janë të paraqitura të dhënat e gjeneruara elektronikisht, të cilat provojnë qartë se sistemi i recetës elektronike në Tiranë ka funksionuar në çdo orë, në datat e përmendura në kronikën e transmetuar.

Konkretisht, në datat e përmendura në kronikë, në Tiranë,  janë mbi 16 mijë pacientë, të cilët kanë përfituar barna me rimbursim përmes recetës elektronike.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor garanton opinionin publik se ndjek me vëmendje çdo shqetësim që ka të bëjë me ofrimin e këtij shërbimi, i cili ka lehtësuar barrën e madhe të shkresave dhe orët e gjata të pritjes për pacientët. Fondi gjithashtu është duke vijuar punën për implementimin e sistemit të recetës elektronike në të gjithë vendin.