Në mbështetje të ligjit Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të Fondit dhe të rregullores së brendshme të funksionimit të tij, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi procedurën për rekrutimin e Drejtorëve të Drejtorive Rajonale të Fondit Shkodër dhe Fier, Kryetar Dege Sarandë dhe Drejtor të Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor.

Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidatët fitues janë si më poshtë:

  • Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Fier, fitues rezulton Z.Vasil Bregu, me 68.1 pikë totale.
  • Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Shkodër, fitues rezulton Z.Markens Shllaku, me  65,8 pikë totale.
  • Për pozicionin Kryetar Dege i Fondit, Sarandë, fitues rezulton Z.Elton Çipa, me  51,8 pikë totale.
  • Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor, fitues rezulton Znj.Lediana Mehmeti, me  68,3 pikë totale.