Libreza e Shëndetit mbetet në përdorim deri në pajisjen përfundimtare me Kartën e re

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njoftoi sot vendimin për zgjatjen e afatit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit. Duke u bazuar në Udhëzimin nr. 33, datë 26.12.2014 “Për Kartën e Shëndetit”, i ndryshuar, afati i pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, do të shtyhet deri më datë 30 Prill 2016. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të përdorin ende Librezën Shëndetësore, deri në pajisen përfundimtare me Kartë Shëndeti.

Vendimi për zgjatjen e afatit të pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, është një masë për të lehtësuar mbingarkesën dhe fluksin që është vënë re së fundi, pavarësisht, se vetëm për periudhën 5-11 Janar 2016, është realizuar shpërndarja e 48 mijë kartave në të gjithë vëndin duke shtuar numrin e sporteleve në Qendrat Shëndetësore, të cilat tashmë punojnë me dy turne dhe me kapacitet të plotë. Ndërkohë, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 700 mijë Karta Shëndeti në të gjithë Shqipërinë për të gjitha kategoritë përfituese të skëmës së sigurimit shëndetësor.

Karta e Shëndetit është një nga projektet më të rëndësishme të FSDKSH, e cila u vu në zbatim duke filluar nga Janari i vitit 2015, për të zëvendësuar gradualisht librezat e vjetra shëndetësore. Ky proces u aplikua fillimisht në disa qëndra shëndetesore në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Karta e Shëndetit përmirësoi dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, me përfitim të drejtpërdrejtë për pacientët.

Karta e Shëndetit është i vetmi dokument zëvendësues i Librezës Shëndetësore për të gjithë qytetarët shqiptarë. FSDKSH, si institucioni që manaxhon paisjen me Kartën e Shëndetit në të gjithë territorin e vendit, e ka ndjekur me vëmendje këte proces, duke vërejtur se ky afat ka krijuar një situatë emergjente, me rradhë të gjata pranë qëndrave shëndetësore.

Bëjmë me dije gjithashtu, se FSDKSH do të jetë në monitorim të vazhdueshëm me qëllim zbatimin me sukes brenda afateve kohore ligjore të këtij procesi të rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët.

Sot, Drejtoresha e Përgjithshme Znj. Vjollca Braho, zhvilloi takimin e parë me Drejtorët Rajonalë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të folur mbi problematikat e hasura gjatë vitit 2015 dhe ato çfarë do të bëjmë për të përmirësuar rrënjësisht punën gjatë këtij viti.
Znj. Braho në këtë takim ritheksoi domosdoshmërinë për forcimin e sistemeve të kontrollit, përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, veçanërisht për përmbushjen me sukses të procesit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit në këtë fillim viti. Ky takim i paraprin analizës vjetore që cdo drejtori rajonale dhe Fondi do të realizojnë së shpejti.

Këshilli Administrativ i FSDKSH me vendim nr. 74, datë 29.12.2015, miratoi emërimin Znj. Vjollca Braho në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Znj. Braho vjen nga një experiencë e gjatë dhe e sukseshme në drejtimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, periudhë gjatë të cilës ky instutucion njohu një shndërrim të dukshëm, duke kaluar në një proces të plotë informatizimi.
Gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin e saj, Znj. Braho drejtoi procesin e hartimit dhe implementimit të Ligjit të ri të Sigurimeve Shoqërore, i cili nisi aplikimin në Janar të vitit 2015.

Gjatë drejtimit të ISSH-së nga Znj.Braho, u ndryshua rrënjësisht mënyra e përllogaritjes dhe pagesave të përfitimeve, duke zhvilluar dhe aplikuar sistemet e reja informatike, që bënë të mundur uljen e kohës së caktimit të përfitimeve, rritjen e saktësisë së tyre, eliminimin e informalitetit në pensione si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në pagesën e tyre nëpërmjet sistemit online.
Znj. Braho merr detyrën e rëndësishme të drejtimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në momentin kur ky institucion dhe shëndetësia shqiptare janë të angazhuar në përmbushjen e objektivave strategjike të qeverisë për mbulimin universal dhe ofrimin e një mbështetje sa më të madhe për popullatën, konform rolit dhe pozicionit që mban në sistemin e shëndetësisë.

Ju informojmë se, lidhur me “Proçedurat e shpërndarjes së kartës së shëndetit”, janë bërë ndryshimet e mëposhtme;

“Pikat e Shpërndarjes së Kartave të Shëndetit” do të punojnë me dy turne nga ora 800 – 2000,

  • Pika 7 (QSH Nr.10)-  janë shtuar dy sportele
  • Pika 11(QSH Sauk) – shtuar pikë e re ( për banorët e QSH Sauk, Petrelë, Farkë, Berzhitë, Kërrabë dhe Baldushk),
  • Pika 12 (QSH Nr.8 Kristal) – shtuar pikë e re ( e cila mbulon dhe banorët e QSH Selitë).

Ju njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave që Rimbursohen 2016 është deri më 15.01.2016. Dorëzimi do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nëpërmjet Protokollimit në zarf të mbyllur drejtuar Komisionit Teknik i Hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme dhe Pajisjeve Mjekësore.

Rikujtojmë që materiali shkencor plotësues që shoqëron kërkesën mund të jetë edhe në formë elektronike (CD) bashkëngjitur kërkesës.

Propozimet në kërkesë duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm:

Formati i propozimeve për listën e barnave.pdf