Njoftim – Barna të reja në Listën e Barnave të Rimbursuara për vitin 2017

Duke patur në vëmendje komunitetin, mbulimin shëndetësor, financimin e drejtë dhe nevojën për të qenë solidarë, në atë që është e drejtë e patjetërsueshme, “e drejta për kujdes shëndetësor”, Këshilli Administrativ i Fondit, në mbledhjen e radhës miratoi Listën e Barnave të Rimbursuara 2017 e cila u shtua me 30 barna të reja. Barna të cilët ndihmojnë në trajtimin e shumë sëmundjeve veçanërisht atyre tumorale, sëmundjeve kardiake dhe të diabetit.

Barnat dhe indikacionet përkatëse të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursuara për vitin 2017

Dy barna anti diabetikënjë bar kundër obezitetit në pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologjikenjë bar për Mukopolisakaridozë tipi VI për shërbimin e Pediatrisëgjashtë barna kardiologjik të cilët mundësojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në terapi  me kombinime të ndryshme, katër barna për shërbimin e nefrologjisë.

Gjithashtu në Listën e Barnave të Rimbursuara 2017 janë shtuar dhe tre barna në doza të ndryshme për shërbimin e Psikiatrisë.

  • Bar për Sklerozën e shumëfishtë recidive remitente
  • Bar për shërbimin e Reumatologjise/Dermatologjisë për sëmundjen e psoriazes.

Tre barna onkologjik me rëndësi për pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale, të cilët shkurtojnë kohën e hospitalizimit.

Lista e barnave këtë vit është vlerësuar dhe në aspektin kosto efikasitet, janë mundësuar kështu barna më cilësor me një kosto më të ulët, duke zgjeruar dhe më tej gamën e barnave të rimbursueshëm.

Zgjerimi i listës së barnave do të thotë mbulim me barna të rimbursuara për pjesën më të madhe të sëmundjeve, në parim të mbulimit universal me shërbim shëndetësor të popullatës.

Lista e re parashikohet të hyjë në fuqi me datën 1 Maj 2017.

Paketat Shëndetësore që mbulohen nga Fondi 

Fondi financon shërbimet shëndetësore nga ofrues publikë dhe privatë, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor. Financimi i shërbimeve shëndetesore është qëllimi kryesor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në këtë kontekst në mbledhjen e Këshillit Adninistrativ të Fondit u miratuan dhe paketat e shërbimeve të rishikuara si më poshtë;

Paketa e shërbimit të dializës, përmbajtja e paketës së shërbimit të dializës (protokolli) ku përcaktohen vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore si dhe çmimet përkatëse të llogaritura në zbatim të Vendimit të Këshillit Administrativ nr. 52, datë 10.12.2013, “Për rregullat e funksionimit të komisionit teknik të paketës së shërbimit të dializës”.

Paketa e shërbimit të implantit koklear, u rishikua përmbajtja e paketës së shërbimit të implantit koklear (protokolli) duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore, si dhe çmimet përkatëse të llogaritura në zbatim të Vendimit të Këshillit Administrativ nr. 3, datë 13.01.2014, “Për rregullat e funksionimit të komisionit teknik të implantit koklear”.

Paketa e shërbimit të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, u rishikua përmbajtja e paketës së shërbimit të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë (protokollet) duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore si dhe çmimet përkatëse në përputhje me rregullat e parashikuara në Vendimin e Këshillit Administrativ nr. 56, datë 10.12.2013, “Për rregullat e funksionimit të komisionit teknik të paketave të shërbimit të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë”.

Po kështu u rishikua dhe paketa e shërbimit të transplantit të veshkës, duke riparë përmbajtjen e paketës së shërbimit të transplantit të veshkës (protokolli) duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore, si dhe çmimet përkatëse në përputhje me Vendimin e Këshillit Administrativ nr. 54, datë 10.12.2013, “Për rregullat e funksionimit të komisionit teknik të paketës së transplantit të veshkës”.

Filozofia e rishikimit të paketave dhe të rregullave të përfitimit të tyre, është një qasje për të përfshirë më shumë pacient në skemën e mbulimit shëndetësor.

Nënshkrimi elektronik, një tjetër element dhe standard i rëndësishëm i Shëndetësisë Elektronike

Tiranë, 09/02/2017 – Nënshkrimi elektronik është një tjetër hap tejet i rëndësishëm drejt Shëndetësisë Elektronike. Prezantimi i tij u bë këtë herë para mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sistemit të kujdesit Parësor shëndetësor të Tiranës, ku ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, si dhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, zj. Milena Harito.

 

Në fjalën e tij, z. Beqaj tha se nënshkrimi elektronik është një pjesë e rëndësishme e programit të Shëndetësisë Elektronike, teksa shtoi se të gjitha projektet që janë zbatuar deri më tani, ato që po zbatohen, si dhe ato që do të zbatohen së afërmi dhe që lidhen me “e-Health”, kanë një vlerë prej 36 milionë euro.

“Ajo që prezantojmë sot është një pjesë e të gjithë puzzle-it të shëndetësisë elektronike që duam të krijojmë. Praktikisht, duhet të kemi parasysh që kemi zbatuar, po zbatojmë dhe kemi të alokuara fonde për të zbatuar së afërmi projekte që lidhen me “e-Health”-in që janë 36 milionë euro”, deklaroi z.Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë, theksoi se përdorimi sa më efektiv i teknologjisë është, në radhë të parë lehtësim për punën për punën e mjekut, rrit cilësinë, si dhe shmang burokracitë e tepërta, duke ulur kohën e pritjes për pacientët.

“Është shumë e rëndësishme që t’i shfrytëzojmë sa më mirë, në radhë të parë për të lehtësuar punën tuaj, për të rritur cilësinë e punës tuaj, dhe besojmë se, gradualisht, do të lehtësojmë edhe kujdesin shëndetësor që ofrojmë ndaj pacientëve, sidomos në uljen e kohës së pritjes, radhëve të pritjes dhe barrës administrative”, nënvizoi z. Beqaj.

Tashmë kemi një Kartë Shëndeti që jepet dhe elektronikisht. Kemi një regjistër të “Check-Up”-it, i cili administrohet elektronikisht dhe qytetarët nga portali “e-Albania”, mund të futen dhe të shohin rezultatet e tyre.  Këto ditë, nga web-i i Fondit, në një dritare shumë të thjeshtë, çdo qytetar mund të fusë numrin e identitetit, dhe gjen si përgjigje, Qendrën Shëndetësore edhe mjekun e tij të familjes. Regjistri i qytetarëve, tashmë i populluar me rreth 3.8 milionë rekorde, është elektronik. Po fillohet me Recetën Elektronike dhe do të prezantohet në vijim Referimin Elektronik.

Të gjithë këto sisteme është shumë e rëndësishme që t’i shfrytëzojmë sa më mirë, në radhë të parë për të lehtësuar punën e mjekut. Për të rritur cilësinë e punës dhe gradualisht, do të lehtësohet edhe kujdesi shëndetësor që ofrojmë ndaj pacientëve, sidomos në uljen e kohës së pritjes, radhëve të pritjes dhe barrës administrative. Receta Elektronike, apo Referimi Elektronik, nuk e përmirësojnë direkt shëndetin në qoftes se je i sëmurë. por përdorimi i tyre në mënyrë sa më efektive duhet të sjellë një rritje të cilësisë së shërbimit.

Për më tepër klikoni në link më poshtë:

http://www.shendetesia.gov.al/al/newsroom/lajme/nenshkrimi-elektronik-lehtesim-per-mjeket-dhe-pacientet

Alternativa të reja për të prekurit nga talasemia, trajtimi i plotë falas

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron qytetarët dhe posaçërisht pacientët që marrin falas me barnat që trajtojnë sëmundjen e Talasemisë se trajtimi i tyre do të jetë i njëjtë, madje i përshtatur sipas peshës trupore të pacientëve. Në listën e re të barnave të rimbursueshme 2018 janë shtuar 2 alternativa të reja që trajtojnë këtë sëmundje. Bëhet fjalë për 2 formëdoza të reja të të njëjtit bar, me konkretisht formëdoza deferasirox 125 mg dhe 500 mg, të cilat janë më të përshtatshme për pesha të ndryshme trupore (duke ditur se trajtohen me këtë bar kryesisht fëmijë) Bari Deferasirox 250 mg (Enferox) është alternativa xhenerike e njëjtë me barin tjetër Deferasirox 250 mg (Exjade). Pacientët do të trajtohen njëlloj sepse bari ka të njëjtin princip aktiv dhe është i liçencuar dhe i aprovuar, sipas legjislacionit në fuqi.
Pacientët që vuajnë nga talasemia përfitojne kurën e plotë pa pagesë.

Tiranë, 22 Maj 2017 – Prezantohet drejtori i ri i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, me vendim nr.54, datë 19.05.2017 miratoi emërimin e Z. Eduard Ahmeti në detyrën e Drejtorit të Përgjithshmëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Zoti Ahmeti  merr këtë detyrë të rëndësishme, pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme në fushën administrative dhe konkretisht pas drejtimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, detyrë të cilën e ka ushtruar prej Shkurtit të vitit 2014.

Zoti Ahmeti ka përfunduar studimet e larta në fushën e jurisprudencës në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2003. Ai ka një përvojë të gjatë pune si avokat, i specializuar kryesisht në cështjet administrative, tregtare, civile, pasurive të paluajtshme, etj.

Zoti Ahmeti ka mbajtur  një sërë postesh të rëndësishme në administratën shtetërore si, Kryeadministrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Inspektor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, etj.

Drejtori i Përgjithshëm merr detyrën e rëndësishme të drejtimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në momentin kur ky institucion është angazhuar në përmbushjen e misionit të tij dhe në mirëmenaxhimin e fondeve të buxhetit të shtetit, duke rritur cilësinë e shërbimit dhe transparencës ndaj qytetarëve.

Rritet ndërgjegjësimi I popullatës, në 6 muaj 225,643 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë

Rritet ndërgjegjësimi I popullatës, në 6 muaj 225,643 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë

Sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe tumoret, 84,754 raste referohen te mjekët specialistë

Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare. Ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.

Duke u mbështetur në të dhënat për 6 mujorin e parë 2018 në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë.

Në të gjithë rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve check up në vlerë absolute.

Analizimi i treguesve statistikor të kontrollit mjekësor bazë gjatë këtij viti vlerësojnë se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me rrisk të lartë, 34% me risk të moderuar dhe 47% me rrisk të ulët.

Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve të referuara nga kontrolli mjekësor bazë për periudhën janar – qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist.

Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 %  janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku Endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjeku  Hematolog.

Diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës por lehtëson koston e trajtimit të pacientëve si dhe drejton në mënyrë të drejtë politikat shëndetësore.