Njoftime Nëntor 2015

14 Nëntori Dita Botërore e Diabetit

Ushqyerja e shëndetshme dhe Diabeti

Mbroni të ardhmen tuaj!

Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

Dita Botërore e Diabetit për vitin 2014-2016, ka nё fokus jetesën e shëndetshme dhe diabetin. Mesazhet kyçe kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhje të shëndetshme, të cilat mund të jenë zgjedhje të lehta për personat me diabet.

Çdo vit ka një temë të caktuar. Për periudhën 2014-2016 tema kryesore është:

Ushqyerja e shëndetshme dhe Diabeti. Mbroni të ardhmen tuaj!

Mesazhet kyçe për këtë vit janë:

Vepro për të ndryshuar jetën tënde sot!

Vepro për të ndryshuar botën nesër!

Ushqyerja e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e të gjithë tipeve të diabetit.

Aksesi pёr ushqime tё shёndetshme dhe tё pёrballueshme ёshtё esencial pёr tё ulur barrёn e sёmundjes sё diabetit dhe sigurimin e zhvillimit tё qёndrueshёm global.

Diabeti, një sëmundje, me përmasat e një epidemie, në Programin e Kontrollit Shëndetësor Bazë pa pagesë (40-65 vjeç) në Shqipëri, kontrolli për diabetin ka një vemendje të veçantë. Nga të dhënat e të cilit rezulton se: 4% e personave që kanë bërë kontrollin rezultojnë me diabet dhe nuk e dinë. Dhe nëse ky 4% ka dalë nga grupmosha 40-65 vjeç, do të thotë që është dhe më e madhe përqindja e personave në Shqipëri që janë me diabet dhe nuk e dinë që janë me diabet. Ndërkohë, 12,5% e personave që kanë bërë kontrollin, vlerësohen si paradiabetikë.

Konferenca “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Më datë, 10 Nëntor 2015, nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë, u zhvillua  konferenca “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi, Zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Drejtore e Përgjithshme (e komanduar) e FSDKSH, z. Klodian Rjepaj, Zv.Ministër i Shëndetësisë, si edhe drejtues të shërbimeve universitare, mjekë të familjes etj.

Në konferencë u prezantuan gjetjet e para dhe rezultatet në kuadrin e zbatimit të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë 40-65 vjeç.

Nga të dhënat e para, rezultojnë me hipertension 37% e njerëzve që kanë marrë pjesë në kontroll; rreth 18% nuk e dinë që janë me hipertension, që do të thotë se ka një shkallë shumë të lartë të sëmundjes në popullatë, që fillimisht, njerëzit nuk e dinë, dhe më pas, nuk kanë kujdesin e duhur për sëmundjen. Rezulton gjithashtu se, 35% e njerëzve e dinë që janë me hipertension, por në ditën e kontrollit rezultojnë përsëri në gjendjen e kësaj sëmundjeje, që do të thotë se nuk mjekohen siç duhet.

Bazuar në këto të dhëna, 4% e personave që kanë bërë kontrollin, rezultojnë me diabet dhe nuk e dinë. E nëse ky rezultat ka dalë nga grupmosha 40-65 vjeç, do të thotë që është edhe më e madhe përqindja e personave në Shqipëri, që janë me diabet dhe nuk e dinë që janë me diabet.

Ndërkohë, 12,5% e personave që kanë bërë kontrollin, vlerësohen si paradiabetikë. Minimalisht, rezulton nga kontrollet që kemi një shkallë të lartë obeziteti; që do të thotë se e kemi të lartë shkallën e riskut.

Në fjalën e tij, Ministri i Shëndetësisë, theksoi se ky program synon që të vendosë më shumë në fokus kujdesin shëndetësor parësor; të vendosë më shumë në fokus shëndetin përpara se të shkojmë te sëmundja; të vendosë më shumë në fokus qytetarin, përpara se ai të jetë pacient; të vendosë më shumë në fokus parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm se sa kurimin apo rehabilitimin.

DOKUMENTET E BASHKANGJITUR

 

Konferenca III

Tiranë, 21/10/2015 – U mbajt Konferenca e III-të vjetore Ndërkombëtare për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës: “Të vendosur kundër  kancerit, krah gruas për parandalim”,

të organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, në kuadër te fushatës kombëtare për ndërgjegjësimin e popullatës për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës, në bashkëpunim me Shërbimin e Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shoqatën e Onkologëve të Shqipërisë, Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano (IEO) dhe nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Konferencë mori pjesë dhe Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Beqaj, i cili foli për nismat e deritanishme të Qeverisë në betejën kundër kancerit, kreu i shëndetësisë bëri thirrje për më tepër ndërgjegjësim dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë.

Mjekë dhe specialistë të shëndeti publik prezantuan në konferencë të dhëna të rëndësishme për luftën dhe parandalimin e sëmundjeve tumorale në Shqipëri. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe dy mjekët italianë, Alberto Luini dhe Giovanna Gatti, si dhe aktivistja italiane Paola Concia e cila referoi mbi parandalimin e kancerit nëpërmjet sportit dhe stilit të jetës, si dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, znj. Zineb Toumi Benjelloun.

Prezantimi i Ministrit_Ilir Beqaj.pdf    Download file

Më tepër infomacion do të gjeni në linkun: www.shendetesia.gov.al

 

image

Në kuadër  të Muajit Tetor, Muaji I ndërgjegjësimit të Luftës kundër Kancerit të Gjirit, në datat 17 dhe 18 Tetor  organizohet “Maratona e jetës” me moton :

“Të vrapojmë sëbashku për motrën , vajzën, gruan, për të gjitha femrat shqiptare”

Ky aktivitet organizohet me pjesmarrjen  dhe mbështetjen e shumë institucioneve, organizata dhe kompani biznesi  si Ministria e Shëndetsisë, ISHP, Vodafoni, Banka Credins, Kompania Spring, Kastrati etj

Gjatë këtyre dy ditëve në Liqenin artificial të Tiranës do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, do të jetë gjithashtu e vendosur edhe njësia e mamografisë së lëvizshme për të kryer vizita falas.

17 Tetor 2015  – Te Liqeni artificial – Qyteza  e jetës ( Bustet e vëllezërve Frashëri) aktivitetet   fillojnë  nga ora 10.00 

18 Tetor 2015 – Starton “Maratona e Jetes “ ora 10.00 

                  Më tepër infomacion do të gjeni në linkun: Maratona e Jetës

 

Me Listën e re të Barnave të Rimbursueshme rreth 150 000 qytetarë shqiptarë kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga mjekimi me barnat e reja të shtuara në listën e rimbursimit, të cilat përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbimet:

Terapi Kardiake – 11 barna të reja-  përfitojnë 120,400 qytetarë

Onkologji – 5 barna të reja –  përfitojnë 1,117 qytetarë

Hematologji – 4 barna të reja – përfitojnë 8,301 qytetarë

Rheumatologji – 3 barna të reja –  përfitojnë  5,510 qytetarë 

Dermatologji – 3 barna të reja – përfitojnë 3,350 qytetarë

Endokrinologji – 5 barna të reja – përfitojnë 2,680 qytetarë

Gastro-Hepatologji – 7 barna të reja – përfitojnë 2,307 qytetarë

Neurologji-Psikiatri-Kujdesit Paliativ – 9 barna të reja – përfitojnë 2,275 qytetarë

Nefrologji-Dializë – 2 barna të reja – përfitojnë 1,100 qytetarë

Alergologji – 2 barna të reja- përfitojnë 1,020 qytetarë

Pneumologji -1 bar i ri – përfitojnë 1,000 qytetarë

Gjinekologji-Urologji – 3 barna të reja – përfitojnë 750 qytetarë

Okulistikë – 3 barna të reja – përfitojnë 430 qytetarë

Çdo qytetar mund t’i gjejë lehtësisht barnat e sipërpërmendura me çmimet e ulura nëpër të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur që tregtojnë barna në vendin tonë.

Për më tepër informacion mund të klikoni në adresën www.shendetesia.gov.al / LBR është zgjeruar me 85 barna ose 45 principe-aktive-të-reja

 

 

ecja down1 12 Tetor

Në këtë kuadër  më datë 10 tetor 2015, Fondacioni Down Syndrome Albania, me mbështetjen e Zonjës Odeta Nishani organizoi një ecje sensibilizuese “Buddy Walk® Tirana 2015”, ku morën pjesë përfaqësues nga institucione shtetërore, shoqata të ndryshme, prindër dhe të interesuar.

FSDKSH, si një institucion që ka mbështetur vazhdimisht eventet e organizuara me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për Sindromën Down, mori pjesë në këtë aktivitet  me punonjësit e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun.

Buddy Walk® Albania është një ecje ndërgjegjësuese, me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë individët me këtë sindromë, për të jetuar një jetë me dinjitet dhe gjithëpërfshirëse në vendin ku jetojnë.

Inisiativa Buddy Walk®, është konceptim i Shoqatës Kombëtare Amerikane të Sindromës Down (NDSS), dhe për herë të parë u organizua në vitin 1995 për të festuar tetorin, muajin e sensibilizimit për Sindromën Down dhe për të promovuar pranimin dhe gjithëpërfshirjen e individëve me këtë sindromë. Numri i Buddy Walk® ka ardhur në rritje dhe nga 17 ecje të organizuara në vitin 1995, këtë Tetor janë të planifikuara me shumë se 300 ecje në të gjithë botën, një prej tyre edhe Buddy Walk® Albania.

Më tepër infomacion do të gjeni në linkun: Buddy Walk® Tirana

 

Njoftime Tetor 2015

 Ndryshimet e propozuara në projekt-ligjin e barnave nuk cënojnë aspak sigurinë e tyre.

banner msh 20151004Në një prononcim për mediat, dhënë dje më datë 4 tetor 2015, Znj. Milva Ekonomi mes të tjerave u shpreh se ndryshimet e propozuara në projekt-ligjin e barnave nuk cënojnë aspak sigurinë e tyre.

Ato bëhen për të siguruar zbatimin e plotë të detyrimeve që Shqipëria ka nga marrëveshjet ndërkombëtare, dhe konkretisht, nga marrëveshja CEFTA-s. Dispozita e propozuar përcakton se në Shqipëri lejohen të qarkullojnë barna me origjinë nga vendet e Ballkanit, me kushtin që të jenë të RREGJISTRUARA dhe të QARKULLOJNË në vendin e origjinës.

Pra, bëhet fjalë për barna të cilat qarkullojnë në vendet e Ballkanit dhe që gëzojnë të drejtën të rregjistrohen në Shqipëri. Por proçesi i rregjistrimit të çdo bari përfshin edhe ata me origjinë nga vendet e Ballkanit, i cili i nënshtrohet rregullores së rregjistrimit të barnave të miratuar nga Qeveria shqiptare prej disa muajsh dhe që është në përputhje me standartet e BE-së për rregjistrimin dhe vendosjen e barnave në treg.

Në dy vite qeverisjeje ka një ndryshim radikal të kontrollit të tregut të barnave: nuk ka më rregjistrime brenda 1 dite pune; nuk ka më bllokim të rregjistrimit për të kufizuar konkurencën dhe mbajtuar çmime monopol. Nëse në 2013, janë bërë rreth 130 kontrolle të cilisisë së barnave, në 2014 dhe 2015 janë bërë tre herë më shumë.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë në vitet 2014 dhe 2015, ka prokuruar me tender të hapur elektronik, për nevoja të sistemit shëndetësor, barna dhe materiale mjekësore me vlerë 3,1 miliardë lekë.

Për me tepër informacion vizitoni linkun e mëposhtëm:

MSH-Lobet e farmaceutikës kanë kapur për fyti opozitën

Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

 

Tetori Kanceri i Gjirit

Në të gjithë botën, Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

Ju mund te ulni rrezikun e kësaj sëmundje, duke ndryshuar disa faktorë si:

• Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme;
• Kryeni rregullisht aktivitet fizik;
• Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta;
• Konsumoni perime dhe fruta;
• Mos konsumoni alkool;
• Konsultohuni me mjekun për përdorimim e kontraceptivëve ;
• Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive;
• Përdorni ushqyerjen me gji për fëmijën tuaj;
• Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut;

Për të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut dhe kapjes së hershme të kancerit të i gjirit lexoni në linkun më poshtë:

Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

 

 

DBÇdo vit më datë 29 shtator, Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës  organizojnë Ditën Botërore të Zemrës, me qëllim kryesor të saj ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Tema e Ditës Botërore të Zemrës për këtë vit është “Zgjedhje të shëndetshme për zemrën kudo ku jetoni, punoni dhe argëtoheni”. Pra, krijimi i mjediseve të shëndetshme për zemrën në mënyrë që, çdo njeri kudo qoftë të ketë të drejtën të bëjë zgjedhje të shëndetshme për veten në çdo mjedis në të cilin jeton, punon apo luan, që të reduktohet rreziku për të patur semundje kardiovaskulare apo goditje në tru.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike si: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe obeziteti, diabeti apo faktorët e mënyrës së jetesës si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pasur një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare.

Parë në këtë këndvështrim, shumica e SKV-ve janë shkaktuar nga faktorë të rrezikut që mund të kontrollohen, trajtohen ose të modifikohen. Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se SKV-të janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme. OBSH-ja përllogarit se, të marra së bashku, uljet modeste të tensionit të gjakut, obezitetit, kolesterolit dhe përdorimit të duhanit në të gjithë popullsinë, mund të përgjysmojnë dukshëm sëmundjet kardiovaskulare.

Për më tepër informacion vizitoni linkun  29 Shtator, Dita Botërore e Zemrës

 

Më 26 shtator organizohet Dita Botërore e Kontracepsionit, e lançuar qysh në vitin 2007, si një fushatë mbarë botërore për një botë ku çdo shtatzëni të jetë e dëshiruar.

Misioni i saj është të përmirësojë ndërgjegjësimin mbi kontracepsionin, për të  mundësuar që çdokush të bëjë zgjedhje të informuara lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, për të pakësuar numrin e rritur të shtatzënive të paplanifikuara dhe aborteve.

Promovimi i planifikimit familjar për të siguruar përdorimin e metodave të preferuara kontraceptive për gratë dhe çiftet është thelbësor për të siguruar mirëqenien dhe pavarësinë e grave, duke mbështetur shëndetin dhe zhvillimin e komuniteteve.

Planifikimi familjar lejon çiftet të kenë numrin e dëshiruar të fëmijëve dhe të përcaktojnë distancën midis shtatzënive, duke përdorur metoda kontraceptive.

Gjithashtu planifikimi familjar me metoda kontraceptive  parandalon shtatzënitë merreziqe shëndetësore,  redukton vdekshmërinë foshnjore, parandalon HIV/AIDS, ndihmon në fuqizimin e njerëzve dhe rritjen e arsimimit, redukton shtatzënitë tek adoleshentët, ngadalëson rritjen e popullsisë

Në Shqipëri shërbimet e planifikimit familjar kanë filluar me liberalizimin e abortit në prill 1991 dhe aktualisht, në sistemin shëndetësor publik, janë të shpërndara në të tre nivelet e   kujdesit shëndetësor.

Për më tepër klikoni në adresën: 26 Shtator, Dita Botërore e Kontracepsionit- IShP

 

Tiranë, 17/09/2015 – Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj inspektoi sot (17/09/2015) disa farmaci në kryeqytet, ku ndoqi nga afër zbatimin e betejës së shpallur në fillim të shtatorit të Qeverisë kundër informalitetit në përgjithësi, dhe në sektorin e kujdesit shëndetësor në veçanti.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë jo vetëm detyrimin ligjor por edhe angazhimin qytetar, për të kërkuar në çdo aktivitet ekonomik kuponin tatimor, edhë në farmaci edhe në njësi të tjeta të shërbimit shëndetësor në çdo sistem, perfshirë vizitat dentare apo ekzaminimet laboratorike e imazherike”- u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Z. Beqaj e vuri theksin te rëndësia e zbatimit të ligjit në mënyrë uniforme, në mënyrë që të mos mbetet jashtë sistemit fiskal asnjë shërbim shëndetësor që paguhet nga qytetarët.

“Përpos detyrimit ligjor, unë besoj se është një nevojë e domosdoshme të formalizohet çdo shërbim, pasi kështu mund të krijohen shumë më tepër të ardhura, të cilat do të përdoren për përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve publike që njerëzit kanë nevojë, përfshirë edhe kujdesin shëndetësor, si dhe për të përmirësuar shpërblimet dhe pagat e punonjësve publik të shëndetësisë”, tha ministri i shëndetësisë.

Ky aksion është në vazhdën e inspektimeve kundër informaliteti në njësitë e shërbimeve shëndetësore dhe vjen pas thirrjes publike te Kryeministrit Rama me aktorët e interesit në fushën e shëndetësisë, për formalizimin e shërbimeve, në mënyrë që të arrihet gradualisht në angazhimin madhor të Qeverisë, për shërbime shëndetësore.

 

 

 

Njoftime Shtator 2015

Dje,me dt. 09.09.2015  në ambientet e Sheraton Tirana u zhvillua takimi “në mbrojtje të shëndetit të qytetarit, kundër informalitetit” me punonjës e drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Në takim mori pjesë edhe Kryeministri, z. Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj. Në takim morën pjesë dhe përfaqësues të FSDKSH.

Kryeministri Rama u shpreh në fjalën e tij për luftën kundër informalitetit në shëndetësi se nuk është luks, por një domosdoshmëri për të bërë të mundur që falë kontributeve që secili i detyrohet shtetit, shteti të investojë shumë më tepër, që të ketë shumë më tepër mundësi në shërbimin shëndetësor.

Është e paimagjinueshme se si farmacitë, dentistët apo të tjerë operatorë privatë, mund të operojnë në informalitet, në zinxhirin e hajdutërisë ndaj konsumatorit dhe shtetit bashkë. Lufta kundër informalitetit në shëndetësi është një domosdoshmëri dhe suksesi ynë i përbashkët në këtë betejë do të sjellë barna dhe materiale mjekësore shumë më të sigurta, shërbime shumë më cilësore publike si edhe mundësi të reja për investime në qendra shëndetësore e spitale.

Për me tepër informacion vizitoni linkun e mëposhtëm:

Ministria e Shëndetësisë

 

Publikuar nga Ministria e Shëndetësisë

1/6/2015-30/8/2015 → 24 047 RASTE TЁ TRAJTUARA NЁ 22 QSH-TЁ E POSAÇME TЁ SEZONIT VEROR


Pёr përiudhёn 1 qershor – 30 gusht 2015, janё kryer gjithsej:

22 047 vizita mjekёsore nё 22 QSH-tё e posaçme tё sezonit veror, prej tё cilave:

16 984 – Vizita mjekësore;

10 575 – Mjekime lokale;

  2 665 – Ndёrhyrje mikrokirurgjikale;

     814  – Referime në spital.

Këto qendra, tё cilat funksionojnë me shërbim 24 orë, me mjek dhe infermier, janё tё shtrira në të gjithë vendin; 19 përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe 3 të tjera në Alpe (Valbonë, Razëm, Theth) ofrojnë shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, 24 orë në 7 ditë të javës, deri në fund të muajit gusht. Qendrat janë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore. Po ashtu, ato janë furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme mjekësore.

Publikuar nga Ministria e Shëndetësisë

1 QERSHOR – 2 GUSHT 2015 -> 11 194 RASTE TЁ TRAJTUARA NЁ 22 QSH-TЁ E POSAÇME TЁ SEZONIT VEROR

Pёr përiudhёn 1 qershor – 2 gusht 2015, janё kryer gjithsej:

11 194 vizita mjekёsore nё 22 QSH-tё e posaçme tё sezonit veror, prej tё cilave:

67,6% – Vizita mjekësore;

27,1% – Mjekime lokale;

  8,0% – Ndёrhyrje mikrokirurgjikale;

  3,8% – Referime në spital.

Këto qendra, tё cilat funksionojnë me shërbim 24 orë, me mjek dhe infermier, janё tё shtrira në të gjithë vendin; 19 përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe 3 të tjera në Alpe (Valbonë, Razëm, Theth) ofrojnë shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, 24 orë në 7 ditë të javës, deri në fund të muajit gusht. Qendrat janë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore. Po ashtu, ato janë furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme mjekësore.

Dita Boterore e Hepatitit – 28 Korrik 2015

Tema për këtë vit për Ditën Botërore të Hepatitit është “Parandalo hepatitin.Vepro tani!”. Hepatiti viral shkaktohet nga 5 viruse të ndryshme. Infeksioni nga këto viruse rezulton në vdekjen e gati 1.45 milion njerëzve në një vit. Këto viruse transmetohen nëpërmjet ujit dhe ushqimit të kontaminuar, gjithashtu dhe nga kontakti me gjakun apo fluidet e tjera të trupit, nëpërmjet injeksioneve apo transfuzioneve jo të sigurta. Infeksioni kalon dhe nga nëna tek fëmija, ose nëpërmjet kontaktit seksual. Infeksioni nëpërmjet këtyre rrugëve të transmetimit mund të parandalohet nga disa intervente të testuara dhe mjaft efektive. Është e rëndësishme për gjithsecilin që të jenë të kujdesshëm dhe të mësojnë si të mbrohen nga infektimi me virusin e hepatitit.

Në ditën Botërore të Hepatitit, 28 Korrik 2015, OBSH dhe partnerët e tjerë do të nxisin politikëbërësit, punonjësit e shëndetësisë dhe publikun e gjerë të veprojnë tani që të parandalojnë infeksionin dhe vdekjet nga hepatiti.

Hepatiti Viral – një grup sëmundjesh  infektive të njohur si hepatiti A, B, C, D, dhe E – prek qindra million njerëz në mbarë botën, që shkaktojnë sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë e cila çon në vdekje rreth 1.5 milion njerëz çdo vit, vdekje të shkaktuara kryesisht nga  hepatiti B dhe C. Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk kanë informacion si ta bëjnë këtë.

Në ditën e Botërore të Hepatitit, evente të ndryshme zhvillohen në mbarë botën duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe hepatitit C.

Në Ditën Botërore të Hepatitit, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka ndjekur nga afër testimin vullnetar të qytetarëve për këtë virus në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve nr. 3 të Tiranës.

Në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese në këtë ditë dhe gjatë gjithë javës në vijim, Instituti i Shëndetit Publik, ndërmjet aktiviteteve të tjera ndërgjegjësuese për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral, po kryen edhe promovimin e testimit vullnetar të virusit të hepatitit në tre qendra shëndetësore të Tiranës dhe në disa QSH në Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Data 28 Korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit në nder të ditës së lindjes së Profesorit dhe Nobelistit Baruch Samuel Blumberg, zbulues i virusit së hepatitit B dhe zbulues i vaksinës së parë për hepatitin B.

Disa fakte:

1.45 milion Numri i vdekjeve cdo vit nga hepatiti viral. 81%

Përqindja e fëmijëve të vaksinuar dhe të mbrojtur nga ineksioni i hepatitit B në mbarë botën.

2 milion

Numri i infektimeve me hepatit B dhe hepatit C të transmetuara nga injeksione jo të sigurta, në harkun kohor të një viti.

MESAZHET KYÇE NË DITËN BOTËRORE TË HEPATITIT 2015
Parandalo Hepatitin – njihu me risqet

Gjak dhe injeksione jo të sigurta si edhe përdorimi i pajisjeve të injeksionit te medikamenteve që ndahen me të tjerët mundet të rrezultojnë të gjitha në infeksion me hepatit.

Parandalo Hepatitin – kërko injeksione të sigurta

2 milion njerëz në harkun e një viti infektohen nga hepatiti nga injeksione jo të sigurta. Përdorimi i shiringave sterile dhe një përdorimshe është një masë parandaluese.

Parandalo Hepatitin – vaksinimi i fëmijëve

Përafërsisht 780  000 persona vdesin çdo vit nga infeksioni me hepatit B. Një vaksinim i sigurt dhe efektiv  ështe masë mbrojtëse për hepatitin B që vlen për gjatë gjithë jetës së një individi.

Parandalo Hepatitin – bëj analizat, merr mjekim

Medikamentet efektive për trajtimin e hepatitit B dhe kura për hepatitin C, ekzistojnë. Të cilat mund ti gjeni dhe në Listën e Barnave të Rimbursueshme. Listën e gjeni të bashkëngjitur më poshtë.

Parandalo Hepatitin Pdf

Terapi per hepatitin- Lista e Barnave Pdf

Informacion i zgjeruar – ISHP

 

Rritet transparenca, ja pikat e kontratës që ndryshojnë.

Kontratat e përmirësuara me FSDKSH hyjnë në fuqi më 1 gusht 2015

Tiranë, 24.07.2015 – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka rishikuar rregulloren e të gjithë proçedurës së rimbursimit të barnave, duke vendosur elementë të rinj transparence për të gjitha hallkat e procesit. Rregullat e reja janë reflektuar edhe në kontratat me depot dhe farmacitë për vitin 2015. Shtojcat e kontratës u miratuan në mbledhjen e datës 24.07.2014 të Këshillit Administrativ të FSDKSH-së dhe do të hyjnë në fuqi duke filluar nga data 1 gusht 2015.

Masat e reja të parashikuara në kontratë janë një hap cilësor drejt rritjes së shkallës së transparencës dhe parandalimit të mundësive për abuzime me barnat e rimbursueshme.

Ndryshimet e miratuara reflektojnë konstatimet e Njësisë Anti-Korrupsion pranë Këshillit të Ministrave, që synojnë shmangien e çdo mundësie për rimbursimin e recetave që nuk janë të plotësuara në mënyrë të saktë, si nga pikëpamja formale, ashtu edhe përsa i përket përmbajtjes së tyre.

Në ndryshim nga kontrata e mëparshme, e cila parashikonte një afat 48-orësh, brenda të cilit, farmacia mund t’i merrte recetat, t’i korrigjonte dhe t’i kthente përsëri në Drejtorinë Rajonale përkatëse të Fondit, me qëllim shmangien e abuzimeve të mundshme, kjo pikë e kontratës është hequr. Pra, me kontratat e reja, nuk parashikohet mundësia e kthimit të recetave për korigjime. Në rast se receta do të ketë parregullsi, ajo nuk do të rimbursohet.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm lidhet me fenomenin e zgjidhjes dhe rilidhjes së kontratave, pasi u konstatua se shumë subjekte bënin zgjidhje kontrate dhe rilidhje të tyre pas disa ditësh, një praktikë abuzive kjo, për të humbur gjurmën e kontrolleve me inventarizim. Me rregullat e reja, hiqet koncepti i zgjidhjes së kontratës me marrëveshje të palëve. Në rast se subjekti zgjidh kontratën, ai nuk do të ketë më të drejtë ta rilidhë atë për një periudhë 1-vjeçare.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe futja e konceptit të fatures tatimore. Deri më sot, nuk është kërkuar prerja e një fature tatimore nga subjektet, ndonëse ka edhe raste që farmaci të konsoliduara e depozitojnë një dokument të tillë. Me kontratat e reja, fatura tatimore është, tashmë, një detyrim ligjor.

Për të rritur shkallën e transparencës së verifikimit të recetave me rimbursim, në drejtoritë Rajonale të Fondit do të gjurmohet lëvizja e dosjes  së çdo subjekti farmaceutik nga njëri kontrollor, tek tjetri.

Kontratat e përmirësuara synojnë rritjen e transparencës në çdo hallkë të procesit të rimbursimit, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm me listën e barnave të rimbursueshme.

 

Njoftime Qershor 2015

Në të gjithë botën 26 qershori simbolizon ditën ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, e caktuar për herë të parë në 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

Për vitin 2015 Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Trafikimit të drogave dhe krimit (UNODC) ka publikuar fushatën e saj sensibilizuese me sloganin “Le të zhvillojmë jetët tona- komunitetet tona- identitetet tona – pa drogë”. Ajo ka publikuar edhe një broshurë informative me temë “ Get the Facts about Drugs”, ku trajtohen disa nga drogat e paligjshme shumë të dëmshme që përdoren gjerësisht, që rrit më tej ndjeshmërine ndaj sfidës së madhe që këto droga përfaqësojnë për shoqërinë si të tërë, por kryesisht për të rinjtë. Synon të nxisë keto të rinj që si fillim të kenë prioritet shëndetin e tyre dhe të mos përdorin drogat.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Sipas të dhënave të UNODC, rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.
Edhe në Shqipëri ky fenomen është prezent dhe paraqet problemet e tij. Sipas studimeve të ekspertëve në këtë fushë (ISHP, 2011), gjykohet se, numri i personave të cilët kanë përdorur të paktën një herë substanca psikoaktive të paligjshme variojnë midis 40.000- 60.000. Ndërsa numri i personave të cilët kanë patur probleme si pasojë e përdorimit dhe abuzimit me substanca të paligjshme (PDU) në të gjithë vendin është diku te 5000-7500.
Për të parandaluar këtë fenomen , është punuar mbi një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse, e cila është produkt i pjesëmarrjes së të gjithë institucioneve qeveritare të përfshira në luftën kundër drogës, si dhe organizatave jo-qeveritare, dhe me një mbështetje të madhe nga ekspertët e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
Strategjia njeh natyrën serioze të problemit të drogës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe pranon se suksesi mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve të të gjitha palëve vepruese, konkretisht të qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerëve.

 

Ditën e premte, datë 12.06.2015 u mblodh Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili vendosi me vendim nr. 30 për miratimin e komandimit të Znj. Milva Ekonomi në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deri në zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm.

Znj. Ekonomi aktualisht mban postin e Zv. Ministres së Shëndetësisë. Ajo vjen nga një eksperiencë pune shumëvjecare në institucionet shtetërore dhe projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizata të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, World Bank, Dfid, dhe FMN.
Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile.

 

Në emër të dinjitetit tim personal, në shprehje të përgjegjshmërisë më të lartë institucionale, me dëshirën për t’i hapur plotësisht rrugën cdo hetimi dhe me vullnetin për të ruajtur dhe forcuar emrin e mirë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor: “Deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij Fondi, i bindur se krijoj kështu klimën më të mirë institucionale për mbarëvajtjen e reformës në shëndetësi dhe për luftën e domosdoshme kundër korrupsionit. Jam krenar për arritjet e shënuara në këtë periudhë 20 mujore gjatë së cilës kam drejtuar një prej Enteve më të rëndësishëm në zemër të reformës më të vështirë të ndërmarrë nga një administratë politike. Në dokumentat bashkëngjitur do të gjeni të plotë arritjet e kësaj periudhe, e cila ka qenë e vështirë, plot me sfida dhe me shumë kënaqësi që prodhon puna e përbashkët. Falenderoj çdo bashkëpunëtor që ka qenë pranë meje me kontributin e tij dhe jam i bindur se arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe nga stafi që kam drejtuar, janë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme.

 

Në lidhje me hetimin penal të kërkuar prej meje si Drejtor i Përgjithshëm për shpërdorimet dhe përfitimet e paligjshme nga skema e rimbursimit të disa subjekteve farmaceutike, i takon institucioneve  të  drejtësisë  t’i  shkojnë  deri  në  fund  politikës  “zero  tolerancë”  ndaj korrupsionit, që unë kam zbatuar në krye të Fondit. Për arsye të sekretit hetimor kam zgjedhur gjatë kësaj periudhe të mos flas publikisht. Me  përfundimin  e  projekt-raportit  auditit  kam  dërguar  pranë  Drejtorisë  së  Tiranës rekomandimet per masat organizative, disiplinore dhe  administrative, të cilat mendoj që do të mundësojnë mirë-administrimin e kësaj drejtorie. Jam i bindur se pasardhësi im në detyrë do t’i ketë ato përparësi të punës së tij. Duke  falenderuar  personalisht  të  gjithë  ata  që  patën  besim  tek  unë  dhe  më  mbështetën moralisht dhe institucionalisht, mbetem i bindur se cdo arritje e secilit është një hap më tej i vendit dhe i qytetarëve të tij drejt një standardi më të lartë e më të merituar jetese.

Me respekt Dr. Astrit Beci

Tiranë, 11.06.2015

 

Dita ndërkombëtare e mjedisit  është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e përgjithëshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vemendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

5 qershori  u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB -s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Për më tepër informacion mund të vizitoni linkun e mëposhtëm:

http://www.ishp.gov.al/ishp03/event/5-qershor-2015-dita-boterore-e-mjedisit/

 

Kryeministri Rama lajmëroi nga Vlora ofrimin e shërbimit mjekësor 24 orë gjatë sezonit turistik. Në një takim të gjerë me profesionistët e shëndetit, ku merrnin pjesë dhe Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci, Kryeministri deklaroi se për herë të parë, do të hapen 22 pika të reja shëndetësore për kujdes shëndetësor dhe emergjenca gjatë sezonit të verës. Financimi do të mundësohet nga FSDKSH për barna dhe shërbim shëndetësor.

Qendrat shëndetësore që do të ofrojnë shërbim shëndetësor të pandërprerë gjatë sezonit turistik, me pikat përkatëse.

Zona QSH
Qarku Kukës, Tropojë
Valbonë QSH   Margegaj
Qarku Shkodër
Theth QSH Shalë
Razëm QSH Shkrel
Velipojë QSH   Velipojë
Qarku Lezhë
Shëngjin QSH Shëngjin
Qarku Durrës
Plazhi i   Currilave QSH Nr.1
Plazhi   Durrës QSH Nr. 6
Gjiri i   Lalzit QSH Ishëm
Shkëmbi i   Kavajës QSH Nr. 6
Qarku Tiranë, Kavajë
Plazhi   Golem QSH Golem
Mali i   Robit QSH Golem
Qarku Fier
Plazhi   Divjakë QSH Divjakë
Plazhi Darëzes QSH Ndërmenas
Qarku Vlorë, Vlorë
Plazhi Zvërnec QSH Komuna   Qendër (Zvërnec)
Plazhi i   Vjetër QSH Nr. 3
Plazhi i   Radhimës QSH Orikum
Plazhi i   Dhërmiut QSH Himarë
Plazhi   Himarë QSH Himarë
Plazhi   Qeparo QSH Himarë
Qarku Vlorë, Sarandë
Plazhi   Ksamil+Pasqyrat QSH Ksamil
Plazhi i   Vjetër QSH Sarandë
Qarku Korçë, Pogradec
Plazhi   Pogradec QSH   Pogradec

 

Përmbyllet Java Botërore e luftës kundër duhanit me ndarjen e çmimeve të konkursit “Nje vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme” për punimet më të mira në pikturë të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe shpalljen e ekipit fitues të ndeshjeve mes shkollave të mesme të Tiranës – shkollën “Sami Frashëri”.

Në këtë aktivitet të zhvilluar në Ditën Botërore Pa Duhan, mori pjesë ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci, Drejtuesja e Zyrës së OBSH në Tiranë, dr. Ledia Lazëri, Kryeinspektori i ISHSH, Dr. Eltar Deda si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe nxënës të shkollave të mesme të Tiranës.

Drejtuesja e Zyrës Rajonale të OBSH-së, znj. Ledia Lazeri përcolli vlerësimin e OBSH-së për punën e bërë në zbatim të ligjit antiduhan, duke përgezuar masat komplekse të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësise dhe shoqëria civile për të luftuar duhanpirjen.

Në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është vlerësuar me Çmimin më të lartë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit, si shenjë e vleresimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kunder epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj e vlerësoi cmimin e OBSH-së duke dashur ta ndajë atë me të gjithë shqiptarët që u bënë pjesë e zbatimit me rigorozitetet të ligjit antiduhan. Ai falenderoi gjithashtu Qeverinë dhe Parlamentin për miratimin e ndryshimeve ligjore në funksion të zbatimit më të mirë të ligjit antiduhan, Inspektoriatin shëndetësor dhe posaçërisht median dhe shoqërinë civile që u bënë pjesë e rëndësishme e kësaj beteje kundër duhanpirjes.

 

Një në çdo 10 cigare dhe shumë produkte të tjera të duhanit, të cilat kanë konsum të gjerë mbarëbotëror janë të paligjshme, duke e shëndrruar kështu tregtimin e paligjshëm të duhanit në një shqetësim të madh botëror marrë nga këndvështrime të shumta përfshirë aspektin e shëndetësisë, ligjshmërisë, ekonomisë, qeverisjes dhe korrupsionit. Përfituesit e drejtpërdrejtë nga tregtimi i paligjshëm i duhanit janë, industria e duhanit dhe grupet kriminale, të cilët i lenë njerëzit të paguajnë koston e shëndetit dhe sigurisë së tyre. Ratifikimi nga Qeveritë, i Protokollit të ndalimit të produkteve të paligjshme të duhanit është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur impaktit financiar, ligjor dhe shëndetësor të tregtimit të paligjshëm të këtyre produkteve.

Publiku, akademia dhe sektorë të tjerë mund të ndërmarrin aksione për të bindur ligjvënësit që vendet e tyre të bëhen pjesë e këtij Prokolli.

Synimet e fushatës së Ditës Botërore kundër duhanit 2015 janë:

1. Dëmet në shëndetin e njerëzve

Rritja e ndërgjegjësimit për dëmet që sjell në shëndetin e njerëzve tregtimi i produkteve të paligjshme të duhanit, veçanërisht tek të rinjtë dhe tek grupet me të ardhura të ulta, duke qenë se konsumi i këtyre produkteve është rritur si pasojë e ofrimit me çmim të ulët.

2. Paralajmërime për shëndetin dhe masa të tjera

Informimi i popullatës mbi programet për kujdesin shëndetësor dhe politikat për kontrollin e duhanit si: rritja e taksave dhe çmimit të produkteve të duhanit, shifrat paralajmëruese për shëndetin dhe masa të tjera të cilat kanë nevojë të ndërmerren.

3. Tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit

Të tregojmë se si industria e duhanit është përfshirë në tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit.

4. Mjete për pasurimin e grupeve kriminale

Të nënvizohet fakti se si tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit është një mjet për grumbullimin e pasurive shumë të mëdha të grupeve kriminale me qëllim financimin e veprimtarive të tjera kriminale, përfshirë këtu drogën, trafikimin e qenieve njerëzore dhe të armëve, si edhe terrorizmin.

5. Protokoll për ndalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit

Të promovohet ratifikimi për hyrjen në fuqi dhe përdorimin e Protokollit të ndalimit të tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit nga të gjitha Palët në kuadrin e Konventës së OBSH-së për Kontrollin e Duhanit.

Përmbledhje

Tregtimi i paligjshëm i produkteve të duhanit shkakton shqetësime të mëdha shëndetësore, ekonomike dhe të sigurisë në mbarë botën. Është vlerësuar se 1 nga 10 cigare dhe produkte të duhanit që konsumohen në botë, tregtohet në mënyrë të paligjshme.

Kjo është arsyeja që lufta kundër shitjes së duhanit të paligjshëm është tema e OBSH-së këtë vit në ditën botërore kundër duhanit. Një objektiv kryesor i fushatës është lobimi për ratifikimin dhe zbatimin e Protokollit të ndalimit të tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit nga qeveritë.

 

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm, Dr. Astrit Beci përuruan Njësitë e Lëvizshme të Check-Up si pjesë e programit të kontrollit mjekësor bazë në komunën Shkrel të Shkodrës.

Këto njësi të lëvizshme, sipas një kalendari të caktuar, do të mbulojnë të gjitha fshatrat që i kanë larg vendbanimet nga qendrat shëndetësore, dhe më pas të gjithë qarkun e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërinë.

Kjo do të jetë një mundësi e artë për banorët, të kontrollojnë shëndetin e tyre të paktën një herë në vit dhe ta spostojmë vëmendjen tek shërbimi parësor shëndetësor dhe shëndeti i tyre.

Njoftime Maj 2015

Banorët e Razmës dhe Thethit në zonën malore të Alpeve, por edhe turistët që vizitojnë këto treva, do të kenë mundësi të përfitojnë tashmë një shërbim cilësor shëndetësor të standardeve të larta. Një investim i projektit të kompanisë së telefonisë AMC dhe Zyrës GIZ për të modernizuar ambulancat në Alpet e Shqipërisë, pajisi me me mjete moderne shëndetësore dhe komunikimi qendrat shëndetësore të këtyre zonave të mirënjohura të turizmit malor në vend.

Të dyja këto zona turistike kanë pasur nevojë për një qendër shëndetësore moderne dhe me pajisje të mira, pasi gjatë gjithë vitit këtu ka vizitorë dhe fluksi i turistëve është gjithnjë e në rritje, kështu që seti i pajisjeve moderne mjekësore të mundësuara nga ky projekt përmban të gjitha mjetet e nevojshme si vendosjen e një kompjuteri, lidhjen e qëndrueshme të shërbimit të Internetit dhe kamerën, me të cilat punonjësit e ambulancës mund të komunikojnë me Spitalet Rajonale të Shkodrës dhe Tiranës.

Qendra shëndetësore e Razmës është përfshirë në një listë me 22 qendra shëndetësore ku do të përforcohet shërbimi shëndetësor nga 1 qershori deri më 31 gusht me shërbim 24 ore dhe me pajisje të reja, me furnizim me barna dhe materiale mjekësore shtesë, në mënyrë që t’i përgjigjemi nevojave që ka ky sezon turistik.

 

Është prezantuar dje nga Kryeministri i Shqiperise z.Edi Rama, portali unik qeveritar e-Albania. Ky portal shërben si një portë, nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Ky portal, së bashku me platformën qeveritare të ndërveprimit mes institucioneve,  me 150 shërbime te reja  nga 12 që kishte në 2013, ofron shërbime elektronike për qytetarët, bizneset madje dhe vetë nëpunësit, nëpërmjet një pike të vetme kontakti, që nga pagesa e taksave, faturave të energjisë, regjistrimin e një biznesi e shumë të tjera.

Në këtë prezantim mori pjesë dhe Drejtori i përgjithshëm i FSDKSH z. Astrit Beci.  Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është një nga institucionet  në listën e institucioneve për dhënie të shërbimeve kryesore.

Në një kohë të shkurtër është realizuar një transformim rrënjësor në drejtim të modernizimit të marrëdhënieve të institucioneve me qytetarët si edhe të ndërveprimi mes institucioneve, për një shërbim shumë më transparent, shumë më të shpejtë, shumë më cilësor për qytetarët, por mbi të gjitha për një shtet që në tërësinë e vet është shumë më i paprekshëm nga korrupsioni.

Adresa e portalit e-albania është: www.e-albania.al .

 

Nga data 15-18 Maj 2015, në ambientet e Hotel Tirana International & Conference Center, u mbajt Kongresi II Ballkanik i Anestezi- Reanimacionit me temë “Tematikat Aktuale në Anestezi dhe në Kujdesin Intensiv”.

Në këtë aktivitet përkrah profesorëve të njohur të Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi, Greqisë, Maqedonisë, Italisë, Kosovës etj. dhe specialistëve të ndryshëm në lidhje me fushën në fjalë, ishte pjesëmarrës edhe Dr. Astrit Beci, i cili referoj një punim shkencor në fushën e Okulistikës me tematikë: “Anestezia Lokale në kirurgjinë e segmentit anterior të syrit dhe komplikacionet e saj”.

Tema e tij u fokusua mbi:

  • avantazhet dhe disavantazhet e anestezisë lokale vs. asaj totale;
  • shenjat, simptomat dhe komplikacionet që vijnë nga anestezia lokale gjatë ndërhyrjes kiriurgjikale në këtë segment të syrit;
  • kriteret themelore që duhet të kenë parasysh kirurgët e syrit gjatë ndërhyrjes së kirurgjikale.

Tematikat u trajtuan në një aspekt të gjerë, gjë që nxiti diskutime dhe pyetje të shumta rreth eksperiencave te specialistëve të ndryshëm në lidhje me fushën në fjalë.

 

Ditën e djeshme, datë 11.05.2015, ora 19.30 u zhvillua ceremonia e hapjes zyrtare të Panairit të 1-rë të Teknologjisë në Shqipëri “High-Tech Show 2015”, në të cilin prezantohen për herë të parë risitë teknologjike në shërbimet publike.

Pas fjalëve përshëndetëse nga Zv.Kryeministri Z.Niko Peleshi, Ministria Inivacionit Znj. Milena Harito dhe Administratori i TiranaEXPOCentre Z.Loritan Prespa, një cocktail i përgatitur për të pranishmit çeli siparin e këtij edicioni.

FSDKSH mori pjesë në këtë panair me një prej risive të këtij viti – kartën e shëndetit.

Në dy ditët në vijim, në stendën tonë do të mund të gjeni të ekspozuar të gjitha materialet informuese mbi kartën e shëndetit, si dhe materiale të tjera promocionale të Fondit si fletëpalosje të fushatës sensibilizuese “Si je?”, Revista “Fokus”, informacione mbi paketat shëndetësore, libri “Kush Paguan” Financimi i shërbimeve shëndetësore në Shqipëri (botimi më i ri i Fondit), etj.

Për më tepër informacion Ju ftojmw t’i drejtoheni Qendrës Tirana EXPO Centre dhe stendës sonë ku do të keni mundësinë të takoheni me specialistët tanë dhe të merrni  një informacion më të specializuar mbi kartën e shëndetit dhe hapat që ju duhet të ndiqni për tu pajisur me këtë kartë.

 

Drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci inspektoi zbatimin e programit të Kontrollit Mjekësor Bazë pa pagesë për personat e grupmoshës 40–65 vjeç në qytetin e Lezhës. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tusha, panë nga afër ecurinë e Kontrollit Mjekësor Bazë.

Drejtori i FSDKSH u shpreh: “Ky është një nga angazhimet themelore të programit të Qeverisë, me synim përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë personat rezidentë në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm për të shkuar drejt mbulimit shëndetësor universal”. Ndërsa z. Tusha falenderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe FSDKSH për punën e bërë në ofrimin e shërbimeve falas për të gjithë popullatën.

Kontrolli Mjekësor Bazë do të shtrihet në të gjithë territorin. Drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH-së dr. Astrit Beci dhe drejtori Rajonal i Fondit në Lezhë, Ermal Pacaj inspektuan edhe Qendrën Shëndetësore në Balldren të Lezhës.

 

Ditën e hënë, datë 20 prill 2015, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, në mbështetje të fushatës sensibilizuese për Kontrollin Mjekësor Bazë “Si je”.

Fillimisht përfaqësuesit e FSDKSH zhvilluan një takim me Drejtoreshën e shkollës “Sami Frashëri” dhe një pjesë të stafit të kësaj shkolle, ku u bë një prezantim mbi misionin e FSDKSH dhe iniciativat e tij. Aty u vu theksi në rolin që duhet të luajnë nxënësit dhe të rinjtë, për sensibilizimin e komunitetit të prindërve dhe anëtarëve të familjeve të tyre ndaj fushatës “Si je” dhe nismave të tjera të ngjashme, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit komunitar.

Në vijim u zhvillua një takim me nxënësit organizatorë të këtij projekti. Takimi u hap me një prezantimin mbi rëndësinë e kontrollit mjekësor bazë, të realizuara nga vetë nxënësit, me asistencën e punonjësve të FSDKSH. Më pas z. Aurel Voda, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun u foli pjesëmarrësve në mënyrë të detajuar, në lidhje me elementet bazë  të paketës “Si je”, si dhe për rëndësinë e kryerjes së kontrolleve mjekësore të rregullta për grup moshat 40 deri 65 vjec.

Gjithashtu, ju vu theksi rëndësisë që kanë iniciativa të tilla organizuar nga nxënësit e shkollave, në sensibilizimin e komunitetit të prindërve dhe të afërmve të tyre. Një cështje tjetër e trajtuar ishte dhe domosdoshmëria e përfshirjes së edukimit fizik të vazhdueshëm në kurrikulat mësimore, si një aktivitet mjaft i dobishëm për shëndetin e cdo moshe dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve.

Nga ana e nxënësve u bënë pyetje në lidhje me arsyet e kufizimit të moshës deri ne 65 vjec për kryerjen e kontrolleve, si dhe mbi mundësinë e realizimit të tyre  pranë spitaleve private. Të gjitha pyetjet u sqaruan nga ana e përfaqësuesve të FSDKSH.

Mendohet që ky projekt të shtrihet edhe në shkolla të tjera, duke qenë se posta më e mirë për shpërndarjen e informacionit janë vet brezat e rinjë.

 

Paketat shëndetësore të Kardiologjisë këtë vit do të ofrohen edhe në dy qendra shëndetësore publike, përveç QSUT-së. Bëhet fjalë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë si dhe Spitalin Rajonal Shkodër

Paketat shëndetësore të Kardiologjisë do të ofrohen edhe në dy qendra shëndetësore publike, përveç QSUT-së. Bëhet fjalë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë si dhe Spitalin Rajonal Shkodër.
“Do të kemi tre qendra publike, që në radhë të parë shtojmë kujdesin për qytetarët. Po t’i shtojmë edhe rreth 1 mijë proçedura që i kemi të programuara me buxhetin e Fondit (FSDKSH) tek privatët, ne arrijmë në 2015-n dyfishimin për dy vjet. Mund të duket si statistikë, por janë 2 mijë njerëz më shumë në 2015-n, në krahasim me 2013-n, që me paratë publike, ose në spitalet publike, ose në spitalet jopublike të financuara nga Fondi me paratë publike, do të arrijnë të marrin këtë shërbim”, u shpreh ministri i Shëndetësisë në takimin me shërbimin e Kardiologjisë në QSUT.
Po cila është rruga që do të ndjekë pacienti për përfitimin e paketave:
Pacientët do ta përfitojnë shërbimin sipas një listë-pritje me rregulla të qarta e transparente. Rruga qe duhet te ndjeke pacienti nis nga zbatimi I sistemit te referimit per te patur konsulten e sherbimit perkates (të nefrologjisë, kardiologjisë, kardiokirurgjisë ose ORL-së). Vendimin nese pacienti ka nevoje per nje pakete sherbimi, e merr pikerisht sherbimi perkates ne QSUT. Më pas pacienti drejtohet ne zyrat e Fondit ku ben regjistrimin. Pacienti fillimisht regjistrohet në institucionet shëndetësore publike në përputhje me kapacitetet e lira të raportuara pranë zyrës së Fondit dhe në rast se, në datën e përcaktuar, nuk ka vende të lira në institucionin shëndetësor publik, atëhere nëpunësi i autorizuar i sektorit bën rregjistrimin e pacientit në mënyrë të barabartë në institucionet shëndetësore private të kontraktuara nga Fondi. Pacientit i merren të dhënat anagrafike dhe adresa, për t’u kontaktuar më pas nga Fondi në momentin e krijimit të mundësisë për marrjen e shërbimit.

 

U mbyll me sukses panairi ndërkombëtar “Medical expo” i cili u mbajt nga data 19-21 Mars 2015, në ambjentet e “ish-Praktiker”, Tiranë me tematikë “Promovimi i Shëndetësisë dhe Industrisë Shëndetësore në Shqipëri”, ku mori pjesë me një stendë të posaçme edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky panair ofroi një mundësi pikëtakimi për të gjitha hallkat që përfshin sot sektori shëndetësor në Shqipëri e më gjerë.

Në stendën tonë u ekspozuan të gjitha materialet promocionale të Fondit si fletepalosje të fushatës sensibilizuese “Si je?”, Kartës së shëndetit, Revista “Focus”, informacione mbi paketat shëndetësore, libri “Kush Paguan” Financimi i shërbimeve shëndetësore në Shqipëri (botimi më i ri i Fondit), etj.

Panairi u hap për publikun e gjerë dhe stenda e Fondit u vizitua nga vizitorë të ndryshëm  të cilët shprehën interesin e tyre për paketat që ne ofronim si karta e re e shëndetit, check up apo edhe për paketat shëndetësore. Të gjithë vizitorëve ju ofrua një shpjegim i hollësishëm dhe profesional nga ana e punonjësve tanë, si dhe u shpërndanë fletëpalosjet që kishim ekspozuar në stendë.

Ky panair u frekuentua edhe nga përfaqësues të nivele të larta të shëndetësisë si Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Milva Ekonomi, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kudjesit Shëndetësor, Dr. Astrit Beci, Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Znj. Ogerta Manastirliu dhe shumë personalitete të tjerë të shquar në fushën e shëndetësisë.

 

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) prezantoi disa nga arritjet e tij, në analizën vjetore të zhvilluar të premten, me praninë edhe të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe drejtues të institucioneve shëndetësore në vend.

Disa nga arritjet e FSDKSH të prezantuara nga Drejtori i Përgjithshëm, dr. Astrit Beci në analizën vjetore, e cila -sikurse u shpreh drejtori i Fondit- përkon dhe me 20 vjetorin e Institucionit.

Analiza vjetore e FSDKSH

  • Karta e shëndetit – 100 mije persona kanë përfituar deri tani
  • Perfituesit nga paketat:

Rreth 900 pacientë që kryejnë dializën në 4 spitale publike dhe 3 spitale private;

350 ndërhyrje nga 1 dhjetori 2014 deri më sot të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, me financim 100% nga FSDKSH;

12 transplante të veshkave të kryera me sukses në spitalet private, po ashtu me financim të plotë nga FSDKSH.

  • Lista e barnave:

Gjatë 2014, bëmë të mundur që me të njëjtin fond, të pasuronim listen e barnave të rimbursueshme me 56 barna të reja, vetëm falë mirëmenaxhimit dhe procesit të negociimit. Edhe këtë vit, lista është pasuruar me 29 barna të reja, rreth 12 prej të cilave janë principe të reja aktive, mes te cilave barna per semundje te renda si ato onkologjike dhe gastro-hepatologjike.

Fjala e Dr. ASTRIT BECI, DREJTOR I PËRGJITHSHËM i FSDKSH

Një vit më parë, në analizën vjetore të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një nga objektivat afatshkurtër ishte lehtësimi i procedurave dhe eliminimi i burokracive të shumta, për marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Për këtë arsye, një vit më parë ngritëm një grup pune për implementimin e kartës së shëndetit, si një mundësi e lehtësimit të procedurave për pacientët dhe rikthim të rolit që i takon mjekut të familjes. Në ditët e fundit të vitit 2014, sikurse kishim premtuar, nisëm shpërndarjen e kartave të para të shëndetit.

Sot që flasim, janë rreth 100 mijë persona që janë pajisur me kartë shëndeti, duke shënuar një nga sukseset më të mëdha të FSDKSH gjatë vitit 2014.

Së bashku me mundesine për dhënien e barnave me rimbursim për periudha deri në 2-mujore si dhe implementimin e recetës së unifikuar, do të zbusin një plagë të madhe të sistemit – burokracitë në marrjen e shërbimit shëndetësor.

Por duhet theksuar se, një nga rritjet më të rëndësishme të FSDKSH-së këtë vit, ishte ofrimi i paketave të disa shërbimeve të nefrologjise dhe kardiokirurgjisë, sipas kostove të përcaktuara drejt, si në spitalet publike ashtu edhe në ato jopublike. Kur nisëm punën për kostifikimin e paketave shëndetësore nga MSH, FSDKSH së bashku me një grup mjekësh elitë në QSUT rreth 1 vit më parë, ishim të vetëdijshëm për punën e madhe dhe të vështirë që na priste. Sot, jemi këtu me një premtim të mbajtur, atë të ofrimit të paketave të para shëndetësore, të cilat financohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sigurisht financimi dhe realizimi i këtyre ndërhyrjeve, po kryhet fillimisht në sektorin publik, por dihet se,  kryesisht problemet e veshkave dhe ato kardiokirugjike, janë sëmundje me incidencë të lartë dhe nevojat e popullatës për këto ndërhyrje nuk arrijnë të plotësohen nga spitalet publike. Për këtë arsye, për rastet që janë përtej kapaciteteve të institucioneve shëndetësore publike, FSDKSH nisi t’i financojë këto paketa edhe në spitalet jopublike, duke mbuluar koston e plotë të ndërhyrjes për pacientët.

Përfitues të drejtpërdrejtë deri më sot – janë:

Rreth 900 pacientë që kryejnë dializën në 4 spitale publike dhe 3 spitale private;

350 ndërhyrje nga 1 dhjetori 2014 deri më sot të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, me financim 100% nga FSDKSH;

12 transplante të veshkave të kryera me sukses në spitalet private, po ashtu me financim të plotë nga FSDKSH.

Lista e barnave të rimbursueshme, është gjithashtu një paketë shumë e rëndësishme e FSDKSH-së. Gjatë vitit 2014, ne futëm një frymë të re bashkëpunimi dhe shkëmbimi mendimesh me të gjitha katedrat universitare si dhe u negociua për çmimet e barnave. Bëmë të mundur që me të njëjtin fond, të pasuronim listen e barnave të rimbursueshme me 56 barna të reja, vetëm falë mirëmenaxhimit dhe procesit të negociimit. Edhe këtë vit, lista është pasuruar me 29 barna të reja, rreth 12 prej të cilave janë principe të reja aktive, mes te cilave barna per semundje te renda si ato onkologjike dhe gastro-hepatologjike.

Po gjatë vitit 2014, u konkretizua puna për një prej premtimeve madhore të Qeverisë: Kontrolli Mjekësor Bazë për popullatën 40-65 vjeç. Aktualisht FSDKSH po e financon këtë shërbim, pas realizimit të paketës dhe procedures se koncesionit nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky është hapi i parë madhor drejt mbulimit universal, për t’i qëndruar premtimit se, ofrimi i kujdesit shëndetësor bazë për të gjithë popullatën është një e drejtë, jo një privilegj!

Si ndryshe më parë, këte vit Fondi i Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shëndetësor, në analizen vjetore, mbështeti iniciativen e Fondacionit “Down Sindrome” Albania, në kuadër të 21 Marsit, Dites Botërore të Sindromës Down.

Në ambientet e Hotel “Sheraton”, ku u zhvilluar aktiviteti i analizës vjetore, gjendej dhe një panel me materiale sensibilizuese dhe produkte të dedikuara për ketë dite. Gjithë stafi i FSDKSH kontribuoi financiarisht në mënyre masive, duke dhuruar vullnetarisht në mbeshtetje të femijeve me sindromën down, duke iu bashkangjitur kështu qëllimit të institucionit për të rritur përgjegjësine sociale ndaj komunitetit.

“Ulen ndjeshëm çmimet e barnave”- deklaroi nga Lezha drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH-së, dr, Astrit Beci, në analizën vjetore të punës së këtij rajoni.

Drejtoria Rajonale e Fondit Lezhë, zhvilloi analizën vjetore të punës për vitin 2014, ku u diskutua ecuria e rimbursimit të barnave, ecuria e kartës së shëndetit dhe kontrolli i subjekteve me kontratë me drejtorinë rajonale të FSDKSH. I pranishëm në këtë takim me pjesëmarrje të gjerë, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH, dr. Astrit Beci. Drejtori i Fondit deklaroi se po ulen ndjeshëm çmimet e barnave falë politikave që po zbaton Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu z. Beci u ndal tek ecuria e kartës së shëndetit, të cilën deri tani e kanë përfituar 20 mijë persona dhe procesi po ecën me ritme shumë të mira.
Fjala e Dr. Astrit Beci, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në analizën vjetore Lezhë:
“Përgëzoj drejtuesit rajonalë për organizimin dhe do të doja të ndaja me ju disa arritje tonat për vitin 2014. Sikurse e kishim premtuar, në fund të vitit 2014, arritëm të zbatonim një prej projekteve më të rëndësishme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor – kartën e shëndetit. Deri tani, sikurse e dini, duhej të kishe një librezë shëndeti për të përfituar shërbimet shëndetësore nga skema e sigurimeve. Por një nga vështirësitë me të cilat përballeshin pacientët ishte vonesa në marrjen e shërbimit. Vështirësi që kishin dhe mjekët, të cilët duhet të rishkruanin 3 herë mjekimin për pacient në fletën e librezës së shëndetit, në recetë dhe në kartelën mjekësore. Po kështu farmacisti shpenzonte kohë të tepërt gjatë dhënies së barnave të rimbursueshme, me ri plotësim të recetës dhe fletëve të librezës shëndetësore. Kur u konceptuan këto procedura, ishte koha e një Bote të ndërtuar rreth letrave. Kur u emërova në këtë detyrë, një nga shqetësimet e para si mjek ishte lehtësimi i procedurave dhe eliminimi I burokracive, duke përdorur teknologjinë e informacionit.
Për këtë arsye, një vit më parë ngritëm një grup pune për të parë mundësinë e lehtësimit të procedurave dhe rikthimit të rolit që i takon mjekut të familjes. Sot karta e shëndetit ka nisur të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht janë shpërndarë rreth 20 mijë karta shëndeti. Këtu në Lezhë nga të dhënat tona, janë shpërndarë 1800 kartat e para, të cilat merren pranë drejtorisë sonë rajonale këtu në qytetin e Lezhës.
Por dëshiroj të ndaj me ju edhe një risi tjetër që lidhet me ofrimin e përqendruar të shërbimeve për qytetarët. Karta e shëndetit do te ofrohet si shërbim edhe nga zyra unike one stop shop për shërbime ndaj qytetarit, një projekt madhor i Qeverisë. Një prej zonave ku do të nisë pilotimi është pikërisht qyteti i Lezhës. Por karta e shëndetit është vetëm një nga projektet që realizuam. Ne do të vijojmë gjatë vitit 2015 me ofrimin e 10 paketave të shërbimeve shëndetësore në spitalet publike dhe jopublike për pacientët në nevojë. Gjithashtu do të financojmë një projekt madhor të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që është kontrolli mjekësor bazë për popullatën 40-65 vjeç”.