Njoftim mbi propozimet për ndryshime në LBR për vitin 2019

Në kuadër të hartimit të draftit të Listës së Barnave të Rimbusuara për vitin 2019 (në vijim “LBR”), njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara është deri më datë 15.01.2019, ora 1630. Pas kësaj date propozimet nuk do të pranohen.

Propozimet për ndryshime në LBR duhet të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar. Dorëzimi i propozimeve do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në adresën, Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë, nëpërmjet protokollimit në zarf të mbyllur, drejtuar “Komisionit Teknik të Listës së Barnave të Rimbursuara”.

Materiali shkencor plotësues që shoqëron kërkesën mund të jetë bashkëlidhur, edhe në formë elektronike (CD).

Propozimet, në çdo rast, duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm.

 

FORMATI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIME NË LISTËN E BARNAVE TË RIMBURSUARA

Njoftim mbi indeksimin e çmimeve të barnave të LBR

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton subjektet farmaceutike, të cilat kanë kontratë me FSDKSH, që pritet të ndodhë indeksimi i çmimeve të barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme, bazuar në çmimet CIF 2019, të miratuara nga Komisioni i Çmimeve të Barnave.
FSDKSH fton subjektet farmaceutike me kontratë të marrin masat e nevojshme.
Çdo procedurë do të jetë transparente, në raport me qytetarët dhe subjektet me kontratë me FSDKSH.