Njoftim – Publikohet Lista e Barnave të Rimbursueshme me çmimet e indeksuara

“Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 101 datë 27.02.2019 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 218, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre”, ju informojmë që më datë 01.03.2019 hyn në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme me çmimet e indeksuara, link më poshtë;

LISTA I Lista_I_spitalori_e_indeksuar

LISTA II Lista_II_tregu_i_hapur_e_indeksuar

Përshëndetje Farmacist! KUJDES! Një mesazh i rëndësishëm për Ju!

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton subjektet farmaceutike, të cilat kanë kontratë me FSDKSH se për arsye mirëmbajtje dhe përmirësimi të cilësisë së shërbimit këtë fundjavë (20-21 korrik 2019) do të ketë shkëputje të shërbimit të recetës elektronike Er-X.
FSDKSH, fton subjektet farmaceutike me kontratë të marrin masat e nevojshme në lidhje me downtime-in e krijuar.

Njoftim – Hyri në fuqi Lista e Barnave të Rimbursuara 2019

Lista e barnave te rimbursuara 2019 hyn në fuqi, sipas VKMnr444date26062019 “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe të masës së mbulimit të çmimit të tyre”.

ListaI_Spitalori_LBR2019

ListaII_Tregu I Hapur_LBR2019

KUJDES!
Njoftim i rëndësishëm!
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton subjektet farmaceutike, të cilat kanë kontratë me FSDKSH se pritet, të publikohet Lista e Barnave të Rimbursueshme 2019.
Kjo listë pritet të hyjë në fuqi me datë 01 Korrik 2019.
FSDKSH, fton subjektet farmaceutike me kontratë të marrin masat e nevojshme në lidhje me zbatimin e LBR 2019.
Çdo procedurë do të jetë transparente, në raport me qytetarët dhe subjektet me kontratë me FSDKSH.

Dita Botërore e Shëndetit është një ditë që festohet çdo vit më 7 prill, nën sponsorizimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si dhe organizatave të tjera të lidhura me to.

Në vitin 1948, OBSH mbajti Asamblenë e Parë Botërore të Shëndetit. Kuvendi vendosi të festojë 7 prillin e çdo viti, me efekt nga viti 1950, si Dita Botërore e Shëndetit.

Dita Botërore e Shëndetit është mbajtur për të shënuar themelimin e OBSH dhe është parë si një mundësi nga organizata për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën për një temë me rëndësi të madhe për shëndetin global çdo vit. OBSH organizon ngjarje ndërkombëtare, rajonale dhe vendore në Ditën e Shëndetësisë që lidhen me një temë të veçantë.

Dita Botërore e Shëndetit pranohet nga qeveritë e ndryshme dhe organizatat joqeveritare me interesa në çështjet e shëndetit publik, të cilët gjithashtu organizojnë aktivitete dhe theksojnë mbështetjen e tyre.

 

Aktivitete që do të mbahen në Shqipëri:

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Le të festojmë ditën Botërore të Shëndetit të dielën, datë 7 Prill 2019. Tema e këtij viti është Mbulimi Shëndetësor Universal. Ky event ka për qëllim të ndihmojë qytetarët të kuptojnë çfarë do të thotë Mbulim Shëndetësor Universal dhe cilat janë shërbimet që ofrohen dhe shtrirjen e tyre.

Ky event organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësise dhe HAP

Aktivitete

-Panair shërbimesh shëndetësore;

-Shërbimi i Check Up falas për qytetarët;

-Shërbimi i Mamografisë falas do të ofrohet për popullatën target;

-Mbjellje pemësh;

-Mbjellje e pemëve në Parkun e Liqenit dhe shpërndarja e mesazheve mbi rëndësinë e hapësirave të gjelbra për Shëndetin Publik.

 

Aktivitet Fizik 12:00-13:00

– Seancë Yoga.

 

Bashkëlidhur gjendet një informacion më i hollësishëm, kliko mbi broshurën më poshtë.

Dita_Boterore_e_Shendetit04042019

 

Ju bëjmë me dije se për arsye të kryerjes së punimeve teknike, Sistemi i Recetës Elektronike (ERX) do të jetë i paaksesueshëm për periudhën nga dita e Shtunë datë 09.03.2019 mbas orës 21:00 dhe përgjatë ditës së Dielë datë 10.03.2019 deri në orën 21.00.

Lutemi të merrni masat e nevojshme për kryerjen e veprimeve në sistem para apo pas këtij intervali kohor, në mënyrë që të shmangen problematikat me afatet kohore.

Përshëndetje Mjek! KUJDES! Një mesazh i rëndësishëm për Ju!

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton të gjithë mjekët, të cilat kanë kontratë me FSDKSH se për arsye mirëmbajtje dhe përmirësimi të cilësisë së shërbimit këtë fundjavë (20-21 korrik 2019) do të ketë shkëputje të shërbimit të Recetës Elektronike Er-X. ​
FSDKSH, fton mjekët të marrin masat e nevojshme në lidhje me downtime-in e krijuar.

Kalendari i mamografive të lëvizshme për muajin Tetor

Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë! Eja bëj kontrollin e gjirit në spital apo poliklinikë. Gjatë muajit Tetor, mamografitë do të kryhen edhe pasdite.

Në Spitalet Rajonale, Bashkiake, Poliklinika, shërbimi do të ofrohet:Nga e hëna në të premte ➡️ ora 08:00- 18:00

Të shtunën ➡️ ora 09:00-14:00

Mamografitë kryhen në:

Spitalin Rajonal Shkodër

Poliklinikën Shkodër

Spitalin Rajonal Elbasan

Poliklinikën Korçë

Poliklinikën Qendrore Tiranë

S.U.O.GJ.”Mbretëresha Geraldinë”

 

 

Shërbimi do të ofrohet edhe me mamografët e lëvizhëm, që do të udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë, sipas këtij kalendari:
Në Librazhd ➡️ Nga data 25 Shtator- 6 Tetor

Në Fier ➡️ Nga Data 9 Tetor – 11 Tetor

Në Vlorë ➡️ Nga data 13 Tetor – 17 Tetor

Në Gjirokastër ➡️ Nga data 18 Tetor .- 21 Tetor

Në Përmet ➡️ Nga data 22 Tetor – 25 Tetor

Në Lezhë ➡️ Nga data 26 Tetor – 31 Tetor

Në Kukë ➡️ Nga data 1 Nëntor – 4 Nëntor

Në Dibër ➡️ Nga data 7 Nëntor – 11 Nëntor

#Kontrollohu #Parandalo #MuajiNdërgjegjësimitNdajKanceritTëGjirit#MShMS

 

Kanceri i gjirit, Ne mund ta zvogëlojmë  rrezikun tonë!

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.

Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe

shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, emë pas, në të gjithë trupin.

Njihuni me rrezikun
Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një shkaktar të vetëm, apo jo. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dimë se disa  faktorë duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.

Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.

 

Faktorë rreziku per kancerin e gjirit janë:

• Mosha mbi 50 vjeç;
• Pasja e një kanceri gjiri më pare;
• Histori familjare të kancerit të gjirit (veçanërisht me nënën, motrën ose vajzën) të diagnostikuara përpara menopauses;
• Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2;
• Histori familjare me kancer të ovarit ;
• Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë në moshë më tëmadhe se 30 vjeç;
• Menstruacione në moshë shumë të hershme, para 12 vjeç;
• Menopauzë pas moshës 50 vjeç;
• Përdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një  kohë të gjatë, më shumë se 5 vite;
• Densitet të shtuar të indeve të gjirit (e dukshme në një mamogram);
• Një histori e një biopsie gjiri që tregon një numër të rritur të qelizave  jonormale që nuk janë kanceroze (hiperplazi atipike);
• Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, veçanërisht para moshës 30-vjeçare, p.sh., trajtimi i limfomave Hodgkin;
• Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
• Përdorimi i alkoolit;
• Duhanpirja;
• Marrja e kontraceptivëve nga goja  e pakontrolluar nga mjeku;
• Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore;
• Moskryerja e aktivitetit fizik.

POR, KUJDES! Rreth 70% e rasteve të Kancerit të Gjirit ndodh tek gra, të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri!

Kush zhvillon kancer gjiri
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjëndet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç. Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe tek burrat por është shumë i rrallë.

Por ka një shpresë……se kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet.

Si mund të zbulohet kanceri i gjirit

Nese ju jeni nje nga keto gra me risk të lartë për Kancer Gjiri, ju mund të keni mundësi të kryeni:

• Teste depistuese në moshë me të re dhe më shpesh se rekomadimet;
• Vlerësim të riskut gjenetik ;
• Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.

Ndiqni udhëzimet për ekzaminimet depistuese
Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes. Këto ekzaminime për diagnostikimim e kancerit të gjirit mund t`ju ndihmojnë ta kapni atë  në faza të hershme dhe kur ka më shumë mundësi për t’u trajtuar. Është e rëndësishme të dimë se asnjë test depistues për kancerin nuk është 100% i  saktë. Për shembull, nëpërmjet një testi depistues, ndonjëhere mund të diagnostikohet kanceri kur nuk është, ose nuk arrin të diagnostikohet kur ka kancer.

Megjithatë testet depistuese shpëtojne me mijëra jetë.
Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit  janë mamografia dhe ekzaminimet klinike të gjirit.

1. Mamografia
Mamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulta të rrezeve X. Gjiri vendoset midis dy pjatave plastike, të cilat e shtypin gjirin për ta shtrirë atë. Kjo  mund të jetë diçka e pakëndshme, por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve sa më të qarta, duke përdorur sa më pak rreze X. Edhe ekografia përdoret si teknikë për identifikimin e një kanceri të mundshëm të gjirit, por zakonisht, vetëm pas një mamografie.

2. Ekzaminimi klinik i gjirit
Një ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.

Lloji dhe shpeshtesia e testeve depistuese ne mosha te ndryshme

Nëse ju jeni: 40-49 vjeç
Ju duhet: Ekzaminim klinik i gjinjve nga personel mjekësor i trajnuar, së paku çdo 2 vjet. Flisni me mjekun tuaj rreth rrezikut tuaj të kancerit të gjirit, përfitimet dhe rreziqet nga mamografia.

Nëse ju jeni: 50-69 vjeç
Ju duhet: Ekzaminim klinik i gjinjve nga personel mjeksor i trajnuar, së paku çdo 2 vjet. Mamografi çdo 2 vjet.

Nëse ju jeni: Mbi 70 vjeç
Ju duhet: Të flisni me mjekun se sa shpesh duhet të testoheni për kancer gjiri.

Shumë gra janë në jetë sot për arsye sepse ato kanë bërë depistime të rregullta për kancer gjiri.

Çfarë duhet të kuptojmë me dijeninë për gjinjtë?
Një pjesë e rëndësishme e kujdesit për  trupin tuaj është njohja e gjinjve tuaj dhe mënyra se si ata ndryshojnë gjatë gjithë jetës.

Njihni gjinjtë tuaj
Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, për të pasur gjinj të shëndetshëm, duhet të fillojmë me njohjen e tyre. Bëhuni e vetëdijshme për të kuptuar se çfarë është normale tek gjinjtë tuaj. Kjo arrihet vetëm duke bërë një kontroll të rregullt të tyre.

Shumë gra e zbulojnë vetë kancerin e gjirit të tyre, vetëm dukë parë dhe ndjerë ndryshimet në gjinjtë e tyre.

Indet e gjirit mbulojnë një sipërfaqe më të madhe se sa vetë gjinjtë. Shtrihen nga klavikula dhe nga sqetulla dhe përgjatë  kockës së kraharorit. Gjiri mbështetet në  muskujt e gjoksit që mbulojnë brinjët.

Gjinjtë duhe kontrolluar vazhdimisht 

KontrolloPrek dhe Shiko të gjitha pjesët e gjirit, afër gjirit dhe nën sqetullave.

Njihni indet e gjirit tuaj dukë i parë dhe ndjerë gjinjtë tuaj. Njihni gjinjtë tuaj dhe çfarë është normale për ju, sipas asaj që funksionon më mirë për ju. Gjeni mënyrën që të mësoheni me gjinjtë, dhe të zgjidhni mënyrën më të rehatshme për ju.

Është normale që gjinjtë tuaj t’i ndieni të fortë dhe të dhimbshëm para menstruacioneve. Indet e gjirit ndryshojnë edhe me moshën. Prandaj, për të kuptuar se çfarë është nomale për ju, do t`ju ndihmojë të njihni dhe të dini se çfarë t’i raportoni mjekut.

Shumë kokrra që mund të prekni nuk janë kancer gjiri.

Prandaj, flisni dhe tregojini mjekut nëse vëreni në gjinjtë tuaj ndonjë ndryshim si:

• Gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;
• Ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;
• Ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj. si gropëza ose tërheqje;
• Skuqje, enjtje në gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;
• Futje brenda të thumbit së gjirit;
• Rrjedhje lëngu nga thitha e gjirit;
• Kore ose luspa në thithën e gjirit;
• Puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;
• Dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit tuaj, apo nën sqetull.

Pritja për rezultatet e ekzaminimeve nuk është e lehtë. Nëse ju raportoni një ndryshim mjekut tuaj, ose mamograma që ju keni bërë tregon diçka që nuk është normale, atëherë do t’ju duhet të bëni disa ekzaminime të tjera për të parë nëse është kancer apo jo.

Njohuri të rëndësishme për gjinjtë tuaj:

• Kuptoni se çfarë është normale për ju;
• Kuptoni se çfarë ndryshimesh duhet të kërkoni dhe të prekni;
• Shiko, Prek dhe Kontrollo;
• Shkoni te mjeku për çfarëdolloj ndryshimi pa vonesë;
• Bëni kontrollin e gjirit, sidomos nëse jeni në moshën 50 vjeç e sipër.

Zvogëloni rrezikun tuaj
Ju nuk mund të ndryshoni shumicën e faktorëve të rrezikut për kancerin e gjirit, si sëmundjet tuaja familjare ose menstruacionet në moshë shumë të re, por ajo çka ju mund të bëni lehtësisht, është ndryshimi i disa faktorëve, si pesha juaj apo dieta e asaj çfarë konsumoni.

Për zvogëlimin e rrezikut tuaj…

• Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme;
• Kryeni rregullisht aktivitet fizik;
• Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta;
• Konsumoni perime dhe fruta;
• Mos konsumoni alkool;
• Konsultohuni me mjekun për përdorimim e kontraceptivëve ;
• Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive;
• Përdorni ushqyerjen me gji për fëmijën tuaj;
• Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut tuaj;

Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet e gjirit që ofrohen në qytetin ku ju banoni. Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për çdo informacion që ju kërkoni të dini.

Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth kancerit të gjirit dhe se çfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë sëmundje.

Ndajeni informacionin me vajza dhe gra të tjera.

Për më tepër informacion, konsultoni portalin online të Institutit të Shëndetit Publik: www.ishp.gov.al

 

Arrihet marrëveshja, Fondi: Prioriteti ynë i vetëm, siguria e qytetarëve

Drejtori i Fondit Eduard Ahmeti: “Jo kërkesave që prekin parimet e pacënueshme në interes të sigurisë së pacientëve”
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lajmëroi sot arritjen e marrëvëshjes me Urdhrin e Farmacistëve për disa çështje kontraktuale, të cilat ishin kërkesa ndër vite të subjekteve farmaceutike. Por FSDKSH nuk ka dhënë dakordësi për ato çështje të cilat cënojnë parimet mbi të cilat bazohet Fondi: Siguria e barnave për pacientët.
“Pas bisedimeve disa ditore që kemi kryer me përfaqësuesit e Urdhërit të Farmacistit, ne kemi mbërritur në një të mesme të përbashkët. Ka patur dakordësi dhe mirëkuptim, si dhe lëshime aty ku ishte e nevojshme dhe ku nuk prekeshin ato që ne i konsiderojmë parime të pacënueshme, në interes të pacientëve që përfitojnë nga rimbursimi I barnave”, deklaroi drejtori I Fondit, Eduard Ahmeti.
Duke vlerësuar frymën e bashkëpunimit, në funksion të një ecurie normale të punës për të dyja palët, drejtori i FSDKSH u shpreh:
“E rëndësishme është që palët të sqarohen dhe të kuptojnë qartë të drejtat dhe detyrimet  që rrjedhin nga kjo kontratë, që janë të drejta dhe detyrime reciproke të sanksionuara prej vitesh në këto marrëdhenie, dhe për hirë të vërtetës nuk e kanë penguar procesin kontraktual, përkundrazi e kanë disiplinuar”.
Drejtori I FSDKSH deklaroi se ky institucion “Do të vazhdojë përpara me të vetmen “busull” që ne kemi: Sigurmin e barnave të sigurta, me kosto/efektivitet dhe në kohë për qytetarët”.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me pikat e negociuara, drejtori I Fondit u përgjigj:
“Ne kemi dakortësuar disa kërkesa të farmacistëve, të cilët kanë qenë në fakt të bëra ndër vite, një pjesë të të cilave i kemi marrë parasysh, por Fondi është i vendosur për pacënueshmërinë e parimeve ku ai bazohet në përmbushjen e misionit të tij. Dera e Fondit do të jetë e hapur për çdo diskutim që jo vetëm farmacistët mund të kenë në të ardhmen. E rëndësishme është që të garantojmë pacientët, për rimbursimin e barnave të listës”.

FSDKSH: Asnjë bar për zemrën nuk është hequr nga lista, rimbursimi ka disa alternativa

Në përgjigje të ankesës së disa pacientëve për trajtimin me njërin nga barnat antikoagolant që përmban lista e rimbursimit,

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se: Bari Rivaroxaban 20 mg nuk është hequr nga lista e barnave të rimbursueshme 2018.

Udhëzimi për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë antikoagolant është hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT, bazuar në rekomandimet e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.

FSDKSH sqaron gjithashtu se Lista e Barnave të Rimbursueshme përmban disa alternativea të barnave hollues gjaku dhe të gjithë pacientët do të marrin mjekimin e duhur.