Vende të lira pune 2022

Drejtoria Qendrore
Drejtoria Rajonale

Vlore

16.12.2022

Specialist Farmacist pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Vlorë

Elbasan

23.11.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë / Farmacist në Agjencinë Gramsh

 

Shkodër

23.11.2022

Specialist Informaticien / Inxhinier Elektronik / Shkenca Natyrore (ekzakte) në Sektorin Informatikë dhe Statistikë

 

Tiranë

26.10.2022

Specialist Farmacist në Sektorin e Rimbursimit

 

Berat

25.10.2022

Specialist Ekonomist në Agjencinë Skrapar

 

Vlorë

25.10.2022

Specialist Farmacist në Degën Sarandë

 

Vlorë

14.10.2022

Specialist Informaticien/Inxhinier

 

Shkodër

30.09.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 

Dibër

30.09.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë në Sektorin e Kujdesit Parësor dhe Spitalor

 

Kukës

28.09.2022

Specialist Informaticien/Inxhinier në Degën e Fondit Tropojë

 

Berat

23.09.2022

Specialist Ekonomist në Sektorin e Statistikë-Informatikës

 

Kukës

22.09.2022

Drejtor i Drejtorisë Rajonale

 

Durrës

24.08.2022

Specialist Farmacist në Sektorin e Rimbursimit

 

Shkodër

24.08.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë/ Farmacist në Agjencinë Pukë

 

Fier

24.08.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë/ Ekonomi në Degën e Fondit Lushnjë

 

Tiranë

23.08.2022

Specialist Ekonomist në Sektorin e Financë-Administratës

 

Elbasan

23.08.2022

Specialist Informaticien në Sektorin e Statistikë-Informatikës

 

Elbasan

08.07.2022

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Elbasan

 

Durrës

16.06.2022

Specialist Ekonomist në Sektorin e Financë-Administratës

 

Fier

16.06.2022

Specialist Ekonomist në Sektorin e Informatikës dhe Statistikës

 

Gjirokastër

13.06.2022

Specialist Ekonomist në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 

Berat

06.06.2022

Përgjegjës në Sektorin e Rimbursimit

Specialist Mjek në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 

Lezhë

02.06.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë Farmacisë në Agjensinë Laç

 

Shkodër

02.06.2022

Specialist Fusha e Ekonomisë në Sektorin e Financë-Administratës

 

Kukës

17.05.2022

Specialist Farmacist në Degën e Fondit Tropojë

Specialist Informaticien/Inxhinier Elektronik/Ekonomist në Sektorin e Statistikës dhe Informatikës

 

Fier

17.05.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë në Degën e Fondit Lushnje

 

Shkodër

16.05.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 

Berat

11.05.2022

Përgjegjës/e në Sektorin e Financë-Administratës

 

Gjirokastër

29.04.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 

Fier

22.04.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 

Vlorë

Dega Sarandë

06.04.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë

 

Kukës

30.03.2022

Specialist Ekonomist në Sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe Spitalor

 

Durrës

24.03.2022

Specialist Ekonomist në Sektorin e Rimbursimit

 

Dibër

25.02.2022

Specialist Fusha e Mjekësisë në Sektorin e Kujdesit Parësor dhe Spitalor

 

Shkodër

10.02.2022

Specialist Fusha e Ekonomisë në Sektorin e Financë-Administratës

 

 

Njoftim mbi aplikimet për shërbimet publike online përmes portalit e-Albania

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, aplikimet për shërbimet publike do të kryhen vetëm online përmes portalit e-Albania duke nisur nga data 01.01.2020, si dhe të gjithë dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e shërbimeve elektronike në portalin e-Albania, do të ofrohen dhe shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik nëpërmjet institucioneve shtetërore.

Fondi ofron një sërë shërbimesh elektronike në platformën eAlbania, per qytetarin dhe per subjektet farmaceutike qe kerkojne te lidhin kontrate me Fondin, (duke nisur nga 1 Mars 2022) Fondi do të pranojë aplikimet on-line për shërbimet e mëposhtme:

Aplikim për kartë shëndeti
Aplikim për kartë shëndeti për fëmijën nga kryefamiljari
Aplikim për ndryshimin e mjekut të familjes
Gjenerimi i kartës së shëndetit për fëmijët nga kryefamiljari
Gjenerim i kartës së shëndetit
Lista e sëmundjeve kronike
Lista e çmimeve të barnave të rimbursueshme
Regjistrim i individit pranë mjekut të familjes
Receta ime
Aplikim për lidhjen e kontratës për herë të parë me farmacitë e tregut të hapur
Aplikim për lidhjen e kontratës me Agjencitë dhe Depot Farmaceutike
Aplikim per rilidhjen e kontrates vjetore me Agjencite dhe Depot Farmaceutike
Aplikim për rilidhjen e kontratës vjetore me farmacitë e rrjetit të hapur

Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, shtohen 23 barna të reja në terapitë e mjekimit

Në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2021 janë shtuar 23 barna të reja që e cojnë ne 1191 listën e alternativave të mjekimit për diagnozat e sëmundjeve kronike.

Vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë.

Në listë përfshihen barna të cilat trajtojnë dhe mbajë në kontroll sëmundjet kronike me shpeshtësi më të madhe në popullatë si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare duke ofruar alternativa mjekimi bashkëkohore në mënyrë që të shmangin komplikacionet dhe të rrisin cilësinë e jetesës dhe jetëgjatësinë.

Në listë janë përfshirë edhe barna inovative për trajtimin e disa lloje tumoresh si ai i mushkërive,gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët të cilët vuajnë nga pasojat e COVID-19.

Pacientët e dializës janë një grup tjetër që do të përfitojnë marrjen me rimbursim të një tjetër medikamenti për parandalimin e komplikacioneve të rënda nga sëmundja.

Me barnat e reja që i shtohen listës parashikohet të përfitojnë falas rreth 6,000 pacientë në vit.

Lista e re e Barnave të Rimbursueshme përmban 1,191 alternativa tregtare ose 340 principe aktive.

Edhe këtë vit në Listën e Barnave të Rimbursueshme përfshihen barna me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proçes negocimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues.

Fondi në dispozicion për LBR 2021 është 107 milion dollarë, duke garantuar një paketë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike.

Nga Lista e Barnave të Rimbursueshme përfitojnë barnat falas mbi 450,000 pacientë në vit.

 

NJOFTIM – Mbi raportimin e transaksioneve ndërmjet subjekteve tatimpaguese “Farmacive”, lidhur me proçesin e Fiskalizimit

Të nderuar tatimpagues që operoni në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike,

Me hyrjen në fuqi të, Ligji nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, efektet e tij fillojnë të zbatohen bazuar në transaksione si vijon:

a) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.

b) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.

c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

Në vijim të takimeve me qëllim të asistimi të tatimpaguesve në përgjithësi dhe sektorit tuaj në veçanti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), së bashku me Urdhrin e Farmacistëve Shqiptar kanë trajtuar shqetësimin lidhur me raportimin e transaksioneve ndërmjet subjekteve tatimpaguese “Farmacive” me FSDKSH-në, dhe kanë arritur në konkluzionin si vijon:

Deri në implementimin e plotë të sistemit të fiskalizimit të gjitha raportimet ditore të kryera ndërmjet tatimpaguesve “Farmacive” dhe FSDKSH do të vazhdojnë të kryhen siç janë kryer nëpërmjet faturave përmbledhëse, por me kusht që këto fatura përmbledhëse të jenë të fiskalizuara nëpërmjet një zgjidhjeje software-ike të çertifikuar.

Përsa më sipër, faturat përmbledhëse të muajit Korrik 2021, do të bëhen vetëm nëpërmjet zgjidhjeve software-ike të çertifikuara për transaksionet pa para në dorë, brenda datës 10 Gusht 2021, me përjashtim të rasteve kur procesi i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavarura nga tatimpaguesit.