by FSDKSH | Sep 17, 2019 | Aktivitete
Ju bëjmë me dije se për arsye të kryerjes së punimeve teknike, Sistemi i Recetës Elektronike (ERX) do të jetë i paaksesueshëm për periudhën nga dita e Shtunë datë 09.03.2019 mbas orës 21:00 dhe përgjatë ditës së Dielë datë 10.03.2019 deri në orën 21.00.
Lutemi të merrni masat e nevojshme për kryerjen e veprimeve në sistem para apo pas këtij intervali kohor, në mënyrë që të shmangen problematikat me afatet kohore.
by FSDKSH | Sep 16, 2019 | Aktivitete
“Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 101 datë 27.02.2019 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 218, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre”, ju informojmë që më datë 01.03.2019 hyn në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme me çmimet e indeksuara, link më poshtë;
LISTA I – Lista e Barnave qe tregetohen ne Farmacite e spitaleve 2018
LISTA II – Lista e Barnave te Rimbursuara për farmacitë e tregut të hapur 2018
by FSDKSH | Sep 15, 2019 | Aktivitete
Sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe tumoret, 84,754 raste referohen te mjekët specialistë
Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare. Ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.
Duke u mbështetur në të dhënat për 6 mujorin e parë 2018 në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë.
Në të gjithë rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve check up në vlerë absolute.
Analizimi i treguesve statistikor të kontrollit mjekësor bazë gjatë këtij viti vlerësojnë se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me rrisk të lartë, 34% me risk të moderuar dhe 47% me rrisk të ulët.
Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve të referuara nga kontrolli mjekësor bazë për periudhën janar – qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist.
Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 % janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku Endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjeku Hematolog.
Diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës por lehtëson koston e trajtimit të pacientëve si dhe drejton në mënyrë të drejtë politikat shëndetësore.
by FSDKSH | Sep 15, 2019 | Aktivitete
Në kuadër të hartimit të draftit të Listës së Barnave të Rimbusuara për vitin 2019 (në vijim “LBR”), njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara është deri më datë 15.01.2019, ora 1630. Pas kësaj date propozimet nuk do të pranohen.
Propozimet për ndryshime në LBR duhet të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar. Dorëzimi i propozimeve do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në adresën, Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë, nëpërmjet protokollimit në zarf të mbyllur, drejtuar “Komisionit Teknik të Listës së Barnave të Rimbursuara”.
Materiali shkencor plotësues që shoqëron kërkesën mund të jetë bashkëlidhur, edhe në formë elektronike (CD).
Propozimet, në çdo rast, duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm.
FORMATI I PROPOZIMEVE PËR NDRYSHIME NË LISTËN E BARNAVE TË RIMBURSUARA
by FSDKSH | Sep 15, 2019 | Aktivitete
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton subjektet farmaceutike, të cilat kanë kontratë me FSDKSH, që pritet të ndodhë indeksimi i çmimeve të barnave të Listës së Barnave të Rimbursueshme, bazuar në çmimet CIF 2019, të miratuara nga Komisioni i Çmimeve të Barnave.
FSDKSH fton subjektet farmaceutike me kontratë të marrin masat e nevojshme.
Çdo procedurë do të jetë transparente, në raport me qytetarët dhe subjektet me kontratë me FSDKSH.