SHPALLJE E REZULTATEVE PËR VENDET E LIRA TË PUNËS TË FONDIT TË SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
Në mbështetje të Ligjit Nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Vendimit Nr. 124, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të Rregullores së Përgjithshme “Për funksionimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, i ndryshuar, Fondi zhvilloi procedurën e rekrutimit për vendet e lira të punës “Drejtor Drejtorie”, “Përgjegjës Sektori”.
Në përfundim të procedurës së rekrutimit, kandidatët fitues janë si më poshtë:
- Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë së Koordinimit të Informacionit dhe Studimit të Strategjive të Zhvillimit Shëndetësor pranë Fondit, fitues rezulton Znj. Majlinda Demko Gjata, me 76 pikë në total;
- Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë Ekonomike pranë Fondit, asnjë kandidat nuk kualifikohet;
- Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë së Rimbursimit pranë Fondit, asnjë kandidat nuk kualifikohet;
- Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë së Kontrollit pranë Fondit, asnjë kandidat nuk kualifikohet;
- Për pozicionin “Drejtor Drejtorie” i Drejtorisë Juridike pranë Fondit, asnjë kandidat nuk kualifikohet;
- Për pozicionin “Përgjegjës Sektori” i Sektorit të Shërbimit Spitalor, të Drejtorisë së Kujdesit Parësor dhe Spitalor pranë Fondit, fitues rezulton Znj. Marsida Mulaj, me 62 pikë në total;
- Për pozicionin “Përgjegjës Sektori” i Sektorit të Auditimit të Këshillimit, Sigurimit të Cilësisë, Planifikimit dhe Raportimit, të Drejtorisë së Auditit të Brendshëm pranë Fondit, fitues rezulton Z. Shpend Stojku, me 69 pikë në total;
- Për pozicionin “Përgjegjës Sektori” i Sektorit të Programimit dhe Menaxhimit të Databazave, të Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore pranë Fondit, fitues rezulton Znj. Xhensila Kajacka, me 56 pikë në total
- Për pozicionin “Përgjegjës Sektori” i Sektorit të Suportit Teknik dhe Administrimit të Rrjetit, të Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore pranë Fondit, fitues rezulton Z. Enea Buzi, me 54 pikë në total
NJOFTIM PËR SHPALLJEN E REZULTATEVE PËR POZICIONET E DREJTORËVE TË DREJTORIVE RAJONALE, KRYETAR DEGE DHE DREJTOR TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE SPITALORE UNIVERSITARE DHE KONTROLLIT SPITALOR TË FONDIT
Në mbështetje të ligjit Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të Fondit dhe të rregullores së brendshme të funksionimit të tij, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi procedurën për rekrutimin e Drejtorëve të Drejtorive Rajonale të Fondit Shkodër dhe Fier, Kryetar Dege Sarandë dhe Drejtor të Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor.
Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidatët fitues janë si më poshtë:
- Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Fier, fitues rezulton Z.Vasil Bregu, me 68.1 pikë totale.
- Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Shkodër, fitues rezulton Z.Markens Shllaku, me 65,8 pikë totale.
- Për pozicionin Kryetar Dege i Fondit, Sarandë, fitues rezulton Z.Elton Çipa, me 51,8 pikë totale.
- Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor, fitues rezulton Znj.Lediana Mehmeti, me 68,3 pikë totale.
NJOFTIM PËR SHPALLJEN E REZULTATEVE PËR POZICIONIN E KRYETARIT TË DEGËS TË FONDIT LUSHNJE
Në mbështetje të ligjit Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të Fondit dhe të rregullores së brendshme të funksionimit të tij, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi procedurën për rekrutimin e Kryetarit të Degës Lushnje.
Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidati fitues rezuloti:
– Për pozicionin Kryetar Dege i Fondit, Lushnje, fitues rezulton Z. Dorjan Biti, me 55 pikë totale.