Informacion në lidhje me kontratën për financimin e paketave shëndetësore nga institucionet shëndetësore jopublike

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, aplikimi për lidhjen e kontratës “Për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore të ofruara nga institucionet shëndetësore jopublike”, kryhet online nëpërmjet portalit e-albania.
Baza ligjore :
Vendim i Këshillit Administrativ të Fondit, nr. 8, datë 13.02.2017 “Për kriteret që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore jopublike për lidhjen e kontratës me Fondin dhe procedurat për lidhjen e tyre”, i ndryshuar;
Udhezim nr. 8, datë 29.12.2022 “Për lidhjen/ rilidhjen e kontratës me institucionet shëndetësore jopublike” i ndryshuar.

Njoftim për subjektet farmaceutike për plotësimin e dosjeve të MEA

Në zbatim të ligjit nr.95/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar” si dhe vendimin nr. 314 datë 24.05.2023 “Për miratimin e llojeve dhe procedurave të lidhjes së marrëveshjeve të posaçme (MEA), duhet të dorëzoni me zarf të mbyllur, pranë Fondit kërkesat për MEA (Managed Entry Agreement) për barna origjinatore patentë të reja që kërkojnë të përfshihen për herë të parë në Listën e Barnave të Rimbursuara.

Zarfi duhet të ketë mbishkrimin: Drejtuar Komisionit Teknik të Hartimit të Listës së Barnave të Rimbursuara, për vitin 2024, kërkese për MEA (Managed Entry Agreement).

Afati përfundimtar i dorëzimit është data 17.05.2024.

NJOFTIM PËR PROCESIN E HARTIMIT TË LBR-së PËR VITIN 2024  

Në funksion të hartimit të draftit të Listës së Barnave të Rimbursuara për vitin 2024, njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara ka perfunduar.

Propozimet janë dorëzuar pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, nëpërmjet protokollimit në zarf të mbyllur, sipas formatit të publikuar në njoftimin për propozimet e LBR-së 2024.

Mbas mbylljes së afatit të propozimeve ka filluar faza e shqyrtimit të aplikimeve, për të vijuar më tej me hapat e tjerë të procesit të hartimit të LBR 2024.

Vazhdon procesi i vlerësimi të propozimeve të ardhura për Listën e Barnave të Rimbursueshme 2024.

NJOFTIM PËR PROPOZIMET E LBR 2024

Në funksion të hartimit të draftit të Listës së Barnave të Rimbusuara për vitin 2024 (këtu e më poshtë “LBR”), njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave të Rimbursuara është deri më datë 27.03.2024, ora 16.30. Pas kësaj date, propozimet nuk do të pranohen.

Propozimet për ndryshime në LBR duhet të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar. Dorëzimi i propozimeve do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në adresën, Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë, nëpërmjet protokollimit në zarf të mbyllur, drejtuar “Komisionit Teknik të Listës së Barnave të Rimbursuara”.

Materiali shkencor plotësues, i cili shoqëron kërkesën mund të jetë bashkëlidhur, edhe në formë elektronike (CD).

Propozimet, në çdo rast, duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm.

Formulari tip (Propozime) LBR 2024

Njoftim lidhur me VKM nr.58, datë 01.02.2023, për rimbursimin e fishave të diabetit

Bazuar në VKM nr.58, datë 01.02.2023, Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin 61, datë 03.02.2017, “Për miratimin e paketave të pajisjeve mjekësore të rimbursueshme, të ndryshuar”, në datë 27 shkurt 2023 nis procesi i rimbursimit të fishave të diabetit për moshat 0-25 vjec dhe  ≥ 65 vjec, në farmacitë e rrjetit të hapur, sipas përshkrimt të recetave nga mjeku i famljes në sistemin eRX

Çdo informacion sqarues mbi procesin do të jepet nga Drejtoritë/ Degët Rajonale përkatëse të Fondit.

VKM nr. 229 date 13.04.2022 “Për një ndryshim në vendimin nr.61 datë 3.2.2017, te Keshillit te Ministrave, “Per miratimin e paketave të pajisjeve mjekësore të rimbursueshme”, të ndryshuar

VKM Nr.229, Datë 13.04.2022

 

Me njoftimin:  Miratohet nga Keshilli i Ministrave ndryshimi i listes se pajisjeve mjekesore (fisha diabeti) per vitin 2022 sipas shtojces nr 1 bashkalidhur vendimit. Lista e re e fishave e te diabetit i fillon efektet nga data 1.05.2022.
Te gjithe importuesit e fishave te diabetit qe importojne produktet e listuara ne kete vendim duhet te sjellin prane Fondit, dokumentacionin per lidhjen e kontratave per rimbursimin e fishave te diabetit.