Njoftim – Hyri në fuqi Lista e Barnave të Rimbursuara 2019

Lista e barnave te rimbursuara 2019 hyn në fuqi, sipas VKM nr. 444 date 26/06/2019 “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe të masës së mbulimit të çmimit të tyre”.

Lista e Barnave të Rimbursuara 2019

Lista e Barnave të Rimbursuara që Tregtohen në Farmacinë e Spitaleve 2019

Botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë Nr. 94, Datë. 01/07/2019

 

Njoftim – Në 1 Korrik, hyn në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme 2019

KUJDES!
Njoftim i rëndësishëm!
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton subjektet farmaceutike, të cilat kanë kontratë me FSDKSH se pritet, të publikohet Lista e Barnave të Rimbursueshme 2019.
Kjo listë pritet të hyjë në fuqi me datë 01 Korrik 2019.
FSDKSH, fton subjektet farmaceutike me kontratë të marrin masat e nevojshme në lidhje me zbatimin e LBR 2019.
Çdo procedurë do të jetë transparente, në raport me qytetarët dhe subjektet me kontratë me FSDKSH.

Njoftim mbi Sistemin e Recetës Elektronike

Ju bëjmë me dije se për arsye të kryerjes së punimeve teknike, Sistemi i Recetës Elektronike (ERX) do të jetë i paaksesueshëm për periudhën nga dita e Shtunë datë 09.03.2019 mbas orës 21:00 dhe përgjatë ditës së Dielë datë 10.03.2019 deri në orën 21.00.

Lutemi të merrni masat e nevojshme për kryerjen e veprimeve në sistem para apo pas këtij intervali kohor, në mënyrë që të shmangen problematikat me afatet kohore.

Njoftim – Publikohet Lista e Barnave të Rimbursueshme me çmimet e indeksuara

“Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 101 datë 27.02.2019 “Për një ndryshim në Vendimin nr. 218, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre”, ju informojmë që më datë 01.03.2019 hyn në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme me çmimet e indeksuara, link më poshtë;

LISTA I – Lista e Barnave qe tregetohen ne Farmacite e spitaleve 2018

LISTA II – Lista e Barnave te Rimbursuara për farmacitë e tregut të hapur 2018

Rritet ndërgjegjësimi I popullatës, në 6 muaj 225,643 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë

Sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe tumoret, 84,754 raste referohen te mjekët specialistë

Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare. Ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.

Duke u mbështetur në të dhënat për 6 mujorin e parë 2018 në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë.

Në të gjithë rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve check up në vlerë absolute.

Analizimi i treguesve statistikor të kontrollit mjekësor bazë gjatë këtij viti vlerësojnë se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me rrisk të lartë, 34% me risk të moderuar dhe 47% me rrisk të ulët.

Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve të referuara nga kontrolli mjekësor bazë për periudhën janar – qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist.

Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 %  janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku Endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjeku  Hematolog.

Diagnostikimi i hershëm jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës por lehtëson koston e trajtimit të pacientëve si dhe drejton në mënyrë të drejtë politikat shëndetësore.