by FSDKSH | Apr 3, 2016 | Aktivitete
Duke pasur parasysh që afatit i fundit për përdorimin e librezave të shëndetit skadon në datën 30 prill 2016, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i bën apel të gjithë qytetarëve të paraqiten në sportelet tona ose të aplikojnë përmes portalit www.ealbania.al për t’u pajisur me këtë dokument.
Duke parë fluksin e lartë të kërkesave për tu pajisur me kartë shëndeti, FSDKSH jo vetëm hapi 97 sportele në të gjithë vendin, por falë aplikimit të sistemeve informatike eleminoi një sërë dokumentesh të nevojshme që duhet të paraqisnin qytetarët duke u dhënë mundësi që të marrin kartën e shëndetit vetëm nëpërmjet kartës së identitetit. Gjithashtu falë bashkëpunimit me portalin qeveritar ealbania është bërë e mundur që qytetarët të aplikojnë dhe të gjenerojnë kartën e shëndetit pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet tona. FSDKSH-ja njofton qytetarët se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e pa pajisur me kartë shëndetit. Për eleminuar radhët e qytetarëve, të gjitha sportelet e përcaktuara për shpërndarjen e kartës së shëndetit punojnë çdo ditë deri në orën 20:00 gtë mbrëmjes.
I nisur si projekt që prej dhjetorit të vitit 2014, shpërndarja e Kartës së Shëndetit gjeti zbatim plotësisht gjatë vitit të shkuar ku u shpërndanë rreth 692 500 karta. Ky proces po vazhdon me ritme të larta edhe gjatë këtij viti, ku nga janari deri ditën e sotme janë shpërndarë mbi 539 998 karta shëndeti. Edhe falë aplikimit në portalin www.ealbania.al janë lëshuar on line 6 955 karta shëndeti, ndërkohë që janë gjeneruar nga vetë qytetarët 3826 karta, ndërkohë që në total janë lëshuar 1 232 424 karta shëndeti. Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm identifikues pranë dhënësve të shërbimit i kategorive të përfitimit për të gjithë popullsinë.
Përdorimi i kartës së shëndetit ka sjellë një sërë lehtësish jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe të dhënies së një pasqyre të qartë të të gjitha grupëmoshave dhe kategorive të përfituesve që paraqiten për të marrë shërbim pranë mjekut të familjes. Përdorimi i kësaj karte ka kthyer rolin e mjekut të familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve, pasi ata nuk janë më të detyruar të plotësojnë fletë libreze pa fund, por me një mjet të thjeshtë, kartën e shëndetit, pacientët marrin shërbim e duhur dhe mjeku do shfrytëzojë kohën për të vizituar sa më mirë pacientët, duke fituar dinjitetin dhe rolin që i takon. Përdorimi i kartës ka bërë të mundur gjithashtu lidhjen e regjistrit të të siguruarve me regjistrin e pacientëve, ndërkohë që ka rritur presionin mbi mjekun për të mbajtur të përditësuar regjistrin e pacientëve, çka i ka mundësuar atij që të informohet elektronikisht për kategorinë për të cilën personi është i siguruar.
by FSDKSH | Apr 1, 2016 | Aktivitete
Libreza e Shëndetit mbetet në përdorim deri në pajisjen përfundimtare me Kartën e re
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njoftoi sot vendimin për zgjatjen e afatit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit. Duke u bazuar në Udhëzimin nr. 33, datë 26.12.2014 “Për Kartën e Shëndetit”, i ndryshuar, afati i pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, do të shtyhet deri më datë 30 Prill 2016. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të përdorin ende Librezën Shëndetësore, deri në pajisen përfundimtare me Kartë Shëndeti.
Vendimi për zgjatjen e afatit të pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, është një masë për të lehtësuar mbingarkesën dhe fluksin që është vënë re së fundi, pavarësisht, se vetëm për periudhën 5-11 Janar 2016, është realizuar shpërndarja e 48 mijë kartave në të gjithë vëndin duke shtuar numrin e sporteleve në Qendrat Shëndetësore, të cilat tashmë punojnë me dy turne dhe me kapacitet të plotë. Ndërkohë, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 700 mijë Karta Shëndeti në të gjithë Shqipërinë për të gjitha kategoritë përfituese të skëmës së sigurimit shëndetësor.
Karta e Shëndetit është një nga projektet më të rëndësishme të FSDKSH, e cila u vu në zbatim duke filluar nga Janari i vitit 2015, për të zëvendësuar gradualisht librezat e vjetra shëndetësore. Ky proces u aplikua fillimisht në disa qëndra shëndetesore në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Karta e Shëndetit përmirësoi dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, me përfitim të drejtpërdrejtë për pacientët.
Karta e Shëndetit është i vetmi dokument zëvendësues i Librezës Shëndetësore për të gjithë qytetarët shqiptarë. FSDKSH, si institucioni që manaxhon paisjen me Kartën e Shëndetit në të gjithë territorin e vendit, e ka ndjekur me vëmendje këte proces, duke vërejtur se ky afat ka krijuar një situatë emergjente, me rradhë të gjata pranë qëndrave shëndetësore.
Bëjmë me dije gjithashtu, se FSDKSH do të jetë në monitorim të vazhdueshëm me qëllim zbatimin me sukes brenda afateve kohore ligjore të këtij procesi të rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët.
Sot, Drejtoresha e Përgjithshme Znj. Vjollca Braho, zhvilloi takimin e parë me Drejtorët Rajonalë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të folur mbi problematikat e hasura gjatë vitit 2015 dhe ato çfarë do të bëjmë për të përmirësuar rrënjësisht punën gjatë këtij viti.
Znj. Braho në këtë takim ritheksoi domosdoshmërinë për forcimin e sistemeve të kontrollit, përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, veçanërisht për përmbushjen me sukses të procesit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit në këtë fillim viti. Ky takim i paraprin analizës vjetore që cdo drejtori rajonale dhe Fondi do të realizojnë së shpejti.
Këshilli Administrativ i FSDKSH me vendim nr. 74, datë 29.12.2015, miratoi emërimin Znj. Vjollca Braho në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Znj. Braho vjen nga një experiencë e gjatë dhe e sukseshme në drejtimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, periudhë gjatë të cilës ky instutucion njohu një shndërrim të dukshëm, duke kaluar në një proces të plotë informatizimi.
Gjatë kësaj kohe, së bashku me ekipin e saj, Znj. Braho drejtoi procesin e hartimit dhe implementimit të Ligjit të ri të Sigurimeve Shoqërore, i cili nisi aplikimin në Janar të vitit 2015.
Gjatë drejtimit të ISSH-së nga Znj.Braho, u ndryshua rrënjësisht mënyra e përllogaritjes dhe pagesave të përfitimeve, duke zhvilluar dhe aplikuar sistemet e reja informatike, që bënë të mundur uljen e kohës së caktimit të përfitimeve, rritjen e saktësisë së tyre, eliminimin e informalitetit në pensione si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në pagesën e tyre nëpërmjet sistemit online.
Znj. Braho merr detyrën e rëndësishme të drejtimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në momentin kur ky institucion dhe shëndetësia shqiptare janë të angazhuar në përmbushjen e objektivave strategjike të qeverisë për mbulimin universal dhe ofrimin e një mbështetje sa më të madhe për popullatën, konform rolit dhe pozicionit që mban në sistemin e shëndetësisë.
Ju informojmë se, lidhur me “Proçedurat e shpërndarjes së kartës së shëndetit”, janë bërë ndryshimet e mëposhtme;
“Pikat e Shpërndarjes së Kartave të Shëndetit” do të punojnë me dy turne nga ora 800 – 2000,
- Pika 7 (QSH Nr.10)- janë shtuar dy sportele
- Pika 11(QSH Sauk) – shtuar pikë e re ( për banorët e QSH Sauk, Petrelë, Farkë, Berzhitë, Kërrabë dhe Baldushk),
- Pika 12 (QSH Nr.8 Kristal) – shtuar pikë e re ( e cila mbulon dhe banorët e QSH Selitë).
Ju njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave që Rimbursohen 2016 është deri më 15.01.2016. Dorëzimi do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nëpërmjet Protokollimit në zarf të mbyllur drejtuar Komisionit Teknik i Hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme dhe Pajisjeve Mjekësore.
Rikujtojmë që materiali shkencor plotësues që shoqëron kërkesën mund të jetë edhe në formë elektronike (CD) bashkëngjitur kërkesës.
Propozimet në kërkesë duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm:
Formati i propozimeve për listën e barnave.pdf
by FSDKSH | Mar 1, 2016 | Aktivitete
Gjatë analizës vjetore të punës së Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës, Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit znj. Vjollca Braho vuri theksin në atë ç’ka duhet bërë jo vetëm në drejtim të rritjes së kontrollit të punës që nga mjeku i familjes deri të farmacisti por edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit që duhet t’u ofrojmë qytetarëve.
Falë punës tonë ne do t’i kthejmë imazhin e humbur DRFSDKSh-së Tiranë!- u shpreh më tej znj.Braho
Gjatë analizës vjetore në Drejtorinë Rajonale të FSDKSH-së, Gjirokastër, Kreu i Fondit Znj. Vjollca Braho rikthen në vëmendje rëndësin e Check-up duke i bërë thirrje të gjithë punonjësve të Qendrave Shëndetësore të këtij qarku, të punojnë fort me informimin e qytetarëve nga mosha 40 deri në 65 vjeç që të bëjnë Kontrollin Mjekësor Bazë .
Pajisja e të gjithë qytetarëve në kohë me kartat e shëndetit dhe përmirësimi i procedurave për këtë qëllim ka qenë kryefjalë e Drejtores së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Vjollca Braho gjatë analizës një vjeçare të punës së Drejtorisë Rajonale të FSDKSH-së, Korçë. Duke iu referuar interesit të lartë të treguar nga qytetarët për tu pajisur me këtë dokument, Znj. Vjollca Braho deklaroi se pothuajse në të gjithë vendin janë shtuar sportelet për të përballuar fluksin e qytetarëve, çka pritet të japë efektivitetin e saj ditët e ardhëshme. Pasi vlerësoi punën e mirë të bërë nga DRFSDKSH- Korçë gjatë vitit 2015, Kreu i Fondit u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të qendrave shëndetësore të qarkut të Korcës që ishin pjesëmarrës në këtë analizë që të tregojnë shumë kujdes në informimin e qytetarëve për të kryer procesin e Check – Up.
14 Shkurt 2016 – Njoftim për Shtyp
Mbi ecurinë e deritanishme të procesit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit
Mbi 941 954 qytetarë janë pajisur me karta shëndeti deri nëdatën 10 shkurt 2016. Duke e vlërësuar procesin e pajisjes me karta shëndeti të të gjithë qytetarëve si shumë të rëndësishëm si një parakusht për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka marrë një sërë masash në drejtim të përmirësimit të sistemit tëshpërndarjes së këtyre kartave.
Në këtë kuadër FSDKSH, bën me dije se vetëm për periudhën 05 janar – 11 shkurt 2016, janë shpërndarë rreth 249,528 karta shëndeti, në të gjithë Shqipërinë, për të gjitha kategoritë përfituese të skemës së sigurimit shëndetësor, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692,426 kartashëndeti. Kategoritë që deri më tani kanë me numrin më tëmadh të kartave aktive të shëndetit janë fëmijet nga 0 – 12 muaj me 15,666 karta, fëmijët nga 1-18 vjeç me 108,550 karta, të papunë/punëkërkues me 59,928 karta, të punësuarit me 105,883 karta, studentët me 24,109 karta dhe pensionistët me 250,495 karta shëndeti aktive.
Në vijimësi rreth masave që FSDKSH mori në drejtim të përmirësimit të sistemit të shpërndarjes së kartave të shëndetit, ku hapi i parë ishte shtyrja e e afatit të librezës shëndetësore deri më 30 prill 2016, tashmë janë hapur edhe një sërë sportelesh të reja në të gjithë vendin, tëcilat kanë ndikuar në eleminimin e radhëve e gjata dhe që qytetarët tëpajisen me karta në një kohë sa më të shpejtë. Këto masa do tëvijojnë brenda një kohe shumë të shkurtër me aplikimin edhe të sistemeve të reja informatike të cilat parashikohet të ulin ndjeshëm kohën e pajisjes me kartë shëndeti. Bëjmë me dije gjithashtu, se FSDKSH do të jetë në monitorim të vazhdueshëm deri në zbatimin me sukses dhe brenda afateve kohore ligjore të këtij procesi të rëndësishëm, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët.
Nr. kartave aktive 05/01/2015 – 10/02/2016
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Paafte menderisht ose fizikisht
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Raste te vecanta (skleroze multilple)
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
by FSDKSH | Feb 1, 2016 | Aktivitete
Dita Botërore kundër Kancerit është e vetmja iniciativë, ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit, si një mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin në luftën kundër kësaj sëmundjeje, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë dhe janë brenda mundësive tonë.
“Ne mundemi, Unë mundem” – ky është mesazhi kryesor I Ditës Botërore të Kancerit 2016-2018 I cili do të eksplorojë sesi çdo njeri, së bashku apo në mënyrë individuale, mund të ndihmojë në reduktimin e barrës globale të kancerit. Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqinë për të vepruar dhe për të marrë masa në reduktimin e impaktit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitetet.
Fushata 2016-2018 e luftës kundër kancerit eksploron njëzet veprime që, me sloganin “Ne mundemi, unë mundem”, ndërmerren për të shpëtuar jetë, për të arritur një barazi më të madhe në kujdesin ndaj kancerit, dhe për ta vendosur luftën kundër kancerit si një prioritet në nivelet më të larta të politikës.
NE MUNDEMI:
Të inspirojmë dhe të ndërmarrim veprime
Hapi i parë i nevojshëm për të bërë progres në luftën kundër kancerit është nxitja për veprime të cilat përmirësojnë numrin e të mbijetuarve, si dhe cilësinë e jetës së pacientëve që jetojnë me kancer. Duke punuar së bashku për objektiva të përbashkëta dhe gjithsecili në fushën e tij të influencës, ne mund të bashkohemi që të nxisim qeveritë në marrjen e veprimeve vendimtare për kancerin, në angazhimin e burimeve të duhura dhe vendosjen e kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike në procese më të gjera të planifikimit dhe zhvillimit. Ne të gjithë mund t’i bëjmë thirrje qeverive që të rrisin reagimin e tyre ndaj kancerit duke i nxitur për të marrë veprime të cilat do të reduktojnë vdekjen e parakohshme, do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe numrin e të mbijetuarve.
Të parandalojmë kancerin
Ndryshimet në mënyrën e të jetuarit kanë sjellë që gjithnjë e më shumë njerëzit në mbarë botën të jenë të ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit si pirja e duhanit, dieta e varfër dhe jeta sedentare. Edukimi dhe informimi i individëve dhe komuniteteve për lidhjet ndërmjet stilit të jetës dhe rrezikut për kancerin është hapi i parë në parandalimin efektiv të kancerit. Pajisja e individëve dhe komuniteteve me njohuritë e përshtatshme dhe të duhura për lidhjen që ekziston midis stilit të jetës dhe kancerit, mund të fuqizojë njerëzit që të bëjnë zgjedhje të shëndetshme. Individët dhe komunitetet duhet të informohen për faktin se më shumë se 1/3 e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.
Të sfidojmë perceptimet
Në shumë shoqëri dhe kultura të ndryshme kanceri është akoma një tabu. Njerëzit të cilët janë me kancer janë shpesh subjekt i stigmës dhe diskriminimit, duke ndikuar që ata të mos e pranojnë hapur që janë të sëmurë me kancer, si dhe të mos kërkojnë kujdes dhe mbështetje. Edhe brenda komuniteteve ku diskutohet hapur për kancerin, njerëzit e prekur nga kanceri ndonjëherë mund të diskriminohen dhe të ndihen të izoluar nga shokët dhe kolegët. Të gjithë, qeveritë, komunitetet, shkollat, punëdhënësit dhe mediat mund t’i perceptojnë sfidat e kancerit dhe t’i largojnë mitet e dëmshme dhe mendimet e gabuara për kancerin, në mënyrë që gjithkush të fuqizohet për të patur akses për informacionin e duhur në lidhje me kancerin dhe parandalimin e tij.
Të krijojmë mjedise të shëndetshme
Shkollat dhe vendet e punës luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Ato mund të adaptojnë një kulturë shëndetësore duke siguruar vakte ushqimore të shëndetshme, kohë të lirë për aktivitete dhe sport, si dhe të vendosin në kurrikulat e shkollës edukimin fizik dhe praktikat e një ushqyerje të shëndetshme. Shkollat dhe vendet e punës mund të inkurajohen që të zbatojnë masa të cilat do të motivojnë dhe mbështesin individët për sjellje shëndetësore përgjatë jetës së përditshme.
Të përmirësojmë aksesin për kujdesin ndaj kancerit
Për të maksimizuar sa më shumë rezultatet e trajtimit si dhe cilësinë e jetës te të gjithë personat që jetojnë me sëmundjen e kancerit, përfshirë këtu edhe fëmijët dhe adoleshentët, është e domosdoshme mbyllja e hendekut të aksesit për një kujdes cilësor dhe të përballueshëm ndaj kancerit. Të njëjtën rëndësi ka edhe adresimi i përballueshmërisë së kujdesit ndaj kancerit, për të mbrojtur pacientët dhe familjet nga vështirësitë financiare si rrjedhojë e shpenzimeve nën dorë. Ne mund të advokojmë për të përmirësuar aksesin për shërbimet dhe trajtimin e kancerit nëpërmjet kujdesit të vazhdueshëm. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të përfitojnë nga këto ndërhyrje në kushte të barabarta, pavarësisht nga gjeografia dhe pa vuajtur si rrjedhojë e vështirësive ekonomike.
Të ndërtojmë një fuqi punëtore të kualifikuar për kujdesin ndaj kancerit
Arsimimi i pamjaftueshëm i ofruesve të kujdesit shëndetësor është një nga pengesat më të përhapura dhe urgjente në ofrimin e një kujdesi cilësor ndaj kancerit. Investimet në edukimin e vazhdueshëm profesional për të pajisur personelin e kujdesit shëndetësor me aftësitë, njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të përmbushur nevojat e individëve dhe komuniteteve për një kujdes të vazhdueshëm ndaj kancerit.
Të mobilizojmë rrjetet tona drejt progresit
Identifikimi dhe mobilizimi i rrjeteve është thelbësor për të mbështetur përpjekjet në reduktimin e barrës globale të sëmundjes së kancerit. Nëpërmjet kësaj ne mund të forcojmë përpjekjet advokuese dhe ngritjen e kapaciteteve përmes edukimit dhe trajnimit. Ngritja e rrjeteve të ekspertëve mund të sigurojë gjithashtu një platformë për të ndarë njohuritë dhe përvojat. Komuniteti në nivel global i kancerit mund të mobilizojë rrjetet e tyre për të zvogëluar barrën globale të kancerit, për të promovuar një barazi më të madhe dhe për të integruar më mirë kontrollin ndaj kancerit në axhendën e zhvillimit të shëndetësisë botërore.
Të advokojmë për ndryshimin e politikave
Ligje dhe masa të tjera rregullatore mund të përdoren në mënyrë efektive për të reduktuar ekspozimin ndaj rreziqeve të kancerit, duke përfshirë duhanin, alkoolin, ushqime jo të shëndetshme dhe faktorët e mjedisit. Politikat kombëtare efektive mund të përmirësojnë gjithashtu aksesin ndaj barnave kryesore të kancerit, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjes dhe ofrimin e një kujdesi cilësor. Pacientët, familjet, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe shoqëria civile duhet të vazhdojnë të advokojnë te qeveritë për zbatimin e politikave dhe programeve në nivel kombëtar të cilat i kthejnë këto angazhime në veprime. Advokimi efektiv për ndryshimin e politikave në të gjitha nivelet (lokal, kombëtar dhe global) mund të zvogëlojë ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit, të përmirësojë aksesin dhe disponueshmërinë e medikamenteve kryesore të kancerit, si dhe një kujdes cilësor ndaj tij.
Të bëjmë shembull financimin në kontrollin e kancerit
Shembulli ekonomik për financime po bëhet pjesë vitale e ndryshimit të mendësisë rreth vlerës së financuar në parandalimin dhe kontrollin e kancerit. Tashmë ekziston një argument imponues për të investuar më shumë në parandalimin e kancerit sesa në përballjen me pasojat e tij. Ndërtimi i një shembulli ekonomik investimesh për kancerin mund të ndryshojë mendësitë dhe t’ju mundësojë qeverive që të justifikojnë vendosjen e kontrollit të kancerit në qendër të planeve të tyre kombëtare për shëndetin.
Të punojmë bashkarisht për të rritur ndikimin
Barra globale e sëmundjes së kancerit mund të reduktohet nëpërmjet partneritetit midis qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, i cili ndikon në aftësitë dhe kompetencat e përbashkëta, si dhe në sferat e influencës për të përshpejtuar progresin në qëllimet dhe aspiratat e përbashkëta. Organizatat e shoqërisë civile, grupet advokuese për pacientët me kancer dhe grupet e tjera të interesit, së bashku, mund të forcojnë përpjekjet e tyre advokuese rreth çështjeve të përbashkëta duke krijuar një zë të bashkuar për ndryshime pozitive. Puna në partneritet rreth zgjidhjeve të vërtetuara për kancerin, mund të sjellë një ndikim global duke fuqizuar advokimin dhe ngritjen e kapaciteteve rreth qëllimeve të përbashkëta.
Mesazhe të përgjithshme për kancerin
- Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe mund të ndikojë te të gjithë ne, në mënyrë direkte apo indirekte përgjatë jetës sonë.
- Veprimet e ndërmarra nga çdo person, organizatë dhe qeveri do të ndihmojnë për të zvogëluar barrën e sëmundjes së kancerit, për të arritur uljen me 25% të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet kronike deri në vitin 2025.
- Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit. Megjithatë, ne e dimë se më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.
- Derisa ndërgjegjësimi për kancerin të përmirësohet globalisht, si dhe të ndërmerren veprime të nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje, miliona njerëz në mbarë botën do të vdesin çdo vit.
- Ne duhet të veprojmë tani për shkak se epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.
Për më tepër informacion mund të klikoni në adresën:
http://ishp.gov.al/event/4-shkurti-2016dita-boterore-e-kancerit/
http://www.un.org/en/events/cancerday/index.shtml
http://www.who.int/life-course/news/events/world-cancer-day/en/