Njoftime Janar 2016

 

fotowebDuke filluar nga sot, vizita shëndetësore te mjeku i familjes do të jetë falas edhe për personat e pasiguruar. 27 Janari është data e hyrjes në fuqi për zbatimin e ndryshimit të ligjit, Nr.10 383 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë,” që mundëson vizitën pa pagesë tek mjeku i familjes për të gjithe popullatën rezidente në Shqipëri.

FSDKSH do të mbulojë shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, qe lidhet me vizitën tek mjeku i familjes edhe individët e pasiguruar. Është një mundësi e re që u ofrohet rreth 600 mijë qytetarëve.

Deri dje, vizita shëndetësore falas tek mjeku i familjes u është mundësuar rreth 2,3 milionë qytetarëve, ndërkohë që personat e pasiguruar përfitonin këtë vizitë kundrejt tarifës prej 1,000 lekë. Duke filluar që sot e gjithë popullsia e vendit prej 2,9 milionë banorë, është e mbuluar me vizitën falas te mjeku i familjes.

Tashmë me ndryshimin e bërë, askush nuk është i detyruar më të paguajë për të kryer konsultë me mjekun e familjes. Mjeku e ka detyrim që të kryejë vizitën për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, për ata që janë të siguruar, por edhe për ata që janë të pasiguruar.

Shërbimi i vizitës shëndetësore që të pasiguruarit e marrin falas me ligjin e ri, është qartësisht një hap tjetër i sigurtë për t’iu ofruar qytetarëve mbrojtjen shëndetësore që meritojnë, drejt Mbulimit Universal.

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim ekonomik për shoqërinë, sepse kursen shpenzimet e ardhshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor. Këto janë rezultatet e përvojës ndërkombëtare lidhur me diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin.

Bazuar në të dhëna që vijnë nga përvoja botërore, p.sh., nga analiza e kosto-përfitimeve të NHS (National Health Service–Shërbimi Kombëtar i Kujdesit Shëndetësor në Angli), të vendosura në kontekstin shqiptar, me kurs këmbimi PPP (Purchasing Power Parity), rezulton se, me Programin e Kontrollit Bazë Pa Pagesë 40-65 vjeç, do të arrihet të kursehen kosto për shpenzime shëndetësore rreth 125 milionë dollarë në 10 vjet, si dhe do të parandalohen 450 vdekjeve të parakohshme.

Kursimi do të vijë, së pari, nga kostoja më e ulët me të cilin e ofron këtë shërbim partneri privat, së dyti, nga parandalimi i sëmundjeve të rënda të kushtueshme, dhe së treti, nga ofrimi i këtij shërbimi pranë mjekut te familjes, i cili ka qenë një shërbim tërësisht i munguar në shërbimin shëndetësor parësor.

Një kontroll bazë shëndetësor përfshin vlerësimin e riskut shëndetësor për 7 çështje të rëndësishme të shëndetit të çdo qytetari. Ato janë: 1) Hipertensioni arterial; 2) Obeziteti; 3) Duhanpirja; 4) Kolesteroli; 5) Dieta e varfër; 6) Inaktiviteti fizik; 7) Përdorimi i alkoolit. Gjithçka që evidentohet gjatë kontrollit regjistrohet në dosjen elektronike shëndetësore, dhe më tej, në varësi të vlerësimit të riskut, bëhet komunikimi i tij, dhe fillon procesi i menaxhimit të riskut.

Për kontrollin e një personi 40-65 vjeç, Fondi i sigurimit shëndetësor i paguan kontraktorit 1537 lekë (pa përfshirë TVSH e cila transferohet në buxhetin e shtetit). I njëjti protokoll i kontrollit pa pagesë në sistemin publik kushton rreth 5200 lekë, ndërsa në sistemin privat kushton rreth 8000 lekë.

Kontraktorit i garantohet pagesa për 475 mijë kontrolle në vit, në qoftë se në një vit të caktuar, numri i kontrolleve nuk e tejkalon këtë kufi. Por, bazuar në përvojën botërore të OBSH-së, pritet që pas vitit të parë të programit, numri i kontrolleve të jetë mbi 520 mijë në vit.

Kostoja totale e programit pritet të jetë 64 milionë dollarë në 10 vjet dhe jo 120 milionë euro, siç është pretenduar nga zëra publikë. Ndërsa përfitimet totale nga programi pritet të jenë 189 milionë dollarë. Pra,kursimi neto pritet të jetë 125 milionë dollarë në 10 vjet (1 dollar = 125 lekë).

Pas fillimit më 1 prill 2015, dhe një periudhe konsolidimi dy-mujore, në periudhën qershor–dhjetor 2015, kontrollin e kanë bërë 210 mijë vetë (mesatarisht 30 mijë në muaj). Në vitet në vazhdim, pritet që kontrollet t’i kryejnë mbi 43 mijë persona në muaj.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se 18% e personave që kanë bërë kontroll vuajnë nga tensioni i lartë arterial pa e ditur këtë gjë. Ndërkohë rreth 4% e pacientëve që ishin me diabet, nuk e dinin se e kishin këtë sëmundje.

http://www.shendetesia.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/check-up-i-kursen-shoqerise-125mln-dhe-parandalon-450-vdekje-te-parakohshme-ne-10-vjet

fotoJava Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës është një fushatë sensibilizuese evropiane, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te femrat.

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës. Ai është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë sidomos në vendet në zhvillim, me rreth 445.000 raste të reja në vitin 2012. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. Në vitin 2012, rreth 270.000 gra kanë vdekur nga kanceri i qafës së mitrës në vendet në zhvillim. Në këto vende, mundësia e kufizuar për kontroll bën që sëmundja të identifikohet kur ka përparuar dhe janë shfaqur shenjat. Përveç kësaj, mundësitë për trajtim në fazë të vonshme janë të pakta, duke rezultuar në norma më të larta të vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës në këto vende.

Në Shqipëri raportohen rreth 100 raste të reja çdo vit nga Shërbimi i Onkologjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” dhe më shumë se 1/3 e tyre përfundojnë në vdekje. Më tepër se gjysma e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara, kur trajtimi është shumë më pak efektiv dhe shumë i shtrenjtë. Tashmë është e njohur se kanceri i qafës së mitrës së bashku me kancerin e gjirit janë bërë kërcënim kryesor i shëndetit të grave në Shqipëri. Por, ka dy elemente që e bëjnë kancerin e qafës së mitrës një prioritet: a) mosha e re e shfaqjes krahasuar me llojet e tjera të kancerit, e rrjedhimisht nivel i lartë i viteve të jetës së humbur b) depistimi është shumë i favorshëm-më i favorshmi mes gjithë llojeve të kancerit.

Në Shqipëri, depistimi për kancerin e qafës së mitrës konsiderohet prioritet, por ende një pjesë e grave paraqiten në faza shumë të vonshme kur është vështirë të trajtohen. Prandaj, në paketën e rishikuar të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor janë përfshirë edhe shërbimet për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të traktit riprodhues, përfshi ato për kancerin e qafës së mitrës. Ndërkohë ka përfunduar hartimi i udhërrëfyesit dhe i protokolleve për mënyrën si duhet punuar për kancerin e qafës së mitrës në shërbimet e kujdesit parësor.

Për më tepër informacion klikoni ne linkun më poshtë:

 ishp.gov.al/event/24-30-janar-2016-java-evropiane-e-parandalimit-te-kancerit-te-qafes-se-mitres

Më datë 19.01.2016 në qytetin e Durrësit u bë prezantimi i recetës elektronike, tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore.

Merrnin pjesë Kryeministri i Shqipërisë  Z. Edi Rama, Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqaj, Drejtoresha e Përgjithshme e FSDKSH Znj. Vjollca Braho, Kryetari i Bashkisë Durrës z. Vangjush Dako, deputjetja e Durrësit znj. Klodiana Spahiu, drejtues të institucioneve shëndetësore në vend si dhe mjekë dhe infermierë të qëndrave shëndetësore të rrethit të Durrësit.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij theksoi se Receta Elektronike do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit në harkun e këtij viti, duke bërë të mundur një panoramë më të qartë të problematikave dhe nevojave, bazuar në statistikat e sëmundshmërisë.

Kryeministri u shpreh më tej se reforma në shëndetësi është një sfidë komplekse, e cila  prek fizikisht dhe shpirtërisht njeriun që ka nevojë për shërbimin mjekësor.
Reforma në shëndetësi, shtoi ai, është jo për të garantuar pushtetin e sotëm, por të përcaktojmë një rrugë që merr parasysh  atë që duhet të bëjë shteti në të ardhmen.

Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Beqaj deklaroi se tashmë receta elektronike është një realitet i prekshëm, i cili ka nisur aplikimin me sukses në qytetin e Durrësit.  Ai theksoi rëndësinë e informatizimit të shërbimeve shëndetësore, si një proces që projekton të ardhmen e mjekësisë moderne.

Në fjalën e saj Drejtoresha e Përgjithshme e FSDKSH, Znj. Vjollca Braho u ndal në rëndësinë e projektit të recetës elektronike, si një risi që do të sjellë një ndryshim rrënjësor qoftë në shërbimin ndaj pacientëve, por edhe në kontrollin që i bëhet të gjithë procesit deri në marrjen e barnave në farmaci. Tashmë me anë të Recetës Elektronike, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka një panoramë të qartë dhe të plotë të zinxhirit pacient – mjek që në fillesat e tij, duke na dhënë mundësinë që të rrisim saktësinë në përcaktimin e barnave, për të patur në kohë reale informacion dhe raporte për barnat, recetat, mjekët dhe farmacitë për qëllime monitorimi dhe rimbursimi. Aplikimi i këtij programi eleminon fenomenin e recetave fiktive në rimburisim si dhe shmang  abuzimet me recetat e rimbursuara.

Gjithashtu ajo garantoi përkushtimin e saj dhe  të gjithë stafit që drejton për të përmbushur me sukses sfidën e implementimit të këtij projekti në Drejtoritë e tjera Rajonale të Fondit dhe për të realizuar një ndër objektivat kryesorë të punës, që është rritja e cilësisë së shërbimit mjekësor dhe farmaceutik për të gjithë qytetarët.

 

Njoftime Dhjetor 2015

Në zbatim të Udhëzimit nr 15 data 10.12.2015 “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 33 datë 26.12.2014 “Për kartën e Shëndetit”” ju njoftojmë se:
• Afati i kategorisëpërfituese “I punësuar” bëhet: 1 vit nga data e lëshimit.
• Afati i kategorisë përfituese “I sëmurë me Ca” bëhet: Pa afat.
• Afati i kategorisë përfituese “Invalid i plote” bëhet: Nga data e lëshimit të kartes deri në afatin e vërtetimit.
• Për të siguruarit që paraqiten me kartë shëndeti recetat me rimbursim do të ekzekutohen me paraqitjen e kartës së shëndetit.
• Duke filluar nga data 1 Janar 2016, karta e shëndetit është dokument i vetëm që vërteton se personi është i siguruar në skemën e sigurimeve shëndetësore.
• Vlefshmëria e librezave të shëndetit në qarkullim përfundon më 31 Dhjetor 2015.

 

 1Shëndeti nuk është privilegj, është e drejta jote

Mbulimi Universal është një objektiv madhor i programit të Qeverisë në sistemin e kujdesit shëndetësor. Por për ta bërë të prekshëm për këdo duhet ta shoqërohet me Aksesin Universal.

Kështu, u hodh hapi i parë, madhor dhe konkret drejt Mbulimit Universal, duke hartuar dhe vënë në zbatim programin kombëtar të kontrollit bazë shëndetësor për të gjithë shqiptarët rezidentë në grupmoshën 40–65 vjeç.

Janë rreth 900 mijë shqiptarë që janë të ftuar, që një herë në vit të paraqiten në qendrën shëndetësore të vendbanimit dhe të bëjnë kontrollin bazë shëndetëtsor, pa pagesë, pavarësisht nëse janë, apo jo, të siguruar për kujdes shëndetësor.

Ndërkohë, Qeveria është angazhuar për të realizuar disa objektiva.

Së pari, krijimi i një institucion që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimit të kujdesit shëndetësor, dhe fakti që Fondi merr përsipër të paguajë këtë shërbim si për institucionet publike, ashtu dhe ato jopublike, është mishërimi i këtij angazhimi.

Së dyti, vlerësimi i institucioneve publike si komplimentare, apo plotësues të njëri-tjetrit, duke qenë të vetëdijshëm se në këtë mënyrë plotësohen më mirë nevojat që ka sistemi i kujdesit shëndetësor në vend.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publikeve dhe jo-publike do të sjellë një të ardhme të sigurtë dhe me standardet e duhura për kujdesin shëndetësor.

Së treti, identifikimi I  dy grup-sëmundjeve që do të marrin vëmendje të shtuar, pasi janë ato që kanë prevalencë më të lartë në Shqipëri, krijojnë më shumë kosto në shëndet, krijojnë më shumë fatalitete, dhe shkurtojnë më shumë vite jetë të shëndetshme, – siç janë sëmundjet tumorale dhe ato kardiovaskulare.

Të vetëdijshëm për mungesat e mëdha që u trashëguan në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe për faktin se do të duhej të qeverisej në një kontekst burimesh të kufizuara financiare dhe njerëzore në një të ardhme jo vetëm të afërt, Qeveria u angazhua në Programin e saj  se do të bashkëpunonin me institucionet jopublike shëndetësore, duke financuar 100% elementë të caktuar të kujdesit shëndetësor, apo të njohura ndryshe si paketat e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

Hartimi i paketave shëndetësore të shërbimit është tashmë një realitet, por edhe një risi në financimin e shërbimeve spitalore në vend. Përfituesit e këtyre 10 paketave, të miratuara në qershor 2014, mbulohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, si në rastin e marrjes së shërbimit në spitalet publike, ashtu edhe në ato private, që tashmë janë kontraktuar nga Fondi.

Ky është shembull i qartë se si mund të përdoren në mënyrë të mjaftueshme paratë publike për të marrë shërbime thelbësisht jetike, brenda sistemit të sotëm të financimit të shëndetësisë. Kriteret mbi të cilat u hartuan këto paketa, jane kritere mjekësore, ekonomike dhe sociale, që do të thotë se, në hartimin e tyre , u vlerësua shkalla e ofrimit të shërbimit në ndihmë të përmirësimit të cilësisë së jetës, të shmangies se përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit dhe të rritjes së jetëgjatësisë.

Gjithashtu, ky është një hapi tjetër cilësor drejt vendosjes së Mbulimit dhe Aksesit Universal në sistemin e kujdesit shëndetësor në vend.

Për herë të parë, puna për hartimin e paketave të tilla të shërbimeve shëndetësore u realizua në një kohë të shkurtër, falë përfshirjes së një ekipi profesionistësh, për të siguruar që askush të mos përballet me pengesa financiare, moshore, gjinore, gjeografike apo kulturore në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor

Më konkretisht, bëhet fjalë për 10 shërbime spitalore:

– Dializa

– Transplanti I veshkave

– Terapia e flakjes akute

– Pacemaker definitive

– Angiografi koronare

– Angioplastike koronare

– Interventet valvolare

– Interventet kongenitale

– By pass koronar

– Implanti koklear për fëmijët me problem dëgjimi

 

Dita Botërore e Sensibilizimit kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie. Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV/AIDS në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

Nga viti 2011 deri në vitin 2015, Dita Botërore e HIV/AIDS-it organizohet nën sloganin:

“Drejt zeros: Zero infeksione të reja nga virusi HIV, Zero diskriminim për personat me HIV/AIDS, Zero vdekje nga AIDS”

Faktet kryesore për HIV/AIDS

  • HIV vazhdon të jetë një çështje madhore globale e shëndetit publik që ka marrë më shumë se 34 milionë jetë deri tani. Vetëm në vitin 2014, rreth 1.2 milionë njerëz kanë vdekur globalisht nga shkaqe të lidhura me HIV-in.
  • Në nivel global, deri në fund të vitit 2014, numri i personave që jetojnë me HIV ishte rreth 36.9 milionë, me 2 milionë raste të reja vetëm në vitin 2014.
  • Infeksioni HIV diagnostikohet nëpërmjet testeve të shpejta diagnostike, që zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave të HIV-it. Këto teste japin rezultate të shpejta; esenciale për diagnozën dhe trajtimin e hershëm.
  • Nuk ka shërim për infeksionin HIV. Megjithatë, trajtimi efektiv me medikamente antiretrovirale (ARV) mund të kontrollojë virusin në mënyrë që personat me HIV të gëzojnë jetë të shëndetshme dhe produktive.
  • Është vlerësuar se, aktualisht vetëm 51% e personave me HIV dinë statusin e tyre të infektimit me HIV, pra nëse ata janë të infektuar apo jo.
  • Në vitin 2014, 14.9 milionë njerëz që jetojnë me HIV, të cilët përfaqësojnë 40% të personave që jetojnë me HIV, morën terapi antiretrovirale në nivel global.

Për më tepër informacion vizitoni linkun http://ishp.gov.al/event/1-dhjetor-2015-dita-boterore-kunder-hivaids/

2015 Posteri HIVAIDS 847x477

 

Ushqyerja e shëndetshme dhe Diabeti

Mbroni të ardhmen tuaj!

Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

Dita Botërore e Diabetit për vitin 2014-2016, ka nё fokus jetesën e shëndetshme dhe diabetin. Mesazhet kyçe kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhje të shëndetshme, të cilat mund të jenë zgjedhje të lehta për personat me diabet.

Çdo vit ka një temë të caktuar. Për periudhën 2014-2016 tema kryesore është:

Ushqyerja e shëndetshme dhe Diabeti. Mbroni të ardhmen tuaj!

Mesazhet kyçe për këtë vit janë:

Vepro për të ndryshuar jetën tënde sot!

Vepro për të ndryshuar botën nesër!

Ushqyerja e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e të gjithë tipeve të diabetit.

Aksesi pёr ushqime tё shёndetshme dhe tё pёrballueshme ёshtё esencial pёr tё ulur barrёn e sёmundjes sё diabetit dhe sigurimin e zhvillimit tё qёndrueshёm global.

Diabeti, një sëmundje, me përmasat e një epidemie, në Programin e Kontrollit Shëndetësor Bazë pa pagesë (40-65 vjeç) në Shqipëri, kontrolli për diabetin ka një vemendje të veçantë. Nga të dhënat e të cilit rezulton se: 4% e personave që kanë bërë kontrollin rezultojnë me diabet dhe nuk e dinë. Dhe nëse ky 4% ka dalë nga grupmosha 40-65 vjeç, do të thotë që është dhe më e madhe përqindja e personave në Shqipëri që janë me diabet dhe nuk e dinë që janë me diabet. Ndërkohë, 12,5% e personave që kanë bërë kontrollin, vlerësohen si paradiabetikë.

Për më tepër informacion vizitoni linkun http://ishp.gov.al/event/14-nentor-dita-boterore-e-diabetit/

Njoftime Nëntor 2015

14 Nëntori Dita Botërore e Diabetit

Ushqyerja e shëndetshme dhe Diabeti

Mbroni të ardhmen tuaj!

Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

Dita Botërore e Diabetit për vitin 2014-2016, ka nё fokus jetesën e shëndetshme dhe diabetin. Mesazhet kyçe kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhje të shëndetshme, të cilat mund të jenë zgjedhje të lehta për personat me diabet.

Çdo vit ka një temë të caktuar. Për periudhën 2014-2016 tema kryesore është:

Ushqyerja e shëndetshme dhe Diabeti. Mbroni të ardhmen tuaj!

Mesazhet kyçe për këtë vit janë:

Vepro për të ndryshuar jetën tënde sot!

Vepro për të ndryshuar botën nesër!

Ushqyerja e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e të gjithë tipeve të diabetit.

Aksesi pёr ushqime tё shёndetshme dhe tё pёrballueshme ёshtё esencial pёr tё ulur barrёn e sёmundjes sё diabetit dhe sigurimin e zhvillimit tё qёndrueshёm global.

Diabeti, një sëmundje, me përmasat e një epidemie, në Programin e Kontrollit Shëndetësor Bazë pa pagesë (40-65 vjeç) në Shqipëri, kontrolli për diabetin ka një vemendje të veçantë. Nga të dhënat e të cilit rezulton se: 4% e personave që kanë bërë kontrollin rezultojnë me diabet dhe nuk e dinë. Dhe nëse ky 4% ka dalë nga grupmosha 40-65 vjeç, do të thotë që është dhe më e madhe përqindja e personave në Shqipëri që janë me diabet dhe nuk e dinë që janë me diabet. Ndërkohë, 12,5% e personave që kanë bërë kontrollin, vlerësohen si paradiabetikë.

Konferenca “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”

Më datë, 10 Nëntor 2015, nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë, u zhvillua  konferenca “Aksesi universal në shërbime dhe mjekësia e familjes: Sëmundjet kronike në fokus”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi, Zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Drejtore e Përgjithshme (e komanduar) e FSDKSH, z. Klodian Rjepaj, Zv.Ministër i Shëndetësisë, si edhe drejtues të shërbimeve universitare, mjekë të familjes etj.

Në konferencë u prezantuan gjetjet e para dhe rezultatet në kuadrin e zbatimit të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë 40-65 vjeç.

Nga të dhënat e para, rezultojnë me hipertension 37% e njerëzve që kanë marrë pjesë në kontroll; rreth 18% nuk e dinë që janë me hipertension, që do të thotë se ka një shkallë shumë të lartë të sëmundjes në popullatë, që fillimisht, njerëzit nuk e dinë, dhe më pas, nuk kanë kujdesin e duhur për sëmundjen. Rezulton gjithashtu se, 35% e njerëzve e dinë që janë me hipertension, por në ditën e kontrollit rezultojnë përsëri në gjendjen e kësaj sëmundjeje, që do të thotë se nuk mjekohen siç duhet.

Bazuar në këto të dhëna, 4% e personave që kanë bërë kontrollin, rezultojnë me diabet dhe nuk e dinë. E nëse ky rezultat ka dalë nga grupmosha 40-65 vjeç, do të thotë që është edhe më e madhe përqindja e personave në Shqipëri, që janë me diabet dhe nuk e dinë që janë me diabet.

Ndërkohë, 12,5% e personave që kanë bërë kontrollin, vlerësohen si paradiabetikë. Minimalisht, rezulton nga kontrollet që kemi një shkallë të lartë obeziteti; që do të thotë se e kemi të lartë shkallën e riskut.

Në fjalën e tij, Ministri i Shëndetësisë, theksoi se ky program synon që të vendosë më shumë në fokus kujdesin shëndetësor parësor; të vendosë më shumë në fokus shëndetin përpara se të shkojmë te sëmundja; të vendosë më shumë në fokus qytetarin, përpara se ai të jetë pacient; të vendosë më shumë në fokus parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm se sa kurimin apo rehabilitimin.

DOKUMENTET E BASHKANGJITUR

 

Konferenca III

Tiranë, 21/10/2015 – U mbajt Konferenca e III-të vjetore Ndërkombëtare për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës: “Të vendosur kundër  kancerit, krah gruas për parandalim”,

të organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, në kuadër te fushatës kombëtare për ndërgjegjësimin e popullatës për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës, në bashkëpunim me Shërbimin e Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Shoqatën e Onkologëve të Shqipërisë, Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano (IEO) dhe nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Konferencë mori pjesë dhe Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Beqaj, i cili foli për nismat e deritanishme të Qeverisë në betejën kundër kancerit, kreu i shëndetësisë bëri thirrje për më tepër ndërgjegjësim dhe marrje përgjegjësish nga të gjithë.

Mjekë dhe specialistë të shëndeti publik prezantuan në konferencë të dhëna të rëndësishme për luftën dhe parandalimin e sëmundjeve tumorale në Shqipëri. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe dy mjekët italianë, Alberto Luini dhe Giovanna Gatti, si dhe aktivistja italiane Paola Concia e cila referoi mbi parandalimin e kancerit nëpërmjet sportit dhe stilit të jetës, si dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, znj. Zineb Toumi Benjelloun.

Prezantimi i Ministrit_Ilir Beqaj.pdf    Download file

Më tepër infomacion do të gjeni në linkun: www.shendetesia.gov.al

 

image

Në kuadër  të Muajit Tetor, Muaji I ndërgjegjësimit të Luftës kundër Kancerit të Gjirit, në datat 17 dhe 18 Tetor  organizohet “Maratona e jetës” me moton :

“Të vrapojmë sëbashku për motrën , vajzën, gruan, për të gjitha femrat shqiptare”

Ky aktivitet organizohet me pjesmarrjen  dhe mbështetjen e shumë institucioneve, organizata dhe kompani biznesi  si Ministria e Shëndetsisë, ISHP, Vodafoni, Banka Credins, Kompania Spring, Kastrati etj

Gjatë këtyre dy ditëve në Liqenin artificial të Tiranës do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, do të jetë gjithashtu e vendosur edhe njësia e mamografisë së lëvizshme për të kryer vizita falas.

17 Tetor 2015  – Te Liqeni artificial – Qyteza  e jetës ( Bustet e vëllezërve Frashëri) aktivitetet   fillojnë  nga ora 10.00 

18 Tetor 2015 – Starton “Maratona e Jetes “ ora 10.00 

                  Më tepër infomacion do të gjeni në linkun: Maratona e Jetës

 

Me Listën e re të Barnave të Rimbursueshme rreth 150 000 qytetarë shqiptarë kanë përfituar dhe do të përfitojnë nga mjekimi me barnat e reja të shtuara në listën e rimbursimit, të cilat përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbimet:

Terapi Kardiake – 11 barna të reja-  përfitojnë 120,400 qytetarë

Onkologji – 5 barna të reja –  përfitojnë 1,117 qytetarë

Hematologji – 4 barna të reja – përfitojnë 8,301 qytetarë

Rheumatologji – 3 barna të reja –  përfitojnë  5,510 qytetarë 

Dermatologji – 3 barna të reja – përfitojnë 3,350 qytetarë

Endokrinologji – 5 barna të reja – përfitojnë 2,680 qytetarë

Gastro-Hepatologji – 7 barna të reja – përfitojnë 2,307 qytetarë

Neurologji-Psikiatri-Kujdesit Paliativ – 9 barna të reja – përfitojnë 2,275 qytetarë

Nefrologji-Dializë – 2 barna të reja – përfitojnë 1,100 qytetarë

Alergologji – 2 barna të reja- përfitojnë 1,020 qytetarë

Pneumologji -1 bar i ri – përfitojnë 1,000 qytetarë

Gjinekologji-Urologji – 3 barna të reja – përfitojnë 750 qytetarë

Okulistikë – 3 barna të reja – përfitojnë 430 qytetarë

Çdo qytetar mund t’i gjejë lehtësisht barnat e sipërpërmendura me çmimet e ulura nëpër të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur që tregtojnë barna në vendin tonë.

Për më tepër informacion mund të klikoni në adresën www.shendetesia.gov.al / LBR është zgjeruar me 85 barna ose 45 principe-aktive-të-reja

 

 

ecja down1 12 Tetor

Në këtë kuadër  më datë 10 tetor 2015, Fondacioni Down Syndrome Albania, me mbështetjen e Zonjës Odeta Nishani organizoi një ecje sensibilizuese “Buddy Walk® Tirana 2015”, ku morën pjesë përfaqësues nga institucione shtetërore, shoqata të ndryshme, prindër dhe të interesuar.

FSDKSH, si një institucion që ka mbështetur vazhdimisht eventet e organizuara me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për Sindromën Down, mori pjesë në këtë aktivitet  me punonjësit e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun.

Buddy Walk® Albania është një ecje ndërgjegjësuese, me qëllim promovimin e të drejtave dhe nevojave që kanë individët me këtë sindromë, për të jetuar një jetë me dinjitet dhe gjithëpërfshirëse në vendin ku jetojnë.

Inisiativa Buddy Walk®, është konceptim i Shoqatës Kombëtare Amerikane të Sindromës Down (NDSS), dhe për herë të parë u organizua në vitin 1995 për të festuar tetorin, muajin e sensibilizimit për Sindromën Down dhe për të promovuar pranimin dhe gjithëpërfshirjen e individëve me këtë sindromë. Numri i Buddy Walk® ka ardhur në rritje dhe nga 17 ecje të organizuara në vitin 1995, këtë Tetor janë të planifikuara me shumë se 300 ecje në të gjithë botën, një prej tyre edhe Buddy Walk® Albania.

Më tepër infomacion do të gjeni në linkun: Buddy Walk® Tirana

 

Njoftime Tetor 2015

 Ndryshimet e propozuara në projekt-ligjin e barnave nuk cënojnë aspak sigurinë e tyre.

banner msh 20151004Në një prononcim për mediat, dhënë dje më datë 4 tetor 2015, Znj. Milva Ekonomi mes të tjerave u shpreh se ndryshimet e propozuara në projekt-ligjin e barnave nuk cënojnë aspak sigurinë e tyre.

Ato bëhen për të siguruar zbatimin e plotë të detyrimeve që Shqipëria ka nga marrëveshjet ndërkombëtare, dhe konkretisht, nga marrëveshja CEFTA-s. Dispozita e propozuar përcakton se në Shqipëri lejohen të qarkullojnë barna me origjinë nga vendet e Ballkanit, me kushtin që të jenë të RREGJISTRUARA dhe të QARKULLOJNË në vendin e origjinës.

Pra, bëhet fjalë për barna të cilat qarkullojnë në vendet e Ballkanit dhe që gëzojnë të drejtën të rregjistrohen në Shqipëri. Por proçesi i rregjistrimit të çdo bari përfshin edhe ata me origjinë nga vendet e Ballkanit, i cili i nënshtrohet rregullores së rregjistrimit të barnave të miratuar nga Qeveria shqiptare prej disa muajsh dhe që është në përputhje me standartet e BE-së për rregjistrimin dhe vendosjen e barnave në treg.

Në dy vite qeverisjeje ka një ndryshim radikal të kontrollit të tregut të barnave: nuk ka më rregjistrime brenda 1 dite pune; nuk ka më bllokim të rregjistrimit për të kufizuar konkurencën dhe mbajtuar çmime monopol. Nëse në 2013, janë bërë rreth 130 kontrolle të cilisisë së barnave, në 2014 dhe 2015 janë bërë tre herë më shumë.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë në vitet 2014 dhe 2015, ka prokuruar me tender të hapur elektronik, për nevoja të sistemit shëndetësor, barna dhe materiale mjekësore me vlerë 3,1 miliardë lekë.

Për me tepër informacion vizitoni linkun e mëposhtëm:

MSH-Lobet e farmaceutikës kanë kapur për fyti opozitën

Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

 

Tetori Kanceri i Gjirit

Në të gjithë botën, Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

Ju mund te ulni rrezikun e kësaj sëmundje, duke ndryshuar disa faktorë si:

• Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme;
• Kryeni rregullisht aktivitet fizik;
• Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta;
• Konsumoni perime dhe fruta;
• Mos konsumoni alkool;
• Konsultohuni me mjekun për përdorimim e kontraceptivëve ;
• Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive;
• Përdorni ushqyerjen me gji për fëmijën tuaj;
• Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut;

Për të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut dhe kapjes së hershme të kancerit të i gjirit lexoni në linkun më poshtë:

Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

 

 

DBÇdo vit më datë 29 shtator, Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës  organizojnë Ditën Botërore të Zemrës, me qëllim kryesor të saj ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Tema e Ditës Botërore të Zemrës për këtë vit është “Zgjedhje të shëndetshme për zemrën kudo ku jetoni, punoni dhe argëtoheni”. Pra, krijimi i mjediseve të shëndetshme për zemrën në mënyrë që, çdo njeri kudo qoftë të ketë të drejtën të bëjë zgjedhje të shëndetshme për veten në çdo mjedis në të cilin jeton, punon apo luan, që të reduktohet rreziku për të patur semundje kardiovaskulare apo goditje në tru.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike si: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe obeziteti, diabeti apo faktorët e mënyrës së jetesës si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pasur një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare.

Parë në këtë këndvështrim, shumica e SKV-ve janë shkaktuar nga faktorë të rrezikut që mund të kontrollohen, trajtohen ose të modifikohen. Sot në botë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë besojnë se SKV-të janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme. OBSH-ja përllogarit se, të marra së bashku, uljet modeste të tensionit të gjakut, obezitetit, kolesterolit dhe përdorimit të duhanit në të gjithë popullsinë, mund të përgjysmojnë dukshëm sëmundjet kardiovaskulare.

Për më tepër informacion vizitoni linkun  29 Shtator, Dita Botërore e Zemrës

 

Më 26 shtator organizohet Dita Botërore e Kontracepsionit, e lançuar qysh në vitin 2007, si një fushatë mbarë botërore për një botë ku çdo shtatzëni të jetë e dëshiruar.

Misioni i saj është të përmirësojë ndërgjegjësimin mbi kontracepsionin, për të  mundësuar që çdokush të bëjë zgjedhje të informuara lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, për të pakësuar numrin e rritur të shtatzënive të paplanifikuara dhe aborteve.

Promovimi i planifikimit familjar për të siguruar përdorimin e metodave të preferuara kontraceptive për gratë dhe çiftet është thelbësor për të siguruar mirëqenien dhe pavarësinë e grave, duke mbështetur shëndetin dhe zhvillimin e komuniteteve.

Planifikimi familjar lejon çiftet të kenë numrin e dëshiruar të fëmijëve dhe të përcaktojnë distancën midis shtatzënive, duke përdorur metoda kontraceptive.

Gjithashtu planifikimi familjar me metoda kontraceptive  parandalon shtatzënitë merreziqe shëndetësore,  redukton vdekshmërinë foshnjore, parandalon HIV/AIDS, ndihmon në fuqizimin e njerëzve dhe rritjen e arsimimit, redukton shtatzënitë tek adoleshentët, ngadalëson rritjen e popullsisë

Në Shqipëri shërbimet e planifikimit familjar kanë filluar me liberalizimin e abortit në prill 1991 dhe aktualisht, në sistemin shëndetësor publik, janë të shpërndara në të tre nivelet e   kujdesit shëndetësor.

Për më tepër klikoni në adresën: 26 Shtator, Dita Botërore e Kontracepsionit- IShP

 

Tiranë, 17/09/2015 – Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj inspektoi sot (17/09/2015) disa farmaci në kryeqytet, ku ndoqi nga afër zbatimin e betejës së shpallur në fillim të shtatorit të Qeverisë kundër informalitetit në përgjithësi, dhe në sektorin e kujdesit shëndetësor në veçanti.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë jo vetëm detyrimin ligjor por edhe angazhimin qytetar, për të kërkuar në çdo aktivitet ekonomik kuponin tatimor, edhë në farmaci edhe në njësi të tjeta të shërbimit shëndetësor në çdo sistem, perfshirë vizitat dentare apo ekzaminimet laboratorike e imazherike”- u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Z. Beqaj e vuri theksin te rëndësia e zbatimit të ligjit në mënyrë uniforme, në mënyrë që të mos mbetet jashtë sistemit fiskal asnjë shërbim shëndetësor që paguhet nga qytetarët.

“Përpos detyrimit ligjor, unë besoj se është një nevojë e domosdoshme të formalizohet çdo shërbim, pasi kështu mund të krijohen shumë më tepër të ardhura, të cilat do të përdoren për përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve publike që njerëzit kanë nevojë, përfshirë edhe kujdesin shëndetësor, si dhe për të përmirësuar shpërblimet dhe pagat e punonjësve publik të shëndetësisë”, tha ministri i shëndetësisë.

Ky aksion është në vazhdën e inspektimeve kundër informaliteti në njësitë e shërbimeve shëndetësore dhe vjen pas thirrjes publike te Kryeministrit Rama me aktorët e interesit në fushën e shëndetësisë, për formalizimin e shërbimeve, në mënyrë që të arrihet gradualisht në angazhimin madhor të Qeverisë, për shërbime shëndetësore.

 

 

 

Njoftime Shtator 2015

Dje,me dt. 09.09.2015  në ambientet e Sheraton Tirana u zhvillua takimi “në mbrojtje të shëndetit të qytetarit, kundër informalitetit” me punonjës e drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Në takim mori pjesë edhe Kryeministri, z. Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj. Në takim morën pjesë dhe përfaqësues të FSDKSH.

Kryeministri Rama u shpreh në fjalën e tij për luftën kundër informalitetit në shëndetësi se nuk është luks, por një domosdoshmëri për të bërë të mundur që falë kontributeve që secili i detyrohet shtetit, shteti të investojë shumë më tepër, që të ketë shumë më tepër mundësi në shërbimin shëndetësor.

Është e paimagjinueshme se si farmacitë, dentistët apo të tjerë operatorë privatë, mund të operojnë në informalitet, në zinxhirin e hajdutërisë ndaj konsumatorit dhe shtetit bashkë. Lufta kundër informalitetit në shëndetësi është një domosdoshmëri dhe suksesi ynë i përbashkët në këtë betejë do të sjellë barna dhe materiale mjekësore shumë më të sigurta, shërbime shumë më cilësore publike si edhe mundësi të reja për investime në qendra shëndetësore e spitale.

Për me tepër informacion vizitoni linkun e mëposhtëm:

Ministria e Shëndetësisë

 

Publikuar nga Ministria e Shëndetësisë

1/6/2015-30/8/2015 → 24 047 RASTE TЁ TRAJTUARA NЁ 22 QSH-TЁ E POSAÇME TЁ SEZONIT VEROR


Pёr përiudhёn 1 qershor – 30 gusht 2015, janё kryer gjithsej:

22 047 vizita mjekёsore nё 22 QSH-tё e posaçme tё sezonit veror, prej tё cilave:

16 984 – Vizita mjekësore;

10 575 – Mjekime lokale;

  2 665 – Ndёrhyrje mikrokirurgjikale;

     814  – Referime në spital.

Këto qendra, tё cilat funksionojnë me shërbim 24 orë, me mjek dhe infermier, janё tё shtrira në të gjithë vendin; 19 përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe 3 të tjera në Alpe (Valbonë, Razëm, Theth) ofrojnë shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, 24 orë në 7 ditë të javës, deri në fund të muajit gusht. Qendrat janë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore. Po ashtu, ato janë furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme mjekësore.

Publikuar nga Ministria e Shëndetësisë

1 QERSHOR – 2 GUSHT 2015 -> 11 194 RASTE TЁ TRAJTUARA NЁ 22 QSH-TЁ E POSAÇME TЁ SEZONIT VEROR

Pёr përiudhёn 1 qershor – 2 gusht 2015, janё kryer gjithsej:

11 194 vizita mjekёsore nё 22 QSH-tё e posaçme tё sezonit veror, prej tё cilave:

67,6% – Vizita mjekësore;

27,1% – Mjekime lokale;

  8,0% – Ndёrhyrje mikrokirurgjikale;

  3,8% – Referime në spital.

Këto qendra, tё cilat funksionojnë me shërbim 24 orë, me mjek dhe infermier, janё tё shtrira në të gjithë vendin; 19 përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe 3 të tjera në Alpe (Valbonë, Razëm, Theth) ofrojnë shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, 24 orë në 7 ditë të javës, deri në fund të muajit gusht. Qendrat janë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore. Po ashtu, ato janë furnizuar me barna dhe materiale të nevojshme mjekësore.

Dita Boterore e Hepatitit – 28 Korrik 2015

Tema për këtë vit për Ditën Botërore të Hepatitit është “Parandalo hepatitin.Vepro tani!”. Hepatiti viral shkaktohet nga 5 viruse të ndryshme. Infeksioni nga këto viruse rezulton në vdekjen e gati 1.45 milion njerëzve në një vit. Këto viruse transmetohen nëpërmjet ujit dhe ushqimit të kontaminuar, gjithashtu dhe nga kontakti me gjakun apo fluidet e tjera të trupit, nëpërmjet injeksioneve apo transfuzioneve jo të sigurta. Infeksioni kalon dhe nga nëna tek fëmija, ose nëpërmjet kontaktit seksual. Infeksioni nëpërmjet këtyre rrugëve të transmetimit mund të parandalohet nga disa intervente të testuara dhe mjaft efektive. Është e rëndësishme për gjithsecilin që të jenë të kujdesshëm dhe të mësojnë si të mbrohen nga infektimi me virusin e hepatitit.

Në ditën Botërore të Hepatitit, 28 Korrik 2015, OBSH dhe partnerët e tjerë do të nxisin politikëbërësit, punonjësit e shëndetësisë dhe publikun e gjerë të veprojnë tani që të parandalojnë infeksionin dhe vdekjet nga hepatiti.

Hepatiti Viral – një grup sëmundjesh  infektive të njohur si hepatiti A, B, C, D, dhe E – prek qindra million njerëz në mbarë botën, që shkaktojnë sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë e cila çon në vdekje rreth 1.5 milion njerëz çdo vit, vdekje të shkaktuara kryesisht nga  hepatiti B dhe C. Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk kanë informacion si ta bëjnë këtë.

Në ditën e Botërore të Hepatitit, evente të ndryshme zhvillohen në mbarë botën duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe hepatitit C.

Në Ditën Botërore të Hepatitit, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka ndjekur nga afër testimin vullnetar të qytetarëve për këtë virus në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve nr. 3 të Tiranës.

Në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese në këtë ditë dhe gjatë gjithë javës në vijim, Instituti i Shëndetit Publik, ndërmjet aktiviteteve të tjera ndërgjegjësuese për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral, po kryen edhe promovimin e testimit vullnetar të virusit të hepatitit në tre qendra shëndetësore të Tiranës dhe në disa QSH në Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Data 28 Korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit në nder të ditës së lindjes së Profesorit dhe Nobelistit Baruch Samuel Blumberg, zbulues i virusit së hepatitit B dhe zbulues i vaksinës së parë për hepatitin B.

Disa fakte:

1.45 milion Numri i vdekjeve cdo vit nga hepatiti viral. 81%

Përqindja e fëmijëve të vaksinuar dhe të mbrojtur nga ineksioni i hepatitit B në mbarë botën.

2 milion

Numri i infektimeve me hepatit B dhe hepatit C të transmetuara nga injeksione jo të sigurta, në harkun kohor të një viti.

MESAZHET KYÇE NË DITËN BOTËRORE TË HEPATITIT 2015
Parandalo Hepatitin – njihu me risqet

Gjak dhe injeksione jo të sigurta si edhe përdorimi i pajisjeve të injeksionit te medikamenteve që ndahen me të tjerët mundet të rrezultojnë të gjitha në infeksion me hepatit.

Parandalo Hepatitin – kërko injeksione të sigurta

2 milion njerëz në harkun e një viti infektohen nga hepatiti nga injeksione jo të sigurta. Përdorimi i shiringave sterile dhe një përdorimshe është një masë parandaluese.

Parandalo Hepatitin – vaksinimi i fëmijëve

Përafërsisht 780  000 persona vdesin çdo vit nga infeksioni me hepatit B. Një vaksinim i sigurt dhe efektiv  ështe masë mbrojtëse për hepatitin B që vlen për gjatë gjithë jetës së një individi.

Parandalo Hepatitin – bëj analizat, merr mjekim

Medikamentet efektive për trajtimin e hepatitit B dhe kura për hepatitin C, ekzistojnë. Të cilat mund ti gjeni dhe në Listën e Barnave të Rimbursueshme. Listën e gjeni të bashkëngjitur më poshtë.

Parandalo Hepatitin Pdf

Terapi per hepatitin- Lista e Barnave Pdf

Informacion i zgjeruar – ISHP

 

Rritet transparenca, ja pikat e kontratës që ndryshojnë.

Kontratat e përmirësuara me FSDKSH hyjnë në fuqi më 1 gusht 2015

Tiranë, 24.07.2015 – Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka rishikuar rregulloren e të gjithë proçedurës së rimbursimit të barnave, duke vendosur elementë të rinj transparence për të gjitha hallkat e procesit. Rregullat e reja janë reflektuar edhe në kontratat me depot dhe farmacitë për vitin 2015. Shtojcat e kontratës u miratuan në mbledhjen e datës 24.07.2014 të Këshillit Administrativ të FSDKSH-së dhe do të hyjnë në fuqi duke filluar nga data 1 gusht 2015.

Masat e reja të parashikuara në kontratë janë një hap cilësor drejt rritjes së shkallës së transparencës dhe parandalimit të mundësive për abuzime me barnat e rimbursueshme.

Ndryshimet e miratuara reflektojnë konstatimet e Njësisë Anti-Korrupsion pranë Këshillit të Ministrave, që synojnë shmangien e çdo mundësie për rimbursimin e recetave që nuk janë të plotësuara në mënyrë të saktë, si nga pikëpamja formale, ashtu edhe përsa i përket përmbajtjes së tyre.

Në ndryshim nga kontrata e mëparshme, e cila parashikonte një afat 48-orësh, brenda të cilit, farmacia mund t’i merrte recetat, t’i korrigjonte dhe t’i kthente përsëri në Drejtorinë Rajonale përkatëse të Fondit, me qëllim shmangien e abuzimeve të mundshme, kjo pikë e kontratës është hequr. Pra, me kontratat e reja, nuk parashikohet mundësia e kthimit të recetave për korigjime. Në rast se receta do të ketë parregullsi, ajo nuk do të rimbursohet.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm lidhet me fenomenin e zgjidhjes dhe rilidhjes së kontratave, pasi u konstatua se shumë subjekte bënin zgjidhje kontrate dhe rilidhje të tyre pas disa ditësh, një praktikë abuzive kjo, për të humbur gjurmën e kontrolleve me inventarizim. Me rregullat e reja, hiqet koncepti i zgjidhjes së kontratës me marrëveshje të palëve. Në rast se subjekti zgjidh kontratën, ai nuk do të ketë më të drejtë ta rilidhë atë për një periudhë 1-vjeçare.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe futja e konceptit të fatures tatimore. Deri më sot, nuk është kërkuar prerja e një fature tatimore nga subjektet, ndonëse ka edhe raste që farmaci të konsoliduara e depozitojnë një dokument të tillë. Me kontratat e reja, fatura tatimore është, tashmë, një detyrim ligjor.

Për të rritur shkallën e transparencës së verifikimit të recetave me rimbursim, në drejtoritë Rajonale të Fondit do të gjurmohet lëvizja e dosjes  së çdo subjekti farmaceutik nga njëri kontrollor, tek tjetri.

Kontratat e përmirësuara synojnë rritjen e transparencës në çdo hallkë të procesit të rimbursimit, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm me listën e barnave të rimbursueshme.

 

Njoftime Qershor 2015

Në të gjithë botën 26 qershori simbolizon ditën ndërkombëtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, e caktuar për herë të parë në 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

Për vitin 2015 Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Trafikimit të drogave dhe krimit (UNODC) ka publikuar fushatën e saj sensibilizuese me sloganin “Le të zhvillojmë jetët tona- komunitetet tona- identitetet tona – pa drogë”. Ajo ka publikuar edhe një broshurë informative me temë “ Get the Facts about Drugs”, ku trajtohen disa nga drogat e paligjshme shumë të dëmshme që përdoren gjerësisht, që rrit më tej ndjeshmërine ndaj sfidës së madhe që këto droga përfaqësojnë për shoqërinë si të tërë, por kryesisht për të rinjtë. Synon të nxisë keto të rinj që si fillim të kenë prioritet shëndetin e tyre dhe të mos përdorin drogat.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Sipas të dhënave të UNODC, rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.
Edhe në Shqipëri ky fenomen është prezent dhe paraqet problemet e tij. Sipas studimeve të ekspertëve në këtë fushë (ISHP, 2011), gjykohet se, numri i personave të cilët kanë përdorur të paktën një herë substanca psikoaktive të paligjshme variojnë midis 40.000- 60.000. Ndërsa numri i personave të cilët kanë patur probleme si pasojë e përdorimit dhe abuzimit me substanca të paligjshme (PDU) në të gjithë vendin është diku te 5000-7500.
Për të parandaluar këtë fenomen , është punuar mbi një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse, e cila është produkt i pjesëmarrjes së të gjithë institucioneve qeveritare të përfshira në luftën kundër drogës, si dhe organizatave jo-qeveritare, dhe me një mbështetje të madhe nga ekspertët e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
Strategjia njeh natyrën serioze të problemit të drogës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe pranon se suksesi mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve të të gjitha palëve vepruese, konkretisht të qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerëve.

 

Ditën e premte, datë 12.06.2015 u mblodh Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili vendosi me vendim nr. 30 për miratimin e komandimit të Znj. Milva Ekonomi në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deri në zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm.

Znj. Ekonomi aktualisht mban postin e Zv. Ministres së Shëndetësisë. Ajo vjen nga një eksperiencë pune shumëvjecare në institucionet shtetërore dhe projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizata të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, World Bank, Dfid, dhe FMN.
Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile.

 

Në emër të dinjitetit tim personal, në shprehje të përgjegjshmërisë më të lartë institucionale, me dëshirën për t’i hapur plotësisht rrugën cdo hetimi dhe me vullnetin për të ruajtur dhe forcuar emrin e mirë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor: “Deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij Fondi, i bindur se krijoj kështu klimën më të mirë institucionale për mbarëvajtjen e reformës në shëndetësi dhe për luftën e domosdoshme kundër korrupsionit. Jam krenar për arritjet e shënuara në këtë periudhë 20 mujore gjatë së cilës kam drejtuar një prej Enteve më të rëndësishëm në zemër të reformës më të vështirë të ndërmarrë nga një administratë politike. Në dokumentat bashkëngjitur do të gjeni të plotë arritjet e kësaj periudhe, e cila ka qenë e vështirë, plot me sfida dhe me shumë kënaqësi që prodhon puna e përbashkët. Falenderoj çdo bashkëpunëtor që ka qenë pranë meje me kontributin e tij dhe jam i bindur se arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe nga stafi që kam drejtuar, janë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme.

 

Në lidhje me hetimin penal të kërkuar prej meje si Drejtor i Përgjithshëm për shpërdorimet dhe përfitimet e paligjshme nga skema e rimbursimit të disa subjekteve farmaceutike, i takon institucioneve  të  drejtësisë  t’i  shkojnë  deri  në  fund  politikës  “zero  tolerancë”  ndaj korrupsionit, që unë kam zbatuar në krye të Fondit. Për arsye të sekretit hetimor kam zgjedhur gjatë kësaj periudhe të mos flas publikisht. Me  përfundimin  e  projekt-raportit  auditit  kam  dërguar  pranë  Drejtorisë  së  Tiranës rekomandimet per masat organizative, disiplinore dhe  administrative, të cilat mendoj që do të mundësojnë mirë-administrimin e kësaj drejtorie. Jam i bindur se pasardhësi im në detyrë do t’i ketë ato përparësi të punës së tij. Duke  falenderuar  personalisht  të  gjithë  ata  që  patën  besim  tek  unë  dhe  më  mbështetën moralisht dhe institucionalisht, mbetem i bindur se cdo arritje e secilit është një hap më tej i vendit dhe i qytetarëve të tij drejt një standardi më të lartë e më të merituar jetese.

Me respekt Dr. Astrit Beci

Tiranë, 11.06.2015

 

Dita ndërkombëtare e mjedisit  është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e përgjithëshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vemendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

5 qershori  u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB -s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Për më tepër informacion mund të vizitoni linkun e mëposhtëm:

http://www.ishp.gov.al/ishp03/event/5-qershor-2015-dita-boterore-e-mjedisit/

 

Kryeministri Rama lajmëroi nga Vlora ofrimin e shërbimit mjekësor 24 orë gjatë sezonit turistik. Në një takim të gjerë me profesionistët e shëndetit, ku merrnin pjesë dhe Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci, Kryeministri deklaroi se për herë të parë, do të hapen 22 pika të reja shëndetësore për kujdes shëndetësor dhe emergjenca gjatë sezonit të verës. Financimi do të mundësohet nga FSDKSH për barna dhe shërbim shëndetësor.

Qendrat shëndetësore që do të ofrojnë shërbim shëndetësor të pandërprerë gjatë sezonit turistik, me pikat përkatëse.

Zona QSH
Qarku Kukës, Tropojë
Valbonë QSH   Margegaj
Qarku Shkodër
Theth QSH Shalë
Razëm QSH Shkrel
Velipojë QSH   Velipojë
Qarku Lezhë
Shëngjin QSH Shëngjin
Qarku Durrës
Plazhi i   Currilave QSH Nr.1
Plazhi   Durrës QSH Nr. 6
Gjiri i   Lalzit QSH Ishëm
Shkëmbi i   Kavajës QSH Nr. 6
Qarku Tiranë, Kavajë
Plazhi   Golem QSH Golem
Mali i   Robit QSH Golem
Qarku Fier
Plazhi   Divjakë QSH Divjakë
Plazhi Darëzes QSH Ndërmenas
Qarku Vlorë, Vlorë
Plazhi Zvërnec QSH Komuna   Qendër (Zvërnec)
Plazhi i   Vjetër QSH Nr. 3
Plazhi i   Radhimës QSH Orikum
Plazhi i   Dhërmiut QSH Himarë
Plazhi   Himarë QSH Himarë
Plazhi   Qeparo QSH Himarë
Qarku Vlorë, Sarandë
Plazhi   Ksamil+Pasqyrat QSH Ksamil
Plazhi i   Vjetër QSH Sarandë
Qarku Korçë, Pogradec
Plazhi   Pogradec QSH   Pogradec

 

Përmbyllet Java Botërore e luftës kundër duhanit me ndarjen e çmimeve të konkursit “Nje vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme” për punimet më të mira në pikturë të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe shpalljen e ekipit fitues të ndeshjeve mes shkollave të mesme të Tiranës – shkollën “Sami Frashëri”.

Në këtë aktivitet të zhvilluar në Ditën Botërore Pa Duhan, mori pjesë ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Drejtori i FSDKSH, dr. Astrit Beci, Drejtuesja e Zyrës së OBSH në Tiranë, dr. Ledia Lazëri, Kryeinspektori i ISHSH, Dr. Eltar Deda si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe nxënës të shkollave të mesme të Tiranës.

Drejtuesja e Zyrës Rajonale të OBSH-së, znj. Ledia Lazeri përcolli vlerësimin e OBSH-së për punën e bërë në zbatim të ligjit antiduhan, duke përgezuar masat komplekse të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësise dhe shoqëria civile për të luftuar duhanpirjen.

Në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është vlerësuar me Çmimin më të lartë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit, si shenjë e vleresimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kunder epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj e vlerësoi cmimin e OBSH-së duke dashur ta ndajë atë me të gjithë shqiptarët që u bënë pjesë e zbatimit me rigorozitetet të ligjit antiduhan. Ai falenderoi gjithashtu Qeverinë dhe Parlamentin për miratimin e ndryshimeve ligjore në funksion të zbatimit më të mirë të ligjit antiduhan, Inspektoriatin shëndetësor dhe posaçërisht median dhe shoqërinë civile që u bënë pjesë e rëndësishme e kësaj beteje kundër duhanpirjes.

 

Një në çdo 10 cigare dhe shumë produkte të tjera të duhanit, të cilat kanë konsum të gjerë mbarëbotëror janë të paligjshme, duke e shëndrruar kështu tregtimin e paligjshëm të duhanit në një shqetësim të madh botëror marrë nga këndvështrime të shumta përfshirë aspektin e shëndetësisë, ligjshmërisë, ekonomisë, qeverisjes dhe korrupsionit. Përfituesit e drejtpërdrejtë nga tregtimi i paligjshëm i duhanit janë, industria e duhanit dhe grupet kriminale, të cilët i lenë njerëzit të paguajnë koston e shëndetit dhe sigurisë së tyre. Ratifikimi nga Qeveritë, i Protokollit të ndalimit të produkteve të paligjshme të duhanit është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur impaktit financiar, ligjor dhe shëndetësor të tregtimit të paligjshëm të këtyre produkteve.

Publiku, akademia dhe sektorë të tjerë mund të ndërmarrin aksione për të bindur ligjvënësit që vendet e tyre të bëhen pjesë e këtij Prokolli.

Synimet e fushatës së Ditës Botërore kundër duhanit 2015 janë:

1. Dëmet në shëndetin e njerëzve

Rritja e ndërgjegjësimit për dëmet që sjell në shëndetin e njerëzve tregtimi i produkteve të paligjshme të duhanit, veçanërisht tek të rinjtë dhe tek grupet me të ardhura të ulta, duke qenë se konsumi i këtyre produkteve është rritur si pasojë e ofrimit me çmim të ulët.

2. Paralajmërime për shëndetin dhe masa të tjera

Informimi i popullatës mbi programet për kujdesin shëndetësor dhe politikat për kontrollin e duhanit si: rritja e taksave dhe çmimit të produkteve të duhanit, shifrat paralajmëruese për shëndetin dhe masa të tjera të cilat kanë nevojë të ndërmerren.

3. Tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit

Të tregojmë se si industria e duhanit është përfshirë në tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit.

4. Mjete për pasurimin e grupeve kriminale

Të nënvizohet fakti se si tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit është një mjet për grumbullimin e pasurive shumë të mëdha të grupeve kriminale me qëllim financimin e veprimtarive të tjera kriminale, përfshirë këtu drogën, trafikimin e qenieve njerëzore dhe të armëve, si edhe terrorizmin.

5. Protokoll për ndalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit

Të promovohet ratifikimi për hyrjen në fuqi dhe përdorimin e Protokollit të ndalimit të tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit nga të gjitha Palët në kuadrin e Konventës së OBSH-së për Kontrollin e Duhanit.

Përmbledhje

Tregtimi i paligjshëm i produkteve të duhanit shkakton shqetësime të mëdha shëndetësore, ekonomike dhe të sigurisë në mbarë botën. Është vlerësuar se 1 nga 10 cigare dhe produkte të duhanit që konsumohen në botë, tregtohet në mënyrë të paligjshme.

Kjo është arsyeja që lufta kundër shitjes së duhanit të paligjshëm është tema e OBSH-së këtë vit në ditën botërore kundër duhanit. Një objektiv kryesor i fushatës është lobimi për ratifikimin dhe zbatimin e Protokollit të ndalimit të tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit nga qeveritë.

 

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm, Dr. Astrit Beci përuruan Njësitë e Lëvizshme të Check-Up si pjesë e programit të kontrollit mjekësor bazë në komunën Shkrel të Shkodrës.

Këto njësi të lëvizshme, sipas një kalendari të caktuar, do të mbulojnë të gjitha fshatrat që i kanë larg vendbanimet nga qendrat shëndetësore, dhe më pas të gjithë qarkun e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërinë.

Kjo do të jetë një mundësi e artë për banorët, të kontrollojnë shëndetin e tyre të paktën një herë në vit dhe ta spostojmë vëmendjen tek shërbimi parësor shëndetësor dhe shëndeti i tyre.