by FSDKSH | Jun 19, 2019 | Aktivitete
Në mbështetje të ligjit Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Statutit të Fondit dhe të rregullores së brendshme të funksionimit të tij, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi procedurën për rekrutimin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë.
Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidati fitues rezuloti:
Për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë, fitues rezulton Z. Adrian Gurma, me 84.3 pikë totale.
by FSDKSH | May 19, 2019 | Aktivitete
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor njofton se duke filluar nga data 5 Maj 2018 ka hyrë në fuqi Lista e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2018 dhe që nga ky moment do të jetë i mundur rimbursimi i barnave për të gjithë pacientët në nevojë, sipas listës së re të barnave.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, synon përmes listës së re të barnave, të shtojë vëmendjen drejt të gjitha kategorive të popullatës.
Për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe çdo problematike që mund të haset gjatë fillimit të aplikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme, Fondi fton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe dhënësit e shërbimeve të drejtojnë çështjet dhe problematikat që hasin, nëpërmjet komunikimit zyrtar, në adresën e Fondit.
Njoftim: Lista e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2018
by FSDKSH | Apr 19, 2019 | Aktivitete
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpall konkurimin për pozicionin e punës për:
1- Kryetar Dege Lushnje
by FSDKSH | Apr 19, 2019 | Aktivitete
Dita Botërore e Shëndetit është një ditë që festohet çdo vit më 7 prill, nën sponsorizimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si dhe organizatave të tjera të lidhura me to.
Në vitin 1948, OBSH mbajti Asamblenë e Parë Botërore të Shëndetit. Kuvendi vendosi të festojë 7 prillin e çdo viti, me efekt nga viti 1950, si Dita Botërore e Shëndetit.
Dita Botërore e Shëndetit është mbajtur për të shënuar themelimin e OBSH dhe është parë si një mundësi nga organizata për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën për një temë me rëndësi të madhe për shëndetin global çdo vit. OBSH organizon ngjarje ndërkombëtare, rajonale dhe vendore në Ditën e Shëndetësisë që lidhen me një temë të veçantë.
Dita Botërore e Shëndetit pranohet nga qeveritë e ndryshme dhe organizatat joqeveritare me interesa në çështjet e shëndetit publik, të cilët gjithashtu organizojnë aktivitete dhe theksojnë mbështetjen e tyre.
Aktivitete që do të mbahen në Shqipëri:
Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Le të festojmë ditën Botërore të Shëndetit të dielën, datë 7 Prill 2019. Tema e këtij viti është Mbulimi Shëndetësor Universal. Ky event ka për qëllim të ndihmojë qytetarët të kuptojnë çfarë do të thotë Mbulim Shëndetësor Universal dhe cilat janë shërbimet që ofrohen dhe shtrirjen e tyre.
Ky event organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësise dhe HAP
Aktivitete
-Panair shërbimesh shëndetësore;
-Shërbimi i Check Up falas për qytetarët;
-Shërbimi i Mamografisë falas do të ofrohet për popullatën target;
-Mbjellje pemësh;
-Mbjellje e pemëve në Parkun e Liqenit dhe shpërndarja e mesazheve mbi rëndësinë e hapësirave të gjelbra për Shëndetin Publik.
Aktivitet Fizik 12:00-13:00
– Seancë Yoga.
Bashkëlidhur gjendet një informacion më i hollësishëm, kliko mbi broshurën më poshtë.
Broshurë informuese – Dita Botërore e Shëndetit
by FSDKSH | Mar 19, 2019 | Aktivitete
Në mbështetje të Ligjit Nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, pika 1, shkronja “r”, të Statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ju informojmë se:
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit miratoi
Urdhërin Nr. 253, datë 18.10.2017, “Për lehtësimin e kërkesave dokumentare për shërbimet e ofruara nga Fondi”.