10 Mars 2016-Dita Botërore e Veshkave

image

Dita Botërore e Veshkave organizohet çdo vit, të enjten e dytë të muajit mars, dhe ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi, si dhe të reduktojë shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën.

Mesazhi i Ditës Botërore të Veshkave për vitin 2016 është:

Sëmundja e veshkave dhe fëmijët, Vepro herët për ta parandaluar atë!

Në Ditën Botërore të Veshkave është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i mbarë popullatës për sëmundjet e veshkave të cilat prekin me miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë këtu edhe fëmijët të cilët mund të jenë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve kronike të veshkave që në moshë të hershme.

Prandaj është e rëndësishme që në këtë ditë ne të nxisim dhe të lehtësojmë edukimin dhe zbulimin e hershëm, si dhe një stil jete të shëndetshëm te fëmijët tanë, duke filluar që nga lindja, për të luftuar rritjen e sëmundjeve të parandalueshme të veshkave përfshirë këtu dëmtimet akute dhe sëmundjen kronike të veshkave, si dhe për të trajtuar fëmijët me çrregullime të lindura dhe të fituara të veshkave. Në këtë ditë le të bashkojmë forcat edhe njëherë për të informuar prindërit, kujdestarët e fëmijëve, pacientët e rinj, politikëbërësit dhe publikun e gjerë për rëndësinë e identifikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të veshkave në fëmijëri, si dhe ndërgjegjësimin për rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave në të ardhmen, kur problemet ndeshen që në fëmijëri.

Objektivat e Ditës Botërore të Veshkave janë:

  • Rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me “veshkat tona të mahnitshme“, dhe evidentimi se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kronike të veshkave (SKV).
  • Inkurajimi i depistimit sistematik të të gjithë pacientëve me diabet dhe hipertension për SKV-të.
  • Nxitja e sjelljeve parandaluese.
  • Edukimi i gjithë mjekëve profesionistë për rolin e tyre të rëndësishëm, kyç në zbulimin dhe reduktimin e rrezikut të SKV-ve, veçanërisht në popullsinë me rrezik të lartë.
  • Parandalimi: Dieta, ushqyerja dhe ushqimi.

Për më tepër informacion klikoni në adresën:

 http://ishp.gov.al

Njoftime Shkurt 2016

Gjatë analizës vjetore të punës së Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës, Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit znj. Vjollca Braho vuri theksin në atë ç’ka duhet bërë jo vetëm në drejtim të rritjes së kontrollit të punës që nga mjeku i familjes deri të farmacisti por edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit që duhet t’u ofrojmë qytetarëve. 

Falë punës tonë ne do t’i kthejmë imazhin e humbur DRFSDKSh-së Tiranë!- u shpreh më tej znj.Braho

Gjatë analizës vjetore në Drejtorinë Rajonale të FSDKSH-së, Gjirokastër,  Kreu i Fondit Znj. Vjollca Braho rikthen në vëmendje rëndësin e Check-up duke i bërë thirrje të gjithë punonjësve të Qendrave Shëndetësore të këtij qarku, të punojnë fort me informimin e qytetarëve nga mosha 40 deri në 65 vjeç që të bëjnë Kontrollin Mjekësor Bazë . 

Pajisja e të gjithë qytetarëve në kohë me kartat e shëndetit dhe përmirësimi i procedurave për këtë qëllim ka qenë kryefjalë e Drejtores së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Vjollca Braho gjatë analizës një vjeçare të punës së Drejtorisë Rajonale të FSDKSH-së, Korçë. Duke iu referuar interesit të lartë të treguar nga qytetarët për tu pajisur me këtë dokument, Znj. Vjollca Braho deklaroi se pothuajse në të gjithë vendin janë shtuar sportelet për të përballuar fluksin e qytetarëve, çka pritet të japë efektivitetin e saj ditët e ardhëshme. Pasi vlerësoi punën e mirë të bërë nga DRFSDKSH- Korçë gjatë vitit 2015, Kreu i Fondit u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të qendrave shëndetësore të qarkut të Korcës që ishin pjesëmarrës në këtë analizë që të tregojnë shumë kujdes në informimin e qytetarëve për të kryer procesin e Check – Up.

14 Shkurt 2016 – Njoftim për Shtyp

Mbi ecurinë e deritanishme të procesit të shpërndarjes  së Kartës së Shëndetit 

Mbi 941 954 qytetarë janë pajisur me karta shëndeti deri nëdatën 10 shkurt 2016. Duke e vlërësuar procesin e pajisjes me karta shëndeti të të gjithë qytetarëve si shumë të rëndësishëm si një parakusht për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka marrë një sërë masash në drejtim të përmirësimit të sistemit tëshpërndarjes së këtyre kartave.

 

Në këtë kuadër FSDKSH, bën me dije se vetëm për periudhën 05 janar – 11 shkurt 2016, janë shpërndarë rreth 249,528 karta shëndeti, në të gjithë Shqipërinë, për të gjitha kategoritë përfituese të skemës së sigurimit shëndetësor, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692,426 kartashëndeti. Kategoritë që deri më tani kanë me numrin më tëmadh të kartave aktive të shëndetit janë fëmijet nga 0 – 12 muaj me 15,666 karta, fëmijët nga 1-18 vjeç me 108,550 karta, të papunë/punëkërkues me 59,928 karta, të punësuarit me 105,883 karta, studentët me 24,109 karta dhe pensionistët me 250,495 karta shëndeti aktive.

Në vijimësi rreth masave që FSDKSH mori në drejtim të përmirësimit të sistemit të shpërndarjes së kartave të shëndetit, ku hapi i parë ishte shtyrja e e afatit të librezës shëndetësore deri më 30 prill 2016, tashmë janë hapur edhe një sërë sportelesh të reja në të gjithë vendin, tëcilat kanë ndikuar në eleminimin e radhëve e gjata dhe që qytetarët tëpajisen me karta në një kohë sa më të shpejtë. Këto masa do tëvijojnë brenda një kohe shumë të shkurtër me aplikimin edhe të sistemeve të reja informatike të cilat parashikohet të ulin ndjeshëm kohën e pajisjes me kartë shëndeti. Bëjmë me dije gjithashtu, se FSDKSH do të jetë në monitorim të vazhdueshëm deri në zbatimin me sukses dhe brenda afateve kohore ligjore të këtij procesi të rëndësishëm, i cili  do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët.

Nr. kartave aktive 05/01/2015 – 10/02/2016

        

Nr.

Emer_Kategori

      Nr. Kartave

1

Femije 0-12 muajsh

           15,666

2

Femije 1-18 vjec

         108,550

3

Azilkerkues

                880

4

I papune/punekerkues

           59,923

5

I punesuar

         105,883

6

I verber

             1,222

7

I vetepunesuar

             8,840

8

IEVP

                 54

9

Invalid i pjesshem

             1,505

10

Invalid i plote

           56,152

11

Invalid lufte

                 65

12

Jetim

                 26

13

Kujdestar per invalid

             1,630

14

Leje lindje

                922

15

Ndihme ekonomike

           22,402

16

Paafte menderisht ose fizikisht

             2,441

17

Te perndjekur politike

                 12

18

Pa pension

             1,308

19

Pensionist

         250,495

20

Pensionist i pjeshem

             6,480

21

Viktime trafikimi

                 19

22

Raste te vecanta (skleroze multilple)

                 76

23

TBC

                 15

24

Ca

             1,901

25

Grua shtatzene

             2,966

26

Sigurim vullnetar

             1,738

27

Student 18-25 vjec

           24,109

28

Veteran

             2,910

Total

          678,190 

4 Shkurt – DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT

FotoDitaBoteroreKanceritDita Botërore kundër Kancerit është e vetmja iniciativë, ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit, si një mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin në luftën kundër kësaj sëmundjeje, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë dhe janë brenda mundësive tonë.

“Ne mundemi, Unë mundem” – ky është mesazhi kryesor I Ditës Botërore të Kancerit 2016-2018 I cili do të eksplorojë sesi çdo njeri, së bashku apo në mënyrë individuale, mund të ndihmojë në reduktimin e barrës globale të kancerit. Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqinë për të vepruar dhe për të marrë masa në reduktimin e impaktit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitetet.

Fushata 2016-2018 e luftës kundër kancerit eksploron njëzet veprime që, me sloganin “Ne mundemi, unë mundem”, ndërmerren për të shpëtuar jetë, për të arritur një barazi më të madhe në kujdesin ndaj kancerit, dhe për ta vendosur luftën kundër kancerit si një prioritet në nivelet më të larta të politikës.

NE MUNDEMI:

Të inspirojmë dhe të ndërmarrim veprime

Hapi i parë i nevojshëm për të bërë progres në luftën kundër kancerit është nxitja për veprime të cilat përmirësojnë numrin e të mbijetuarve, si dhe cilësinë e jetës së pacientëve që jetojnë me kancer. Duke punuar së bashku për objektiva të përbashkëta dhe gjithsecili në fushën e tij të influencës, ne mund të bashkohemi që të nxisim qeveritë në marrjen e veprimeve vendimtare për kancerin, në angazhimin e burimeve të duhura dhe vendosjen e kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike në procese më të gjera të planifikimit dhe zhvillimit. Ne të gjithë mund t’i bëjmë thirrje qeverive që të rrisin reagimin e tyre ndaj kancerit duke i nxitur për të marrë veprime të cilat do të reduktojnë vdekjen e parakohshme, do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe numrin e të mbijetuarve.

Të parandalojmë kancerin

Ndryshimet në mënyrën e të jetuarit kanë sjellë që gjithnjë e më shumë njerëzit në mbarë botën të jenë të ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit si pirja e duhanit, dieta e varfër dhe jeta sedentare. Edukimi dhe informimi i individëve dhe komuniteteve për lidhjet ndërmjet stilit të jetës dhe rrezikut për kancerin është hapi i parë në parandalimin efektiv të kancerit. Pajisja e individëve dhe komuniteteve me njohuritë e përshtatshme dhe të duhura për lidhjen që ekziston midis stilit të jetës dhe kancerit, mund të fuqizojë njerëzit që të bëjnë zgjedhje të shëndetshme. Individët dhe komunitetet duhet të informohen për faktin se më shumë se 1/3 e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme.

Të sfidojmë perceptimet

Në shumë shoqëri dhe kultura të ndryshme kanceri është akoma një tabu. Njerëzit të cilët janë me kancer janë shpesh subjekt i stigmës dhe diskriminimit, duke ndikuar që ata të mos e pranojnë hapur që janë të sëmurë me kancer, si dhe të mos kërkojnë kujdes dhe mbështetje. Edhe brenda komuniteteve ku diskutohet hapur për kancerin, njerëzit e prekur nga kanceri ndonjëherë mund të diskriminohen dhe të ndihen të izoluar nga shokët dhe kolegët. Të gjithë, qeveritë, komunitetet, shkollat, punëdhënësit dhe mediat mund t’i perceptojnë sfidat e kancerit dhe t’i largojnë mitet e dëmshme dhe mendimet e gabuara për kancerin, në mënyrë që gjithkush të fuqizohet për të patur akses për informacionin e duhur në lidhje me kancerin dhe parandalimin e tij.

Të krijojmë mjedise të shëndetshme

Shkollat dhe vendet e punës luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Ato mund të adaptojnë një kulturë shëndetësore duke siguruar vakte ushqimore të shëndetshme, kohë të lirë për aktivitete dhe sport, si dhe të vendosin në kurrikulat e shkollës edukimin fizik dhe praktikat e një ushqyerje të shëndetshme. Shkollat dhe vendet e punës mund të inkurajohen që të zbatojnë masa të cilat do të motivojnë dhe mbështesin individët për sjellje shëndetësore përgjatë jetës së përditshme.

Të përmirësojmë aksesin për kujdesin ndaj kancerit

Për të maksimizuar sa më shumë rezultatet e trajtimit si dhe cilësinë e jetës te të gjithë personat që jetojnë me sëmundjen e kancerit, përfshirë këtu edhe fëmijët dhe adoleshentët, është e domosdoshme mbyllja e hendekut të aksesit për një kujdes cilësor dhe të përballueshëm ndaj kancerit. Të njëjtën rëndësi ka edhe adresimi i përballueshmërisë së kujdesit ndaj kancerit, për të mbrojtur pacientët dhe familjet nga vështirësitë financiare si rrjedhojë e shpenzimeve nën dorë.  Ne mund të advokojmë për të përmirësuar aksesin për shërbimet dhe trajtimin e kancerit nëpërmjet kujdesit të vazhdueshëm. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të përfitojnë nga këto ndërhyrje në kushte të barabarta, pavarësisht nga gjeografia dhe pa vuajtur si rrjedhojë e vështirësive ekonomike.

Të ndërtojmë një fuqi punëtore të kualifikuar për kujdesin ndaj kancerit

Arsimimi i pamjaftueshëm i ofruesve të kujdesit shëndetësor është një nga pengesat më të përhapura dhe urgjente në ofrimin e një kujdesi cilësor ndaj kancerit. Investimet në edukimin e vazhdueshëm profesional për të pajisur personelin e kujdesit shëndetësor me aftësitë, njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të përmbushur nevojat e individëve dhe komuniteteve për një kujdes të vazhdueshëm ndaj kancerit.

Të mobilizojmë rrjetet tona drejt progresit

Identifikimi dhe mobilizimi i rrjeteve është thelbësor për të mbështetur përpjekjet në reduktimin e barrës globale të sëmundjes së kancerit. Nëpërmjet kësaj ne mund të forcojmë përpjekjet advokuese dhe ngritjen e kapaciteteve përmes edukimit dhe trajnimit. Ngritja e rrjeteve të ekspertëve mund të sigurojë gjithashtu një platformë për të ndarë njohuritë dhe përvojat. Komuniteti në nivel global i kancerit mund të mobilizojë rrjetet e tyre për të zvogëluar barrën globale të kancerit, për të promovuar një barazi më të madhe dhe për të integruar më mirë kontrollin ndaj kancerit në axhendën e zhvillimit të shëndetësisë botërore.

Të advokojmë për ndryshimin e politikave

Ligje dhe masa të tjera rregullatore mund të përdoren në mënyrë efektive për të reduktuar ekspozimin ndaj rreziqeve të kancerit, duke përfshirë duhanin, alkoolin, ushqime jo të shëndetshme dhe faktorët e mjedisit. Politikat kombëtare efektive mund të përmirësojnë gjithashtu aksesin ndaj barnave kryesore të kancerit, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjes dhe ofrimin e një kujdesi cilësor. Pacientët, familjet, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe shoqëria civile duhet të vazhdojnë të advokojnë te qeveritë për zbatimin e politikave dhe programeve në nivel kombëtar të cilat i kthejnë këto angazhime në veprime. Advokimi efektiv për ndryshimin e politikave në të gjitha nivelet (lokal, kombëtar dhe global) mund të zvogëlojë ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit, të përmirësojë aksesin dhe disponueshmërinë e medikamenteve kryesore të kancerit, si dhe një kujdes cilësor ndaj tij.

Të bëjmë shembull  financimin në kontrollin e kancerit

Shembulli ekonomik për financime po bëhet pjesë vitale e ndryshimit të mendësisë rreth vlerës së financuar në parandalimin dhe kontrollin e kancerit. Tashmë ekziston një argument imponues për të investuar më shumë në parandalimin e kancerit sesa në përballjen me pasojat e tij. Ndërtimi i një shembulli ekonomik investimesh për kancerin mund të ndryshojë mendësitë dhe t’ju mundësojë qeverive që të justifikojnë vendosjen e kontrollit të kancerit në qendër të planeve të tyre kombëtare për shëndetin.

Të punojmë bashkarisht për të rritur ndikimin

Barra globale e sëmundjes së kancerit mund të reduktohet nëpërmjet partneritetit midis qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, i cili ndikon në aftësitë dhe kompetencat e përbashkëta, si dhe në sferat e influencës për të përshpejtuar progresin në qëllimet dhe aspiratat e përbashkëta. Organizatat e shoqërisë civile, grupet advokuese për pacientët me kancer dhe grupet e tjera të interesit, së bashku, mund të forcojnë përpjekjet e tyre advokuese rreth çështjeve të përbashkëta duke krijuar një zë të bashkuar për ndryshime pozitive. Puna në partneritet rreth zgjidhjeve të vërtetuara për kancerin, mund të sjellë një ndikim global duke fuqizuar advokimin dhe ngritjen e kapaciteteve rreth qëllimeve të përbashkëta.

Mesazhe të përgjithshme për kancerin

  • Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe mund të ndikojë te të gjithë ne, në mënyrë direkte apo indirekte përgjatë jetës sonë.
  • Veprimet e ndërmarra nga çdo person, organizatë dhe qeveri do të ndihmojnë për të zvogëluar barrën e sëmundjes së kancerit, për të arritur uljen me 25% të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet kronike deri në vitin 2025.
  • Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit. Megjithatë, ne e dimë se më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.
  • Derisa ndërgjegjësimi për kancerin të përmirësohet globalisht, si dhe të ndërmerren veprime të nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje, miliona njerëz në mbarë botën do të vdesin çdo vit.
  • Ne duhet të veprojmë tani për shkak se epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.

Për më tepër informacion mund të klikoni në adresën:

http://ishp.gov.al/event/4-shkurti-2016dita-boterore-e-kancerit/

http://www.un.org/en/events/cancerday/index.shtml

http://www.who.int/life-course/news/events/world-cancer-day/en/

NJOFTIM – 28 Janar 2016 – Shtyhet afati për “Propozimet për LBR 2016”

Ju njoftojmë se afati i dorëzimit të propozimeve për ndryshime në Listën e Barnave që Rimbursohen 2016 është shtyrë deri me datë ­­­­01 Shkurt 2016.

Dorëzimi do të bëhet pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nëpërmjet Protokollimit në zarf të mbyllur drejtuar Komisionit Teknik i Hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme dhe Pajisjeve Mjekësore.

Rikujtojmë që materiali shkencor plotësues që shoqëron kërkesën mund të jetë edhe në formë elektronike (CD) bashkëngjitur kërkesës.

Propozimet në kërkesë duhet të jenë sipas formatit të mëposhtëm:

Formati i propozimeve për listën e barnave.pdf

Njoftime Janar 2016

 

fotowebDuke filluar nga sot, vizita shëndetësore te mjeku i familjes do të jetë falas edhe për personat e pasiguruar. 27 Janari është data e hyrjes në fuqi për zbatimin e ndryshimit të ligjit, Nr.10 383 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë,” që mundëson vizitën pa pagesë tek mjeku i familjes për të gjithe popullatën rezidente në Shqipëri.

FSDKSH do të mbulojë shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, qe lidhet me vizitën tek mjeku i familjes edhe individët e pasiguruar. Është një mundësi e re që u ofrohet rreth 600 mijë qytetarëve.

Deri dje, vizita shëndetësore falas tek mjeku i familjes u është mundësuar rreth 2,3 milionë qytetarëve, ndërkohë që personat e pasiguruar përfitonin këtë vizitë kundrejt tarifës prej 1,000 lekë. Duke filluar që sot e gjithë popullsia e vendit prej 2,9 milionë banorë, është e mbuluar me vizitën falas te mjeku i familjes.

Tashmë me ndryshimin e bërë, askush nuk është i detyruar më të paguajë për të kryer konsultë me mjekun e familjes. Mjeku e ka detyrim që të kryejë vizitën për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, për ata që janë të siguruar, por edhe për ata që janë të pasiguruar.

Shërbimi i vizitës shëndetësore që të pasiguruarit e marrin falas me ligjin e ri, është qartësisht një hap tjetër i sigurtë për t’iu ofruar qytetarëve mbrojtjen shëndetësore që meritojnë, drejt Mbulimit Universal.

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve, përveç se shpëton jetë, sjell edhe përfitim ekonomik për shoqërinë, sepse kursen shpenzimet e ardhshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor. Këto janë rezultatet e përvojës ndërkombëtare lidhur me diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin.

Bazuar në të dhëna që vijnë nga përvoja botërore, p.sh., nga analiza e kosto-përfitimeve të NHS (National Health Service–Shërbimi Kombëtar i Kujdesit Shëndetësor në Angli), të vendosura në kontekstin shqiptar, me kurs këmbimi PPP (Purchasing Power Parity), rezulton se, me Programin e Kontrollit Bazë Pa Pagesë 40-65 vjeç, do të arrihet të kursehen kosto për shpenzime shëndetësore rreth 125 milionë dollarë në 10 vjet, si dhe do të parandalohen 450 vdekjeve të parakohshme.

Kursimi do të vijë, së pari, nga kostoja më e ulët me të cilin e ofron këtë shërbim partneri privat, së dyti, nga parandalimi i sëmundjeve të rënda të kushtueshme, dhe së treti, nga ofrimi i këtij shërbimi pranë mjekut te familjes, i cili ka qenë një shërbim tërësisht i munguar në shërbimin shëndetësor parësor.

Një kontroll bazë shëndetësor përfshin vlerësimin e riskut shëndetësor për 7 çështje të rëndësishme të shëndetit të çdo qytetari. Ato janë: 1) Hipertensioni arterial; 2) Obeziteti; 3) Duhanpirja; 4) Kolesteroli; 5) Dieta e varfër; 6) Inaktiviteti fizik; 7) Përdorimi i alkoolit. Gjithçka që evidentohet gjatë kontrollit regjistrohet në dosjen elektronike shëndetësore, dhe më tej, në varësi të vlerësimit të riskut, bëhet komunikimi i tij, dhe fillon procesi i menaxhimit të riskut.

Për kontrollin e një personi 40-65 vjeç, Fondi i sigurimit shëndetësor i paguan kontraktorit 1537 lekë (pa përfshirë TVSH e cila transferohet në buxhetin e shtetit). I njëjti protokoll i kontrollit pa pagesë në sistemin publik kushton rreth 5200 lekë, ndërsa në sistemin privat kushton rreth 8000 lekë.

Kontraktorit i garantohet pagesa për 475 mijë kontrolle në vit, në qoftë se në një vit të caktuar, numri i kontrolleve nuk e tejkalon këtë kufi. Por, bazuar në përvojën botërore të OBSH-së, pritet që pas vitit të parë të programit, numri i kontrolleve të jetë mbi 520 mijë në vit.

Kostoja totale e programit pritet të jetë 64 milionë dollarë në 10 vjet dhe jo 120 milionë euro, siç është pretenduar nga zëra publikë. Ndërsa përfitimet totale nga programi pritet të jenë 189 milionë dollarë. Pra,kursimi neto pritet të jetë 125 milionë dollarë në 10 vjet (1 dollar = 125 lekë).

Pas fillimit më 1 prill 2015, dhe një periudhe konsolidimi dy-mujore, në periudhën qershor–dhjetor 2015, kontrollin e kanë bërë 210 mijë vetë (mesatarisht 30 mijë në muaj). Në vitet në vazhdim, pritet që kontrollet t’i kryejnë mbi 43 mijë persona në muaj.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se 18% e personave që kanë bërë kontroll vuajnë nga tensioni i lartë arterial pa e ditur këtë gjë. Ndërkohë rreth 4% e pacientëve që ishin me diabet, nuk e dinin se e kishin këtë sëmundje.

http://www.shendetesia.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/check-up-i-kursen-shoqerise-125mln-dhe-parandalon-450-vdekje-te-parakohshme-ne-10-vjet

fotoJava Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës është një fushatë sensibilizuese evropiane, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te femrat.

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës. Ai është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë sidomos në vendet në zhvillim, me rreth 445.000 raste të reja në vitin 2012. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. Në vitin 2012, rreth 270.000 gra kanë vdekur nga kanceri i qafës së mitrës në vendet në zhvillim. Në këto vende, mundësia e kufizuar për kontroll bën që sëmundja të identifikohet kur ka përparuar dhe janë shfaqur shenjat. Përveç kësaj, mundësitë për trajtim në fazë të vonshme janë të pakta, duke rezultuar në norma më të larta të vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës në këto vende.

Në Shqipëri raportohen rreth 100 raste të reja çdo vit nga Shërbimi i Onkologjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” dhe më shumë se 1/3 e tyre përfundojnë në vdekje. Më tepër se gjysma e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara, kur trajtimi është shumë më pak efektiv dhe shumë i shtrenjtë. Tashmë është e njohur se kanceri i qafës së mitrës së bashku me kancerin e gjirit janë bërë kërcënim kryesor i shëndetit të grave në Shqipëri. Por, ka dy elemente që e bëjnë kancerin e qafës së mitrës një prioritet: a) mosha e re e shfaqjes krahasuar me llojet e tjera të kancerit, e rrjedhimisht nivel i lartë i viteve të jetës së humbur b) depistimi është shumë i favorshëm-më i favorshmi mes gjithë llojeve të kancerit.

Në Shqipëri, depistimi për kancerin e qafës së mitrës konsiderohet prioritet, por ende një pjesë e grave paraqiten në faza shumë të vonshme kur është vështirë të trajtohen. Prandaj, në paketën e rishikuar të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor janë përfshirë edhe shërbimet për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të traktit riprodhues, përfshi ato për kancerin e qafës së mitrës. Ndërkohë ka përfunduar hartimi i udhërrëfyesit dhe i protokolleve për mënyrën si duhet punuar për kancerin e qafës së mitrës në shërbimet e kujdesit parësor.

Për më tepër informacion klikoni ne linkun më poshtë:

 ishp.gov.al/event/24-30-janar-2016-java-evropiane-e-parandalimit-te-kancerit-te-qafes-se-mitres

Më datë 19.01.2016 në qytetin e Durrësit u bë prezantimi i recetës elektronike, tashmë nje realitet për mjekët dhe qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore.

Merrnin pjesë Kryeministri i Shqipërisë  Z. Edi Rama, Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqaj, Drejtoresha e Përgjithshme e FSDKSH Znj. Vjollca Braho, Kryetari i Bashkisë Durrës z. Vangjush Dako, deputjetja e Durrësit znj. Klodiana Spahiu, drejtues të institucioneve shëndetësore në vend si dhe mjekë dhe infermierë të qëndrave shëndetësore të rrethit të Durrësit.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij theksoi se Receta Elektronike do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit në harkun e këtij viti, duke bërë të mundur një panoramë më të qartë të problematikave dhe nevojave, bazuar në statistikat e sëmundshmërisë.

Kryeministri u shpreh më tej se reforma në shëndetësi është një sfidë komplekse, e cila  prek fizikisht dhe shpirtërisht njeriun që ka nevojë për shërbimin mjekësor.
Reforma në shëndetësi, shtoi ai, është jo për të garantuar pushtetin e sotëm, por të përcaktojmë një rrugë që merr parasysh  atë që duhet të bëjë shteti në të ardhmen.

Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Beqaj deklaroi se tashmë receta elektronike është një realitet i prekshëm, i cili ka nisur aplikimin me sukses në qytetin e Durrësit.  Ai theksoi rëndësinë e informatizimit të shërbimeve shëndetësore, si një proces që projekton të ardhmen e mjekësisë moderne.

Në fjalën e saj Drejtoresha e Përgjithshme e FSDKSH, Znj. Vjollca Braho u ndal në rëndësinë e projektit të recetës elektronike, si një risi që do të sjellë një ndryshim rrënjësor qoftë në shërbimin ndaj pacientëve, por edhe në kontrollin që i bëhet të gjithë procesit deri në marrjen e barnave në farmaci. Tashmë me anë të Recetës Elektronike, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka një panoramë të qartë dhe të plotë të zinxhirit pacient – mjek që në fillesat e tij, duke na dhënë mundësinë që të rrisim saktësinë në përcaktimin e barnave, për të patur në kohë reale informacion dhe raporte për barnat, recetat, mjekët dhe farmacitë për qëllime monitorimi dhe rimbursimi. Aplikimi i këtij programi eleminon fenomenin e recetave fiktive në rimburisim si dhe shmang  abuzimet me recetat e rimbursuara.

Gjithashtu ajo garantoi përkushtimin e saj dhe  të gjithë stafit që drejton për të përmbushur me sukses sfidën e implementimit të këtij projekti në Drejtoritë e tjera Rajonale të Fondit dhe për të realizuar një ndër objektivat kryesorë të punës, që është rritja e cilësisë së shërbimit mjekësor dhe farmaceutik për të gjithë qytetarët.