7 prill – Dita Botërore e Shëndetit

Dita Botërore e Shëndetit është një ditë që festohet çdo vit më 7 prill, nën sponsorizimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si dhe organizatave të tjera të lidhura me to.

Në vitin 1948, OBSH mbajti Asamblenë e Parë Botërore të Shëndetit. Kuvendi vendosi të festojë 7 prillin e çdo viti, me efekt nga viti 1950, si Dita Botërore e Shëndetit.

Dita Botërore e Shëndetit është mbajtur për të shënuar themelimin e OBSH dhe është parë si një mundësi nga organizata për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën për një temë me rëndësi të madhe për shëndetin global çdo vit. OBSH organizon ngjarje ndërkombëtare, rajonale dhe vendore në Ditën e Shëndetësisë që lidhen me një temë të veçantë.

Dita Botërore e Shëndetit pranohet nga qeveritë e ndryshme dhe organizatat joqeveritare me interesa në çështjet e shëndetit publik, të cilët gjithashtu organizojnë aktivitete dhe theksojnë mbështetjen e tyre.

 

Aktivitete që do të mbahen në Shqipëri:

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Le të festojmë ditën Botërore të Shëndetit të dielën, datë 7 Prill 2019. Tema e këtij viti është Mbulimi Shëndetësor Universal. Ky event ka për qëllim të ndihmojë qytetarët të kuptojnë çfarë do të thotë Mbulim Shëndetësor Universal dhe cilat janë shërbimet që ofrohen dhe shtrirjen e tyre.

Ky event organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësise dhe HAP

Aktivitete

-Panair shërbimesh shëndetësore;

-Shërbimi i Check Up falas për qytetarët;

-Shërbimi i Mamografisë falas do të ofrohet për popullatën target;

-Mbjellje pemësh;

-Mbjellje e pemëve në Parkun e Liqenit dhe shpërndarja e mesazheve mbi rëndësinë e hapësirave të gjelbra për Shëndetin Publik.

 

Aktivitet Fizik 12:00-13:00

– Seancë Yoga.

 

Bashkëlidhur gjendet një informacion më i hollësishëm, kliko mbi broshurën më poshtë.

Broshurë informuese – Dita Botërore e Shëndetit

Njoftim

Në mbështetje të Ligjit Nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, pika 1, shkronja “r”, të Statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ju informojmë se:

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit miratoi

Urdhërin Nr. 253, datë 18.10.2017, “Për lehtësimin e kërkesave dokumentare për shërbimet e ofruara nga Fondi”.

Lidhur me kronikën e transmetuar në datë 06.12.2017 nga Emisioni “Fiks Fare” -Top Channel

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dëshiron të informojë gjithë opinion publik për sa më poshtë vijon:

Sistemi i recetës elektronike, në qarqet ku ka përfunduar shtrirja e tij, është funksional, sikurse ka qenë funksional çdo ditë, përfshirë edhe ditët e përmendura në kronikën e transmetuar në emisionin “Fiks Fare”. Për të provuar këtë, me poshtë janë të paraqitura të dhënat e gjeneruara elektronikisht, të cilat provojnë qartë se sistemi i recetës elektronike në Tiranë ka funksionuar në çdo orë, në datat e përmendura në kronikën e transmetuar.

Konkretisht, në datat e përmendura në kronikë, në Tiranë,  janë mbi 16 mijë pacientë, të cilët kanë përfituar barna me rimbursim përmes recetës elektronike.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor garanton opinionin publik se ndjek me vëmendje çdo shqetësim që ka të bëjë me ofrimin e këtij shërbimi, i cili ka lehtësuar barrën e madhe të shkresave dhe orët e gjata të pritjes për pacientët. Fondi gjithashtu është duke vijuar punën për implementimin e sistemit të recetës elektronike në të gjithë vendin.

 

 

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR VENDET VAKANTE PRANË FONDIT TË SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpall konkurimin për pozicionin e punës për:

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Tiranë;

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Berat;

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Fier;

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Vlorë;

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Gjirokastës;

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Dibër;

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Kukës;

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit, Lezhë;

Kryetar Dege Sarandë.

Kriteret e aplikimit i gjeni në dokumentin bashkëngjitur,

KUSHTET DHE KRITERET E KONKURIMIT

29 Shtator 2017 – Dita Botërore e Zemrës

Çdo vit në muajin shtator organizohet në nivel global Dita Botërore e Zemrës. Ky është një event i cili organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Në këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën dhe jetën e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është e lehtë të kujdesemi për të.

Fuqizo jetën tënde!

Zemra jote fuqizon gjithë trupin,

të lejon të duash, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore. Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose në tru prandaj, për lehtësi, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

 

Fakte nga bota

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë

  • Vdekjet nga SKV-të në botë, sot arrijnë në 17 milionë.
  • Vdekshmëria globale nga SKV-të është 31%.
  • Vendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë më të prekura nga vdekshmëria prej SKV-ve.
  • Parashikohet që për vitin 2030 numri i vdekjeve nga SKV-të të arrijë 23 milionë.
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur si objektiv për vitin 2025 reduktimin me 25% të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet kronike, në të cilat SKV-të zënë vendin më të madh.
  • Shumë SKV janë të parandalueshme duke adresuar faktorët e rrezikshëm të sjelljes.
  • SKV-të dhe goditja në tru (stroke) shkaktojnë 1/3 e të gjitha vdekjeve të grave në mbarë botën.

Rritja e prevalencës së faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare

  • Nga viti 1980 – 2008, numri i njerëzve me hipertension të pakontrolluar është rritur nga 600 milionë në 1 miliard.
  • Mbipesha te fëmijët në mbarë botën: 1 në 10 fëmijë të moshës shkollore dhe 42 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç janë mbipeshë.
  • Duhanpirja është një faktor rreziku për SKV-të që mund të shmangen totalisht. Aktualisht ka 1 miliard duhanpirës në mbarë botën
  • Diabeti është rritur në shumë vende të Evropës me një rritje më shumë se 50% në 10 vitet e fundit.
  • Në rang botëror, në vitin 2010 kishim 23% të të rriturve të cilët nuk ishin aktiv.

Pse është e domosdoshme të ndërmarrim që tani ndërhyrje për sëmundjet kardiovaskulare?

  1. Vdekjet e parakohshme po vazhdojnë të rriten
  2. Plakja e popullatës+ rritja e urbanizimit + parandalimi i papërshtatshëm = epidemi të sëmundjeve kardiovaskulare.
  3. Rritja e pabarazisë
  4. Vendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë aktualisht më të prekurat, me rreth 80% të vdekjeve nga SKV-të.
  5. Ekonomia

Në botë kostoja e SKV-ve është 863 miliardë $.

Edhe në vendin tonë, në vitet e fundit ka një rritje të përvitshme të SKV-ve. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë të të gjitha vdekjeve, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve, ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare (Raporti Shëndetësor Kombëtar, RSHK 2014). Nëse do të shikonim rastet e vdekjeve, shohim se dy janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje, sëmundjet e arterieve koronare apo sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditja në tru (sëmundjet cerebrovaskulare).

 

Zemra jote fuqizon gjithë trupin,

 të lejon të duash, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdesemi për të. Nëse nuk e bëni këtë, ju e vendosni veten tuaj në rrezik për sëmunjdet kardiovaskualre (SKV) ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru (stroke). SKV-të janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Çdo vit SKV-të janë përgjegjëse për 17.5 milionë vdekje të parakohshme, dhe deri në vitin 2030 pritet të rritet në 23 milionë. Pjesa më e madhe e SKV-ve mund të parandalohen duke bërë disa ndyshime të thjeshta në jetën e përditshme si ngrënia dhe pirja në mënyrë të shëndetshme, kryerja e aktivitetit fizik dhe lënia e duhanit.

Mbushni zemrën tuaj!

Lëvizni zemrën tuaj!

Duajeni zemrën tuaj!

Fuqizoni jetën tuaj

Njihni rrezikun tuaj

Kujdesi për zemrën tuaj fillon duke kuptuar apo njohur në fillim rrezikun tuaj, ndaj sigurohuni që të njihni (gjendjen tuaj shëndetësore )të gjithë parametrat tuaj shëndetësorë. Vizitoni mjekun tuaj dhe kërkojini disa kontrolle të thjeshta

Mbushni zemrën tuaj

Ushqyerja dhe marrja e lëngjeve në mënyrë të shëndetshme i jep zemrës tuaj energjinë e nevojshme për të jetuar.

  • Mos u ushqeni me shumë ushqime të përpunuara dhe të parapërgatitura pasi ato kanë shumë sheqer dhe yndyrna.
  • Pakësoni pijet me sheqer dhe lëngjet e frutave; në vend të tyre merrni ujë apo lëngje pa sheqer.
  • Përpiquni të hani 5 porcione në ditë me fruta dhe zarzavate; ato mund të jenë të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të thata.
  • Merrni brenda udhëzimeve të rekomanduara sasinë e alkoolit që përdorni.
  • Përgatisni vetë në shtëpi ushqimin për në shkollë apo në punë.

 

Njihni nivelin tuaj të sheqerit apo glukozës në gjak

Niveli i lartë i sheqerit apo glukozës në gjak mund të jetë tregues i diabetit. SKV-të janë përgjegjëse për 60% të të gjitha vdekjeve te njerëzit me diabet, ndaj nëse ajo nuk diagnostikohet apo nuk trajtohet mund t’ju rrisë rrezikun për SKV dhe goditje në tru.

Lëvizni zemrën tuaj

Kur qëndroni aktiv, ju mund të reduktoni rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të ndiheni mirë.

  • Përpiquni të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet të moderuar deri në intensiv 5 herë në javë.
  • Të gjitha lëvizjet si loja, ecja, punët e shtëpisë dhe kërcimi kanë rëndësi.
  • Ju duhet të jeni më aktiv gjatë ditës si p.sh. duke marrë shkallët në vend të ashensorit, të ecni apo të përdorni biçikletën në vend të makinës.
  • Ushtrimet bëjini me shokët dhe familjen, pasi kjo është më argëtuese dhe ju do të ndiheni më të motivuar.
  • Para se të vendosni për të filluar ushtrimet, ju duhet të konsultoheni me personelin shëndetësor apo mjekun tuaj të familjes.

 

Njihni presionin tuaj të gjakut

Presioni i lartë i gjakut është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjet e zemrës. Ai është quajtur ndryshe “vrasës i heshtur” pasi zakonisht nuk ka shenja paralajmëruese apo simptoma, dhe shumë njerëz nuk e dinë që e kanë presionin e gjakut të lartë.

Duajeni dhe fuqizoni jetën tuaj

 Lënia e duhanit është një ndër gjërat kryesore që ju mund të bëni për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj.

  • Brenda dy vjetëve pasi keni lënë duhanin, rreziku për sëmundje koronare të zemrës reduktohet ndjeshëm.
  • Pas 15 vjetëve rreziku juaj për të patur SKV është i njëjtë me atë të një personi joduhanpirës.
  • Ekspozimi ndaj tymit të duhanit është një shkak për sëmundjet e zemrës te joduhanipirësit.
  • Lënia e duhanit do t’ju përmirësojë jo vetëm shëndetin tuaj por edhe atë të njerëzve që ju rrethojnë.
  • Nëse ju keni probleme në lënien e duhanit, kërkoni një këshillë profesionale sesi ta lini atë.

Njihni kolesterolin tuaj dhe IMT-në (BMI)

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak është shkak i rreth 4 milionë vdekjeve çdo vit në botë. Prandaj ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes në mënyrë që të masni nivelin tuaj të kolestrolit në gjak, peshën tuaj dhe Indeksin e Masës Trupore (IMT). Në këtë mënyrë mjeku juaj mund t’ju këshillojë për rrezikun që keni për SKV në mënyrë që ju të merrni masa apo veprime për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj.

Fuqizo jetën tënde!

Zemra jote fuqizon gjithë trupin,

të lejon të dashurosh, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht

 

 

Burimi: http://www.ishp.gov.al/event/29-shtator-2017-dita-boterore-e-zemres/

Fondi bëhet pjesë e fushatës së dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë, të organizuar nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut

Tiranë, 05/07/2017 – Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë në mënyrë të herëpashershme. Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben për të shpëtuar jetë. Në Shqipëri dhurohet 10 herë më pak gjak se sa janë nevojat për të. Çdo ditë në Tiranë nevojiten rreth 20 njësi gjak për pacient me talasemi, 20 njësi gjak për sëmundje malinje të gjakut.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor iu përgjigj pozitivisht ftesës për bashkëpunim të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut dhe së bashku organizuam në datë 5 Korrik seanca të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë. Është hera e dytë që stafi ynë angazhohet në një iniciativë të tillë, veçanërisht në këtë periudhë kur nevojat për gjak janë edhe më të mëdha sesa përgjatë vitit.
Duke qenë mirënjohës për të gjithë stafin pjesëmarrës, FSDKSH përveç qëllimit human do të solidarizohet në vazhdimësi të dhurojë gjak për fëmijët talasemike.
#dhurogjak #shpetojete